• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kur Berisha detyrohet të ngrihet në këmbë për Olldashin

by Skënder Minxhozi
30/09/2021 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Ka qenë e paparashikuar që Sali Berisha të asistonte në një sallë të ngritur në këmbë në nderim të Sokol Olldashit, sapo emri i tij të përmendej. Ka qenë gjithashtu e paparashikueshme që edhe ai vetë të detyrohej të ngrihej në këmbë e të duartrokiste për të ndjerin, të cilin këto tetë vjet as e ka përmendur askund, as në deklarata publike, as në rrjetin social ku Sali Berisha është aq aktiv. Ndodhi dje në Durrës, gjatë Foltores së radhës, në mënyrën më të natyrshme dhe humane për të pranishmit, por edhe më të sikletshme për panelin në podiumin e takimit.

Olldashi ka qenë këto vite për të dhe të tjerët në PD një emër tabu, një meteor për të cilin nuk duhet folur, por që shumë demokratë vijojnë ta kujtojnë si një rast të artë të humbur, për të pasur një parti të fortë, e jo një  skuadër kapitulluese e pa ngjyrë si kjo e sotmja.

Dhe Sali Berisha ka një rol qëndror në heshtjen që ka pllakosur për politikanin e ri që sot nuk jeton më, por që tetë vjet më parë, kur votohej zyra e lënë bosh nga lideri historik, meritonte një shans që nuk e pati. Për shkak të vetë liderit historik.

Nëse sot PD ndodhet në pozitën më të keqe që nga krijimi i saj, kjo vjen edhe sepse në vitin 2013, kur Sali Berisha jepte dorëheqjen, vendosi në zyrë pas vetes Lulzim Bashën e jo Sokol Olldashin. Është një e vërtetë që sot nuk e konteston askush, mbështetja e hapur që Berisha i dha Bashës në një garë që në atë kohë u mor lehtë dhe pa shumë kokëçarje, por që sot po rezulton fatale për Partinë Demokratike. Berisha e ka pranuar vetë këtë gjë më shumë se një herë, edhe këto orë, kur ka thënë se demokratët e votonin Bashën sepse kujtonin se kishte mbështetjen time!

Edhe atëhere tetë vite më parë, ashtu si sot, Doktori mendoi për interesin e tij personal, duke instaluar në krye të partisë një “person të sigurtë” për atë vetë, e jo një lider fitues. Edhe atëhere Olldashi ra pre e kalkulimeve të Sali Berishës, ashtu si sot partia po bie edhe një herë pre e betejës së tij të fundit me amerikanët.

Në Durrës Berisha pati një përballje të sikletshme me vendimin e tij më të gabuar të tetë viteve të fundit. Askush nuk e di sesi do të kishte qenë një PD e drejtuar nga Sokol Olldashi. Por askush nuk mund ta mohojë, pas tetë vitesh të Lulzim Bashës në krye të opozitës, se zgjedhja e Doktorit në 2013 s’ka qenë ajo e duhura. Ka qenë një zgjidhje meskine, egoiste dhe me një fund dramatik që sot paradoksalisht po merr me vete edhe ideuesin e vet: Sali Berishën!

Next Post
‘Jepi sa lekë ke me vete, ka mbaruar ajo…’/ Zbardhen përgjimet e SPAK për korrupsionin me punësimet në Dibër. Dyshohet se u dekonspirua

'Jepi sa lekë ke me vete, ka mbaruar ajo...'/ Zbardhen përgjimet e SPAK për korrupsionin me punësimet në Dibër. Dyshohet se u dekonspirua

Comments 1

  1. E Rama dv says:
    4 years ago

    Jeni dhjere ne breke nga Saliu,qelbet dynjane

    Reply

Leave a Reply to E Rama dv Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me Iranin

March 14, 2026
“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

Një debat përtej një rasti: momenti për të rishikuar politikën penale

March 14, 2026
Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

March 14, 2026
Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

March 14, 2026
Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In