• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kupton vetëm gjuhën e forcës”/ Ish-kryeministri britanik: Ja si më kërcënoi Putini në 2006-ën, nisi direkt…!

by Java News
20/06/2022 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri britanik Gordon Brown zbuloi se ai ishte kërcënuar nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një vizite zyrtare në Moskë në vitin 2006, duke shtuar se Perëndimi kishte “dështuar” të kundërshtonte presidentin rus edhe vite përpara se të fillonte një pushtim në Ukrainë.

Brown dënoi gjithashtu “përçarjen globale” pasi 150 vende nuk arritën të vendosnin sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

 “Nuk kam iluzione se si është Putini”, tha ish-kryeministri në një intervistë për The Telegraph. Ai kujtoi gjithashtu një vizitë në Kremlin në vitin 2006.

“Më vunë në një ndenjëse shumë të ulët, kështu që unë po e shikoja. Ai është një burrë relativisht i shkurtër. Gjithsesi, atë ditë ai i nxori ato kartat e tij dhe filloi të lexonte të gjitha ato informacione që kishte për mua. Donte të provonte se ai dinte më shumë për mua sesa unë për veten time. Pra, kur njerëzit thonë se Putini ka ndryshuar dhe se ai është bërë vetëm një kërcënim, unë mund t’ju them se ai më kërcënoi edhe atëherë,” tha Brown.

Ai beson se Putini përgjigjet vetëm kur dikush ‘i tregon forcë pa kompromis. “E vetmja gjë që Putin kupton është fuqia. Ai do të përfitojë nga dobësia; ai është një oportunist i madh,” shtoi ai.

Brown paralajmëron gjithashtu se mosveprimi i Perëndimit lidhur me pushtimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014, i cili ndodhi ndërsa David Cameron ishte ende kryeministër i Britanisë, “e lejoi Putinin të mendonte se si mund të vijojnte me veprime të tilla të mëtejshme”.

Ai dënoi gjithashtu 150 vende që nuk vendosën sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës dhe sugjeroi se një nga shkaqet e dështimit të Perëndimit ishte se ai nuk kishte trajtuar varfërinë globale.

“Unë e mirëpres unitetin e NATO-s, por ka një problem me koordinimin e sanksioneve sepse disa vende nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë. Ne kemi parë gjithashtu përçarje globale – 82 vende refuzojnë të mbështesin veprimet kundër Rusisë për shkelje të të drejtave të njeriut, 150 vende anembanë botës nuk kanë vendosur sanksione. Një nga arsyet për këtë është se ne nuk kemi treguar se globalizimi i udhëhequr nga Perëndimi punon për të reduktuar varfërinë, për të rritur standardet e jetesës dhe, natyrisht, për të trajtuar ndryshimet klimatike në vendet më të varfra, ndaj ne duhet të mbanim premtimet tona”, tha Brown. “Dy miliardë njerëz kanë mbetur të pavaksinuar pavarësisht se kemi 24 miliardë vaksina të prodhuara këtë vit. Dhe sigurisht, premtimet për ndryshimin e klimës në Afrikë nuk janë përmbushur,” shtoi ai.

Këto komente erdhën pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi ushtarët në një bunker në rajonin e Mykolaiv-it. Pavarësisht përparimit të Rusisë në Ukrainën lindore, Zelensky tha: “Njerëzit tanë të guximshëm….Secili prej tyre po lufton në maksimum. Ne patjetër do të durojmë, ne patjetër do të fitojmë!”.

Armët e rënda të dërguara nga Perëndimi po arrijnë te trupat, por jo në sasinë që zyrtarët ukrainas thonë se duhet të frenojnë inkursionin e forcave ruse në vend. Natën e kaluar, u ngrit frika për një tjetër përpjekje ruse për të kapur qytetin kyç të Ukrainës, Severodonetsk. Serhiy Gaidai, guvernatori rajonal i rajonit të Luhanskut, pretendon se rezervistët rusë janë ridrejtuar në atë zonë.

