• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur as ambasadorët nuk mund ta zgjojnë popullin nga letargjia

by Enver Robelli
08/03/2019 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Ambasadori britanik Ruari O’Connell është i zemëruar me të drejtë. Ai personalisht dhe qeveria e tij kanë investuar shumë dije, mund, ekspertizë dhe para të taksapaguesve britanikë për t’iu ndihmuar autoriteteve të Kosovës që në poste të rëndësishme në administratë të emërohen persona të kualifikuar dhe me biografi të panjollosura. Por kjo shumicë parlamentare nuk bëhet merak për asgjë, andaj e zgjodhi në krye të Agjencisë së Pronave një person me biografi «çlirimtare» – dhe kjo mjaftoi, sepse ai e paskësh pseudonimin e duhur të luftës. Një kandidate tjetër që i plotësoi kushtet nuk kaloi, u refuzua nga deputetët e koalicionit të korrupsionit e krimit të organizuar. Ambasadori Ruari O’Connell dha dorëheqje nga kryesimi i Bordit të Agjencisë së Pronës.

Zemërimit të diplomatit britanik iu bashkua edhe ambasadori amerikan. «Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin sesa të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës», shkroi Philip Kosnett në profilin e tij në Twitter. I zemëruar është edhe ambasadori gjerman Christian Heldt. Zemërimin e tij ai e mbështolli me ironi dhe me një kërcënim aq të domosdoshëm: «Madhështore! Nëse nuk luan rol kualifikimi, si të zhvillohet vendi? Na duhen kokat më të mençura, jo kokat me rrjete më të fuqishme. Na falni, por kjo ka të bëjë edhe me paratë e taksapaguesve të Gjermanisë».

Paratë e taksapaguesve? Nocion i panjohur në politikën kosovare. Paratë e taksapaguesve janë këtu për t’i harxhuar sa më shumë, pa i dhënë llogari askujt, pamëshirshëm, pa hesap. Pse të mos e kontrollojnë edhe Agjencinë e Pronave pronarët e vërtetë të resurseve të Kosovës? «Kumanirat». Ata që janë bërë milionerë që nga 12 qershori i vitit 1999. Ata që vjedhin kudo, edhe në tenderë për rregullimin e varrezave të viktimave të luftës. Diplomatët perëndimorë mund të përpiqen që Kosova të bëhet shtet funksional, por nëse njerëzit s’duan dhe nuk dalin masivisht në rrugë për të protestuar, atëherë gjithçka në rregull. Ose jo.

Opinioni i ka dëgjuar muajve të fundit shpeshherë krerët politikë të Kosovës duke folur për «mbrojtjen e Kosovës». Por mënyra se si po qeverisin Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe shokët e tyre nga bodrumi i «kumanirave» nuk është mbrojtje, por shkatërrim i Kosovës. Se si e shikon kjo qeveri me 100 zëvendësministra dhe mbi 20 ministra arkën e shtetit, paratë e çdo taksapaguesi kosovar, shihet në sjelljen e ndyrë të Agim Çekut: nga një mijë e një euro të buxhetit të shtetit janë harxhuar në secilin muaj të 2018-s, nëpërmjet kredit-kartelës që në shfrytëzim e ka ish-kryeministri e gjenerali Agim Çeku, tash zëvendësministër i Mbrojtjes. Shpenzimet nga kjo kategori që ai ka bërë për një vit, mbërrijnë shumën 12’014,81 euro, njofton «Koha Ditore». Kjo është qeveri e vjedhjes së organizuar. Dhe Agim Çeku, ai që ka gisht edhe në skandalin me rritjen kriminale të numrit të veteranëve, sillet jo më ndryshe se disa banditë kroatë që në emër të «meritave të luftës» e kanë rrjepur Kroacinë.

Tragjedia e Kosovës është se njerëzit e kanë humbur besimin se mund të ketë ndryshime pozitive. Tragjedia e këtij vendi është se nuk ka asnjë parti në pushtet që prin me shembull të mirë. Opozita mbetet e kurthuar në tema dytësore ose nuk e ka fuqinë dhe kredibilitetin e dikurshëm. Shikojeni Lidhjen Demokratike të Kosovës: ende e papenduar që e ka zgjedhur këtë president, domethënë krenare, e paguximshme të përdorë metoda më të ashpra të protestës, e paaftë të zgjojë shpresat për ndryshim. Një parti që prej vitesh mban peng ambiciet shoqërore për ndryshim. Pse? Sepse edhe dinosaurët e saj mendjeturbullt e kanë ngjyer mirë e mirë në vegshin e pushtetit. Duket se krejt janë të kënaqur ndërsa shteti po shembet dhe diplomatë perëndimorë në kushte anonimiteti thotë: «Nuk jemi të interesuar që ky regjim banditësh të afrohet edhe një milimetër me Europën Perëndimore». Ndoshta dikush e kupton se përse nuk ka ende liberalizim të vizave. Sepse përveç plotësimit formal të kushteve duhet edhe qeverisje relativisht e mirë. Nga kjo qeverisje Kosova është larg. Shumë larg.

Next Post
Makina del nga rruga, tre të plagosur në Vlorë

Lushnje, kamioni i merr jetën 53-vjeçarit me biçikletë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

March 23, 2026
Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

March 23, 2026
Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In