• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kupa e Botës “damkoset” për racizëm: Yje të futbollit, arbitra dhe zyrtarë të ekipeve finaliste kontrollohen si banditë nëpër aeroporte!

by A R
10/06/2026 11:11
Kevin De Bruyne i Belgjikës duke iu nënshtruar kontrollit në SHBA

Kevin De Bruyne i Belgjikës duke iu nënshtruar kontrollit në SHBA

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm pak ditë para nisjes së Kupës së Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, një sërë videosh të publikuara në rrjetet sociale kanë ndezur debat të fortë mbi mënyrën se si po trajtohen disa delegacione dhe zyrtarë të futbollit gjatë hyrjes në vend. Pamjet që po qarkullojnë masivisht tregojnë futbollistë, trajnerë, zyrtarë dhe arbitra të nënshtruar ndaj kontrolleve të rrepta të sigurisë, duke shkaktuar reagime të ashpra dhe akuza për trajtim diskriminues.

Një nga videot më të shpërndara tregon lojtarët dhe stafin e kombëtares së Senegalit duke kaluar kontrolle sigurie në pistën e aeroportit, me detektorë metali, bagazhe të kontrolluara dhe procedura të ngjashme me ato që zakonisht aplikohen në operacione të sigurisë së lartë. Pamjet shkaktuan zemërim në rrjetet sociale, ku shumë përdorues pyetën pse futbollistët afrikanë po trajtoheshin në këtë mënyrë.

Sipas raportimeve, komente të shumta në rrjetet sociale ngritën dyshime se delegacione të tjera nuk iu nënshtruan procedurave të ngjashme, ndërsa u pretendua se edhe përfaqësues të Uzbekistanit u përballën me kontrolle të ngjashme në një aeroport tjetër amerikan.

Thierry Henry tha në një reagim se Kupa e Botës në SHBA po duket gjithnjë e më shumë si një rrëmujë. Nga ana tjetër Irani pretendon se FIFA i ka tërhequr kuotën e biletave për Kupën e Botës.

“Sa më shumë e shoh këtë Kupë Bote, aq më shumë më duket sikur futbolli po lufton beteja që nuk kanë asnjë lidhje me sportin. Kjo është ajo që më shqetëson.” – Thierry Henry.

Polemika u thellua më tej pas raportimeve se arbitri i njohur somalez Omar Abdulkadir Artan, i përzgjedhur për aktivitetet e Kupës së Botës, hasi probleme serioze me autoritetet amerikane të emigracionit dhe nuk u lejua të hynte në vend. Lajmi shkaktoi reagime të shumta, që e cilësuan ngjarjen si një tjetër shembull të trajtimit të pabarabartë ndaj përfaqësuesve afrikanë.

Shumë përdorues i cilësuan kontrollet si “poshtëruese”, ndërsa të tjerë pyetën pse lojtarë të njohur ndërkombëtarë duhej të kalonin procedura që ngjanin me trajtimin e të dyshuarve për krime.

Komentues të ndryshëm argumentuan se futbollistët dhe zyrtarët po trajtoheshin “si banditë”, ndërsa të tjerë kërkuan shpjegime nga FIFA dhe autoritetet amerikane për standardet e aplikuara ndaj delegacioneve të ndryshme.

Në mungesë të një reagimi zyrtar nga FIFA ose autoritetet amerikane për rastet e përmendura në rrjetet sociale, polemikat rreth mënyrës së pritjes së disa pjesëmarrësve në Kupën e Botës 2026 pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Tutti si lamentano delle strutture e organizzazione, delle strutture di allenamento e negli aeroporti, così come della detenzione di giocatori, fotografi, arbitri, allenatori, e sarà la peggiore edizione della Coppa del Mondo di sempre”. M.Bielsa pic.twitter.com/ENMLPojijo

— Sottoporta (@Sottoporta_ICI) June 8, 2026

Next Post
O Prindi im Qiellor…

O Prindi im Qiellor...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rënie gurësh në disa akse në veri, ARRSH: Ja si paraqitet qarkullimi i mjeteve

Rënie gurësh në disa akse në veri, ARRSH: Ja si paraqitet qarkullimi i mjeteve

July 27, 2026
Filmi “The Odyssey” publikohet i plotë në X, mbi 2 milionë shikime përpara se të hiqej

Filmi “The Odyssey” publikohet i plotë në X, mbi 2 milionë shikime përpara se të hiqej

July 27, 2026
“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

Rama propozon pagë shtesë për forcat kundër zjarreve, solidarizohet me Francën dhe Spanjën

July 27, 2026
Shehaj mori kopjen e dokumentit të klasifikuar dhe iku me vrap. Balla: Duhet arrestuar në flagrancë!

Shehaj mori kopjen e dokumentit të klasifikuar dhe iku me vrap. Balla: Duhet arrestuar në flagrancë!

July 27, 2026
“Një vend nuk mbrohet nga ligjet e muret”, Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë…

“Një vend nuk mbrohet nga ligjet e muret”, Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë…

July 27, 2026
Nga imazhi te zëri dhe inteligjenca, Rama prezanton historinë e zhvillimit të Diellës

Nga imazhi te zëri dhe inteligjenca, Rama prezanton historinë e zhvillimit të Diellës

July 27, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

July 27, 2026
Dhurata e Netanyahut për Trumpin: “Bordi i Paqes” mund të hyjë në Gaza

Dhurata e Netanyahut për Trumpin: “Bordi i Paqes” mund të hyjë në Gaza

July 27, 2026
Shkon të kurohet në Spitalin e Lezhës, 54-vjeçarit i bie pistoleta nga çanta dhe i shkrepet…

Shkon të kurohet në Spitalin e Lezhës, 54-vjeçarit i bie pistoleta nga çanta dhe i shkrepet…

July 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 28 Korrik 2026

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In