“Rusët po përparojnë centimetra pas centimetri dhe është jetike për ne të tregojmë atë që dimë të jetë e vërtetë, dhe kjo është se Ukraina mund të fitojë dhe do të fitojë. Kur vërejmë se Ukraina është e lodhur, është shumë e rëndësishme të tregojmë se ne jemi me ta në planin afatgjatë dhe për t’u dhënë atyre qëndrueshmërinë strategjike që u nevojitet”, tha kryeministri britanik Boris Johnson në kthimin e tij në Britani nga një vizitë në Kiev.

Ai shtoi gjithashtu se trupat duhet të përgatiten për një “ri-luftë në Evropë” ndërsa konflikti në Ukrainë vazhdon.

Kështu, gjenerali Sir Patrick Sanders u shkroi forcave të tij për sfidat me të cilat përballen.

“Tani ekziston një imperativ i zjarrtë për të krijuar një ushtri të aftë për të luftuar me aleatët tanë dhe për të mundur Rusinë në këtë luftë. Ne jemi brezi që duhet të përgatisim ushtrinë për të luftuar edhe një herë në Evropë,” tha Sir Patrick pas kthimit të kryeministrit nga Ukraina.

Pas një vizite në Kiev, Boris Johnson tha gjithashtu se pushtimi i Vladimir Putin “po hynte në një fazë të re” dhe se nëse rusët do të bënin përparim të suksesshëm, ai(Putini) “nuk do të ndalej vetëm në copëtimin e Ukrainës”././m.j

Next Post
“Marrëdhëniet PD-SHBA, së pari u lëkundën nga procedimi i Bashës për lobimin”/ Këlliçi zbulon prapaskenat e Kuvendit të 30 Prillit

Këlliçi: Kokalari më sulmoi për shkak të xhelozisë! Alibeaj, zëdhënës i Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’ka vend për retorikë të tillë”, BE kritikon deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë

“S’ka vend për retorikë të tillë”, BE kritikon deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë

July 14, 2026
Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Nëna shpërthen ndaj djalit të Maduro-s mes rrënojave: Nuk humba një kuzhinë, humba vajzën!

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Nëna shpërthen ndaj djalit të Maduro-s mes rrënojave: Nuk humba një kuzhinë, humba vajzën!

July 14, 2026
Kandidatët e “Rithemelimit” për 6 marsin/ PD: Nuk na përfaqësojnë. Mashtrimi i radhës i Berishës!

Deklarata për spastrimin etnik në Kosovë / PD kërkon shpalljen “non grata” të ministres serbe

July 14, 2026
Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa

July 14, 2026
Trump kërkon pagesë nga anijet tregtare në Hormuz, Britania: Mund të prishë tregtinë globale

Trump kërkon pagesë nga anijet tregtare në Hormuz, Britania: Mund të prishë tregtinë globale

July 14, 2026
Rinovimi i kupolës drejtuese/ Murrizi i del kundër Berishës: Mos i mbani emrat sekret, PD nuk drejtohet me porosi e SMS

Rinovimi i kupolës drejtuese/ Murrizi i del kundër Berishës: Mos i mbani emrat sekret, PD nuk drejtohet me porosi e SMS

July 14, 2026
“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Spiropali shpërthen ndaj ministres serbe: Nuk është mendim politik, është barbarizëm verbal!

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Spiropali shpërthen ndaj ministres serbe: Nuk është mendim politik, është barbarizëm verbal!

July 14, 2026
Rama ndan të tjera pamje nga Parisi, paradë madhështore me rastin e 14 korrikut

Rama ndan të tjera pamje nga Parisi, paradë madhështore me rastin e 14 korrikut

July 14, 2026
Jordania rrëzon katër raketa iraniane, përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme

Jordania rrëzon katër raketa iraniane, përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme

July 14, 2026
Vrasja e Edmond Sulës në Bërxullë, hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

Vrasja e Edmond Sulës në Bërxullë, hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In