• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Basha tenton të mohojë kushërinin e parë ashtu si Berisha baxhanakun në Gërdec

by Ardit Rada
11/02/2021 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një familjar i Lulzim Bashës, i quajtur Altin Basha dje kishte deklaruar marrjen e testerës së Partisë Socialiste dhe duke theksuar se ishte djali i xhaxhait, pra kushëriri i parë i Lulzim Bashës.

Kjo solli një reagim të madh në rrjet. Për shumë orë pati shkrime dhe raportime në shumë media, më pas Luli lëvizi. Gocat dhe çunat që qendrojnë dhe punojnë me propagandën filluan ta mohojnë, të shkruajnë në rrjetet sociale dhe në media se ai nuk është kushëriri i parë i Lulit, pasi Luli nuk ka xhaxha.

Në fakt kjo është një gënjeshtër, pasi sipas të dhënave të nxjerra nga lista e votuesve, pra mjafton ta kërkosh apo të posedosh një listë votuesish të zgjedhjeve të kaluara, lokale apo parlamentare të cilat bëhen publikë nga KQZ dhe lehtësisht e shikon se Lulzim Basha së pari ka xhaxha. Së dyti, Altini është apo nuk është djali i xhaxhai kjo nuk ka asnjë pikë rëndësie.

Qoftë djali i xhaxhait të Lulit apo qoftë djali i xhaxhait të babait, propaganda e Lult ka gjetur rrugën e gabuar.  Së pari, tregon që është e kompleksuar duke treguar që Basha të ketë të afërm që mund të jenë me Partinë Socialiste. Kjo nuk ka asgjë të keqe thjesht mund të zgjedhin të ikin ku të duan. Mund të kenë histori familjare, çështje pronash, konflikte, debate. Shqiptarët janë vrarë për një avlli apo pikë uji vëlla me vëlla. Ka ngjarje të tilla plot. Lulin mund ta kenë rrahur kur ka qenë i vogël dhe mban inat, nuk i flet me gojë, apo janë zënë për një dritare apo dikë që do të ndërtojë dhe dikush tjetër jo.

Prandaj Basha nuk duhet të ketë asnjë kompleks. As të tijët, të cilët kanë kurajon të mohojnë dhe xhaxhallarët e Lulit të cilët lehtësisht gjenden në listën e gjendjes civile. Pa folur pastaj që djali i xhaxhait ka zgjedhjet e tij në jetë. Që Lulzim Bashën nuk e voton djali i xhaxhait apo që mund të shkojë me PS, kjo nuk është një çudi sepse Lulzim Bashën nuk e voton as gruaja e tij. Lulzim Bashën nuk e votuan 230 mijë demokratë në vitin 2017. Votë e pastër për PD që ishte hedhur në 2013, në 2017 nuk iu dha Lulzim Bashës.

Lulzim Bashën nuk e kanë votuar për kryetar të PD as në 2013 dhe as në 2017, në të dyja rastet ka pasur manipulime të zgjedhjeve. Në garën me Olldashin pati dhe mbështetjen e Berishës, në garën e dytë bëri një ngrirje formale, kishte frikë edhe nga vota e Eduart Selamit.

Lulin nuk e voton gruaja, Lulin nuk e votojnë demokratët, Lulin nuk e votojnë kushërinjtë. Ky është Lulzim Basha, nuk ka asgjë për tu çuditur. Kushëriri i Lulit është një fenomen shqiptar, por edhe ky bën pak zhurmë kur ka të bëjë me Lulzim Bashën i cili përpiqet të dalë se është një familjar i devotshëm, e përdor familjen edhe për reklama elektorale duke skuqur vezë apo kërpudha me pak piper, e kështu me radhë.

Por në fakt jo të gjitha familjet, jo të gjitha marrëdhëniet me kushërinjtë, me komshinjtë, me të afërmit janë të shkëlqyera. Edhe Luli është nga ata megjithëse do t’i shesë sikur ka më të mirën e mundshme. Në fakt është e kotë të lodhesh me Lulzim Bashën. Ai është një personazh i fryrë me një imazh të gatuar keqazi dhe është një maskë e vërtetë elektorale dhe politike jo vetëm për shqiptarët por për demokratët në veçanti. Ndaj askush nuk ka pse të shqetësohet e voton Lulin kushëriri apo jo. Do ishte thjesht një votë më pak apo më shumë në humbjen e radhës së Lulit e cila do të pasohet nga justifikimet me vjedhje votash, e propagandë tjetër elektorale për të mbajtur karrigen e kryetarit të PD. Tani nuk mjaftojnë këto, por na duhet edhe kushëriri i Lulit.(CNA.al)

Next Post
Rëndohet situata në Mal të Zi/ Sistemi shëndetësor në prag të kolapsit

Rëndohet situata në Mal të Zi/ Sistemi shëndetësor në prag të kolapsit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In