• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Basha e Kryemadhi zbulojnë dramën e tyre në Londër e Washington!

by Alfred Peza
19/05/2019 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ajo që u tentua këtë javë me shumë sforcim, shpenzime dhe maksimumin e kapacitetit të makinës propogandistike të shitej si ndërkombëtarizim i kauzës opozitare, përfundoi si zbulimi më tronditës i rrënjëve të dramës së saj politike. Si Monika Kryemadhi në SHBA, ashtu edhe Lulzim Basha në Britaninë e Madhe, megjithë përpjekjet e hatashme të kompanive të tyre të lobimit, nuk ia dolën dot që ti mbushnin mendjen ndonjë zyrtari të huaj, që të shprehte publikisht qoftë edhe një fjalë të vetme pro tyre. Përkundrazi!

Të dy liderët e opozitës jashtparlamentare shqiptare, morën si përgjigje publike në këto vizita, disa nga mesazhet më të forta kundër vetes. Çka i bën përkrahësit dhe mbështetësit e tyre, që të kuptojnë gjithmonë e më qartë, sesa larg është sebepi i daljes së opozitës nga sistemi politik i vendit, me realitetin e hidhur të asaj çfarë fshihet pas këtij akti. E mbi të gjitha, të nisin e të ndjejnë që tani, pasojat katastrofike që pritet tu vijnë prej këtij akti.

Si dhe ku mund ta dallojë një ndjekës i zakonshëm i zhvillimeve politike në vend, këtë gjë?

Së pari, si Lulzim Basha ashtu edhe Monika Kryemadhi në të gjitha njoftimet e shtypit të shpërndara prej tyre por dhe nga selitë e PD e LSI, përmendin me detajet deri edhe të panevojshme, çdo emër politikani që kanë takuar në Londër e Washington. Ata nuk kanë harruar që të njoftojnë gjithçka ata i kanë thënë atyre nëpër takime. Por ajo që mungon në të gjitha këto njoftime, është një “detaj” i vockël fare. Në asnjë rast ata nuk njoftuan dhe ne nuk morëm vesht, se çfarë përgjigjesh kanë marë kryetari i PD dhe ajo e LSI, nga bashkëbiseduesit. Se çfarë ata i kanë thënë pasi i kanë dëgjuar. Se çfarë mendimi e opinioni kishin ata për zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe se çfarë këshille, sygjerimi kanë dhënë për zgjidhjen e tyre. Gjykime e këshilla këto, drejtuar si lidershipit të opozitës sonë jashtparlamentare por edhe për qeverinë e Kryeministrit Edi Rama!

Së dyti, nëse do të ishte thjeshtë dhe vetëm për të mësuar pas këtyre vizitave përtej kontinentit e përtej oqeanit, se çfarë mendojnë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, pse ishte e nevojshme që ata të udhëtonin deri në Londër e Washington për të na i treguar këtë? Përse duhej lënë zyra, selia dhe Tirana pikërisht në këto momente, për të bërë mijëra milje me avion jo thjeshtë nga një a dy kryetarë partish, por edhe nga delegacionet që i shoqëronin, për të na treguar gjëra që na i thonë çdo ditë, prej shumë javësh e shumë muajsh në Shqipëri?!

Së treti, të vetmet gjëra konkrete që u mësua nga ato që u janë thënë si Monika Kryemadhit ashtu edhe Lulzim Bashës nga ndërkombëtarët në SHBA dhe Angli, ishin ato që nuk u raportuan prej tyre e as nga PD e LSI, por nga mediat. Gjatë një interviste në studio, gazetarja e “Zërit të Amerikës” pyeti: Znj. Kryemadhi në Kosovë dhe në vendin tuaj ambasada Amerikane po përdor mosdhënien e vizave si një masë ndëshkimore për zyrtarë të korruptuar. Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se ka rreth 170 politikanë shqiptar që i janë refuzuar vizat, është prekur LSI-ja nga kjo? E më pas vijoi me pyetjen tjetër: Sipas burimeve tona, nënkryetari i LSI-së Z. Petrit Vasili është refuzuar viza, mund ta konfirmoni ju këtë gjë? Këto pyetje u bënë LIVE, ndaj me sa duket edhe nuk mund të fshiheshin, si të tjerat.

