• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur BE “e jep”, por tellallët e opozitës nuk “e shesin”!

by Alfred Peza
08/07/2020 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Refreni i opozitës shqiptare, për procesin e çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE, është se për Shqipërinë ka 15 kushte. Janë munduar ta paraqesin këtë, jo vetëm si një pengesë që na veçon nga Maqedonia e Veriut në këtë proces, por duket sikur janë gati që të shkojnë deri atje sa të thonë se vendimi i samitit të 24 marsit 2020 për hapjen e negociatave me Shqipërinë, u “anullua”.

Megjithëse mazhoranca qeverisëse ka këmbëngulur se nuk ka 15 kushte për Shqipërinë për tu ulur në tryezë me BE, refreni i PD, LSI dhe gjithë opozitarëve të tjera ka vijuar njëlloj. Në mos më keq! Edhe kur Brukseli zyrtar, përmes zëdhënësave dhe zyrtarëve të saj më të lartë, e ka mohuar pretendimin se ka 15 kushte për Shqipërinë, avazi opozitar në Shqipëri ka vijuar i njëjtë.

Më 1 korrik, Gjermania mori presidencën 6-mujore të BE dhe Kancelarja Merkel, sapo ka shpalosur prioritetet e vendit të saj. “Duhet të hyjmë në diskutime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha ajo, duke shtuar se ky hap do të ishte shenjë e prespektivës së anëtarësimit të dy vendeve ballkanike. “Bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të zhvillohen këtë vit dhe kapitujt e parë duhet të hapen”,- deklaroi ajo para eurodeputetëve.

Nëse dy vendet ruajnë ritmin e tanishëm të reformave, raundet e para të negociatave mund të hapen në nëntor ose dhjetor. Ky qëndrim konkret i presidencës gjermane, pason një hap të rëndësishëm të hedhur javën e kaluar, nga Këshilli i Bashkimit Europian. U paraqit zyrtarisht draft- korniza e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Propozime këto që janë të bazuar në metodologjinë e rishkruar të zgjerimit, e paraqitur në shkurt, pas vetos së vendosur në fund të vitit të shkuar nga Presidenti francez, Macron.

Siç shihet, Kancelarja gjermane Merkel, nuk ka shprehur asnjë rezervë për ecurinë e Shqipërisë në raport me Maqedoninë e Veriut, për ecurinë e procesit të negociatave. E aq më pak, të ketë përmendur 15 kushte për ne. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Komisioneri për Zgjerimin i BE, Oliver Varhelyi, në një intervistë të fundit për median publike gjermane. “Pres me padurim mbajtjen sa më shpejt që të jetë e mundur të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me dy vendet”,- tha ai.

Varhelyi veçon për Shqipërinë, përparimin që është bërën në arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore, me pjesëmarrjen e të gjitha gjitha partive politike brenda dhe jashtë parlamentit. “Kjo tregon përkushtim, dëshmon gjithashtu se Shqipëria po jep rezultate edhe në kohë nga më të vështirat. Ne kemi besim se Shqipëria do të vazhdojë të zbatojë me sukses reformat e nevojshme”,- deklaroi Komisioneri i Zgjerimit.

Deklaratat e Merkel dhe Varhelyi si edhe të zyrtarëve dhe politikanëve të tjerë të lartë europianë gjatë ditëve dhe javëve të shkuara, tregojnë se pretendimi i opozitës shqiptare për 15 kushtet që gjoja na ka vendosur BE, është thjeshtë një mit i rremë. Një nga ato të zakonshmet e të pafundmet mite të rreme që PD, LSI dhe propaganda e saj, kanë prodhuar me shumicë në këto 7 vitet e fundit. Janë thjeshtë pjesë e strategjisë së saj, në funksion të lojës politike të ditës, kundër mazhorancës qeverisëse.

Është ai rasti tipik, kur Bashkimi Europian “e jep”, por tellallët e opozitës shqiptare në Tiranë, nuk “e shesin”!

Next Post
Maqedonia e Veriut u kërkon udhëtarëve test negativ ndaj COVID në kufij, Kosova reagon ashpër: Do të vendosim reciprocitet

Maqedonia e Veriut u kërkon udhëtarëve test negativ ndaj COVID në kufij, Kosova reagon ashpër: Do të vendosim reciprocitet

Comments 1

  1. leka says:
    6 years ago

    Megjithare populli shqiptar beson Zonjen Merkel dhe komisionerin e BE per zgjerimin

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In