• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur cenohet fëmija, tronditet shoqëria: rasti i Bergamos dhe psikologjia e frikës kolektive

by Rudina Koromani
17/02/2026 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Koromani / Psikologe Klinike

Ngjarja e rëndë e 14 shkurtit në Bergamo, ku një emigrant rumun 47 vjeçar tentoi të rrëmbente një fëmijë nga duart e nënës në mes të ditës ka tronditur emocionalisht çdokënd në botë, përfshirë dhe vëndin tonë, teksa është prekur SIGURIA E FËMIJËVE NË VËNDET PUBLIKE…

Truri njerëzor është i “programuar” biologjikisht që ta shohë fëmijën si simbol të pafajësisë dhe të mbijetesës së grupit. Kur një i rritur sulmon ose rrezikon një fëmijë, aktivizohet menjëherë alarmi emocional tek të gjithë, edhe tek ata që nuk janë prindër. Kjo sjell natyrshëm reagime shumë të forta: zemërim, frikë dhe nevojë për drejtësi. Në komunitetet online italiane dhe tonat, reagimet kanë qenë të ashpra dhe shumë emocionale: nga solidariteti me familjen deri te kërkesa për dënime më të rënda. Disa komente kanë qënë  shumë impulsive, çka tregon sa e ndjeshme është tema e fëmijëve.

Ekspertët në media theksuanë se është një ngjarje e rrallë, por që ka krijuar ndjesi pasigurie kolektive. Shumë njerëz kanë komentuar se episodi ndodhi në mes të ditës dhe në një ambient që konsiderohet i sigurt si një supermarket. Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash teksa pamë reagimin e menjëhershëm instinktiv mbrojtës të prindërve dhe qytetarëve përreth për të mbrojtur fëmijën dhe nënën.

Ngajrja ka ngritur debate të forta mbi sigurinë e fëmijëve në vende publike, ndihmën sociale për personat vulnerabël, kontrollin në hapësirat publike dhe balancën midis sigurisë dhe trajtimit të çrregullimeve mendore.

Diskutimet për gjendjen psikologjike të autorit janë hipotezat e para të arsyes pse u krye një veprim i tillë: shëndeti mendor dhe situata sociale e autorit pa banesë fikse: episode psikotike, konfuzion i realitetit, impulsivitet ekstrem, ose gjendje të fortë destabilizimi emocional?  Personi mund të mos jetë plotësisht i vetëdijshëm për pasojat ose për rrezikun që krijon.

Hipoteza e kërkimit të burgut, institucionalozimi, mund të jetë në rastuin e rumunit 47 vjeçar. Kjo hipotezë përdoret shpesh në kriminologji për persona që janë: pa strehë, socialisht të izoluar, në kushte shumë të vështira jetese. Ndonjëherë individët kryejnë veprime të rrezikshme jo për përfitim, por sepse: burgu perceptohet si vend më i sigurt se rruga (krevat, ushqim, strukturë, vëmendje mjekësore). Kjo nuk do të thotë që e planifikojnë me qartësi, por mund të jetë edhe një motivim i pavetëdijshëm.

Iluzioni i sigurisë u trondit me këtë ngjarje, ku supermarketi, rruga gjatë ditës, ambientet publike, konsiderohen automatikisht të sigurta. Kur ndodh diçka e dhunshme edhe në këto vënde të perceptuara të sigurta, truri ynë përjeton një “thyerje të realitetit”: “Nëse ndodh aty, mund të ndodhë kudo.” Kjo krijon ankth kolektiv edhe te njerëz që nuk kanë lidhje direkte me ngjarjen.

Efekti emocional mediatik mbi ngajrjen ku  një nënë  lufton për ta mbrojtur fëmijën e saj në një skenë dramatike në publik ka aktivizuar empati shumë më të fortë sesa lajmet e zakonshme. Truri ynë lidhet emocionalisht me historinë sikur të ishte personale. Te disa individë ndodh identifikimi personal teksa shohin skena të tilla dramatike duke menduar “Po të ishte fëmija im?”.

