Paris SG u kualifikua në çerekfinale pas fitores së pastër kundër Lionit, 3-0. Pas pjesës së parë pa gola, Zlatan Ibrahimoviç shënoi në minutat 63 e 67, ndërsa Rabiot e bëri rezultatin të paaritshëm për miqtë me golin e tretë, çerek ore para fundit.
Një fitore të madhe arriti në transfertë Nanta, duke mundur Bordeaux 4-3 në fundin e kohës shtesë. Goli i katërt u shënuar pas një pasimi me kokë të Canës që i dha mundësi Bedojës të tundte rrjetën në minutën e 118-të. Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.