• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kupola e FSHF ka vepruar si bandë”/ Veliaj: I gjithë lidershipi ka shtuar llogaritë bankare, makinat e shtrenjta dhe charterat

by
31/01/2022 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi sot përfaqësuesit e bizneseve në Tiranë, me fokus mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve, që të bëhen pjesë e aktiviteteve të Kryeqytetit Europian të Rinisë.

Gjatë një takimi me ta, Veliaj tha se ky është një shans historik që të gjithë të bëhemi bashkë këtë vit, për të promovuar Tiranën.

“Nëse funksionojmë si ekosistem, u takuam me përfaqësuesit e policisë, linjat ajrore, kompanitë turistike dhe të gjithë ata që ofrojnë shërbime në hoteleri dhe bujtina, me përfaqësuesit e bareve dhe restorantet – kemi një shans historik për qytetin tonë. Këtij ekosistemi do t’i shtohen edhe shkollat, drejtuesit e senateve, rektorët dhe dekanët, për të krijuar një mundësi fantastike për të gjithë. Dje po flisnim me Rita Orën dhe Dua Lipën, për të marrë një datë për koncertet e tyre, ndërsa në 14 mars në Tiranë vjen Maluma dhe shumë shërbime do të funksionojnë në mënyrë dixhitale,” u shpreh ndër të tjera Veliaj.

Kryebashkiaku shigjetoi sërish kreun e FSHF-së, teksa tha se e ka drejtuar institucionin si të ishte një bandë.

“Ne nuk mund të kemi ishuj brenda nesh, që janë të pavarur dhe të paprekshëm. Ti mund të jesh i pavarur, secili prej nesh është i pavarur, por jo i paprekshëm. Shoh përfaqësuesit e bankave këtu, por edhe bankat auditohen. Pra, ka një institucion që kryen atë që quhet “check&balance”, nuk janë ishuj të paprekshëm. Jam i sigurt se këtu ka edhe prindër që i çojnë fëmijët e tyre në terrenet sportive, të cilët më thonë: “Lali, na rroftë fusha e re që ke bërë, por unë s’i kam paratë që djali të luajë si profesionist”. Pra, prindërit harxhojnë 20-30 mijë lekë çdo muaj, lekë të mbledhura me sakrificë, dhe në fund një bandë me çirakë ka në dorë të caktojë nëse djali yt vlen, apo s’vlen! Seriozisht? Kjo ndodh në qytetin tim dhe unë të mos e ngre zërin për këtë?”, deklaroi kreu i Bashkisë.

Veliaj tha se është i vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj beteje.

“Në Federatën Shqiptare të Futbollit djersit dhe mundohet vetëm kombëtarja kuqezi. I gjithë lidershipi i saj vetëm ka shtuar llogaritë bankare, makinat e shtrenjta dhe charterat. Kurse mundim real, me djersë, ka vetëm ekipi kombëtar. Turma prej 500 vetash punon në një organizatë pa transparencë, të cilët vetë votojnë, vetë votohen. Imagjinoni çfarë do ndodhte nëse kryeministri do thoshte: Tani që kemi zgjedhjet e presidentit, po sikur ta shtojmë parlamentin me nja 30 vetë? Pra, ta bëjmë vetëm për atë ditë 170 veta dhe të fitojmë! Por kjo s’mund të ndodhë se në Parlament janë 140 deputetë, I dimë edhe emrat e atyre që votojnë, dhe ti nuk mund të ndryshosh rregullat e lojës sa herë ke një sfidë para teje,” deklaroi më tej ai.

/b.h

Next Post
Berisha bashkohet me LSI/ PD: Koalicion non grata! Nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro

Berisha bashkohet me LSI/ PD: Koalicion non grata! Nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

“Na ke borxh”, kërcënuan 28-vjeçarin dhe i morën dy makina, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim shoku i tij

October 21, 2026
Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

October 21, 2026
Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

October 21, 2026
Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

October 21, 2026
VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

October 21, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Të gjithë të kënaqur me protestën!

October 21, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Surpriza në dashuri, para dhe ndryshime të mëdha! Horoskopi për sot nga Jorgo Pulla

October 21, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In