Edhe njerëzit pa fëmijë imagjinojnë veten në vendin e nënës apo të babait. Ky identifikim e rrit intensitetin emocional dhe e bën ngjarjen të duket më e afërt sesa është realisht.

Nevoja për kuptim dhe kontroll lind natyrshëm në publik kur ndodhin ngjarje të tilla. Shoqëria fillon menjëherë të kërkojë shpjegime: siguria publike, gjendja mendore e autorit, roli i institucioneve. Sepse kjo është mënyra psikologjike për të rikthyer ndjesinë e kontrollit.

Në thelb: këto lajme na prekin shumë më thellë se informacionet, sepse prekin mekanizma të thellë njerëzorë: mbrojtjen, empatinë dhe ndjenjën e sigurisë. Është e rëndësishme të kuptohet se: motivi real mund të jetë kombinim faktorësh (psikologjikë, socialë, personalë), ku vetëm vlerësimi I gjëndjes psikologjike dhe hetimi i plotë mund të japin përgjigje të sakta. Shpesh publiku kërkon një arsye të vetme, por në realitet këto akte janë produkt i shumë shtresave të krizës personale.

Kur ndodhin ngjarje të tilla, shoqëria përballet me një dilemë: Si të mbrojmë sigurinë publike, por njëkohësisht si të mos neglizhojmë njerëzit që janë në krizë të thellë mendore ose sociale.

Pse këto histori, edhe pse tronditëse, na rikthejnë pak besimin tek njerëzit?

Sepse në këto ngjarje shfaqet ana më e mirë njerëzore, dhe kjo është ndoshta pjesa më e bukur psikologjikisht në histori të tilla: edhe kur lajmi është tronditës, ai shpesh na kujton anën më të mirë të njerëzve.

Truri kërkon balancë morale: Kur përballemi me diçka të frikshme, mendja jonë kërkon automatikisht një element shprese. Kur në ngjarje tronditëse shfaqen prindër që luftojnë, kalimtarë që ndërhyjnë, ose njerëz që ndihmojnë, kjo rikthen ndjesinë se bota nuk është vetëm rrezik.

Ngjarjet ku njerëzit ndihmojnë njëri-tjetrin aktivizojnë atë që quhet: ndjenjë solidariteti njerëzor, empatinë kolektive. Edhe persona që nuk njihen mes tyre reagojnë si grup për të mbrojtur dikë vulnerabël. Kjo na jep ndjesinë se ekziston ende një instinkt social i forte mbrojtjeje për njëri tjetrin.

Kur shohim  dikë që ka ndërhyrë në mbrojtje shpëtim,  truri ynë e regjistron si model, rritet probabiliteti që edhe ne të veprojmë një ditë në mënyrë të ngjashme. Në psikologji kjo quhet “social learning”, mësojmë nga shembujt e tjetrit.

Pse këto histori mbeten gjatë në kujtesë? Jo vetëm sepse janë dramatike, por sepse tregojnë dy skaje të natyrës njerëzore: rrezikun, dhe mbrojtjen. Dhe shpesh, ajo që na mbetet në fund është pikërisht momenti i guximit dhe solidaritetit.

Në çdo lajm të rëndë, njerëzit mbajnë mend jo vetëm frikën, por edhe faktin që dikush zgjodhi të ndihmojë.

Dhe kjo na rikujton se, në momente kritike, njerëzit zakonisht priren të mbrojnë njëri-tjetrin.

 

 

 

 

 

 

Next Post
Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë në Prishtinë tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë në Prishtinë tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

February 17, 2026
Kosova, 18 vite shtet/ Përulje para heronjve të lirisë: Barazimi i UÇK me krimet serbe, padrejtësi

Kosova, 18 vite shtet/ Përulje para heronjve të lirisë: Barazimi i UÇK me krimet serbe, padrejtësi

February 17, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Shkurt 2026

February 17, 2026
Tiranë/ Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy shtetaset nga Kazakistani

Tiranë/ Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy shtetaset nga Kazakistani

February 17, 2026
Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

February 17, 2026
Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

February 17, 2026
“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

February 17, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

February 17, 2026
Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

February 17, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Kur cenohet fëmija, tronditet shoqëria: rasti i Bergamos dhe psikologjia e frikës kolektive

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In