Së katërti, sipas “Report TV” në takimin që ka patur në Londër me Andrew Page, drejtorin për Ballkanin Perendimor në Britaninë e Madhe, ky i fundit raportohet ti ketë thënë Kryetarit të PD, Basha: “Duhet të uleni në negociata me Kryeministrin Edi Rama pa parakushte. Përndryshe zgjedhjet e 30 Qershorit, do të njihen edhe sikur të 61 bashkitë, të fitohen nga kandidatët e Partisë Socialiste”.

Të gjitha këto të bëjnë që të shohësh fare qartë e të kuptosh shumë lehtësisht, se në vend të sigurojnë aleatë e aleanca për ti përkrahur në veprimet e tyre dhe të fitojnë pikë në aksionin opozitar kundër Edi Ramës, si Lulzim Basha ashtu edhe Monika Kryemadhi, kanë siguruar të kundërtën. Siç do të thuhej me një shprehje popullore për këtë rast: Shkuan në Londër e Washington për të vendosur vetulla dhe siç duket, kanë nxjerrë sytë.

Duke dashur që të tregojnë se po gjejnë mbështetje ndërkombëtare, lidershipi i “Opozitës së Bashkuar” thjeshtë na ka ekspozuar edhe më shumë, krizën e thellë ku e ka futur veten. Duke ia bërë në këtë mënyrë më të lehtë qeverisë, procesin e 30 qershorit dhe gjithnjë e më të pamundur opozitës jashtparlamentare, justifikimin e aktit vetvrasës të daljes nga sistemi politik i vendit!

Në këto kushte, mund tia kishin kursyer qytetarëve propogandën e tyre boshe, por mbi të gjitha vetes këtë lodhje e mundim të kotë që bënë, duke ikur larg Shqipërisë. Sepse drama e krizës së lidershipit të opozitës, i ka rrënjët këtu dhe ajo, mund të zgjidhet vetëm në Tiranë.

Next Post
TEC-i i Vlorës, qeveria: Pezullimi në funksion të transparencës

Grekët dhe turqit në garë, ofrojnë 70 milionë euro për TEC-in e Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Durrës, fëmija i plagosur del nga rreziku për jetën

Aksidenti tragjik në Durrës, fëmija i plagosur del nga rreziku për jetën

May 4, 2026
“Rrugorja” intensifikon kontrollet, mbi 33 procedime dhe 15 mijë gjoba brenda një jave

“Rrugorja” intensifikon kontrollet, mbi 33 procedime dhe 15 mijë gjoba brenda një jave

May 4, 2026
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë

Dualiteti juridik në Maqedoninë e Veriut

May 4, 2026
Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Shans i madh për të parë sesa mund të bëjmë së bashku!

Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Shans i madh për të parë sesa mund të bëjmë së bashku!

May 4, 2026
Irani paralajmëron SHBA-të: Çdo forcë e huaj ushtarake që hyn në Hormuz do të sulmohet

Irani paralajmëron SHBA-të: Çdo forcë e huaj ushtarake që hyn në Hormuz do të sulmohet

May 4, 2026
Berisha akuza të rënda Dumanit: Bleu apartament me 390 €/m², Vettingu thotë se banonte…

Berisha akuza të rënda Dumanit: Bleu apartament me 390 €/m², Vettingu thotë se banonte…

May 4, 2026
Samiti i Komunitetit Politik në Armeni, Rama: Një BE e paplotë, është më e dobët sesa…

Samiti i Komunitetit Politik në Armeni, Rama: Një BE e paplotë, është më e dobët sesa…

May 4, 2026
As 50 mijë euro garanci pasurore nuk bëjnë punë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Metën

As 50 mijë euro garanci pasurore nuk bëjnë punë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Metën

May 4, 2026
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes

Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes

May 4, 2026
Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In