• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kungulli, jo vetëm për Halloween, por edhe mik i shëndetit

by A R
26/10/2018 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kungulli është perime shumë e mirë e vjeshtës, por në periudhën e Halloweenit shndërrohet në një protagonist të vërtetë.

Tulin e kungullit mund ta përdorim për të bërë supa, apo për antipasta të stinës, pse jo edhe për të mbushur makaronat.

Kungulli mund të përdoret edhe si kozmetikë natyrale, në avantazh të lëkurës sonë.

Përfitimet e ngjyrës portokalli – Me ngjyrën e tij të gëzueshme, kungulli sjell humor të mirë në tavolinë.

Kungulli është shumë i pasur me beta karoten dhe flavonoidë, të nevojshëm për të luftuar plakjen e qelizave.

Gjithashtu është i pasur me fibra, ndaj rregullon aparatin gastro-intestinal, mbron sistemin imunitar dhe zhvillon një aksion antioksidant.

Farat e tij janë të pasura me vitaminë E dhe janë të nevojshme për të eleminuar shqetësimet në aaratin urinar, sidomos në funksionimin sa më mirë të prostatës.

Përmbajnë edhe sasi të triptofanit, substancë që ndihmon në prodhimin e serotoninës, e dobishme kundër pagjumsisë dhe depresionit.

Për të shijuar përfitimet e farave të kungullit, mjafton t’i piqni në furrë dhe t’ia shtoni sallatës apo gotës së kosit që do konsumoni. Sasia e rekomanduar për konsum është 10 gramë në ditë.

Cilësitë – Kungulli, përveç beta karotenit dhe fibrave, ka një përmbajtje të lartë të vitaminave A dhe C, kriprave minerale dhe Omega Tre, yndyrnat e dobishme, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Ka edhe veti antioksiduese, përmirëson lëkurën, ndihmon në forcimin e thonjve dhe flokëve, ndihmon zemrën, lufton infeksionet, ul pagjumsinë dhe stresin.

Është e vlefshme edhe në regjimet hiperkalorike, pasi sjell vetëm 18 kalori për 100 gramë produkt.Kjo është e mundur, duke qenë se përmban shumë ujë: deri në 94,5%.

Karbohidratet nuk kalojnë 3.5%, ndërkohë që proteinat, shumë të pakta, janë vetëm 1.1%.Yndyrnat mungojnë. Pra, kungulli ka aftësi të mira diuretike, ndaj ndihmonë organizmin në luftën ndaj celulitit.

Shija e tij e ëmbël ndihmon të shmangim ëmbëlsirat kur i dëshirojmë, por jemi në dietë dhe nuk mund t’i konsumojmë.

Vlen i gjithi, nuk hidhet asgjë nga kungulli – Jo të gjithë e dinë se lëkura e kungullit mund të përdoret: Në disa receta të kuzhinës italiane kungulli mund të gatuhet i gjithi, bashkë me lëkurën.Në të gjenden shumë cilësi ushqyese, me aftësi antibiotike dhe antifunge.Edhe lulet e kungullit janë të ngrënshme: Mund të konsumohen të si omletë me vezë, apo të skuqura thjesht.

Për bukuri – Tuli mund të përdoret edhe si maskë bukurie e bërë vetë.Mjafton ta shtypësh, apo të përdorësh tulin që ke përftuar nga centrifugimi i blender-it.

Përzihet në një enë bashkë me kos dhe mjaltë dhe përftohet një pastë e butë për t’u aplikuar në lëkurë dhe duhet mbajtur për 20 minuta.Kungulli ngadalëson plakjen e lëkurës dhe ka efekt ushqyes, sidomos tek lëkura e thatë, dhe cilësi pastruese në lëkurën e yndyrshme.

Falë beta karotenit, tuli i kungullit, si për ta ngrënë, si në kozmetikë, është i vlefshëm edhe për ngjyrën e lëkurës, apo për të shmangur djegien e saj para ekspozimit në diell.

/b.d

Next Post
Rezoluta e PE: Jo grupeve neofashiste në Bashkimin Evropian

Rezoluta e PE: Jo grupeve neofashiste në Bashkimin Evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO teston modelin “5G”, admirali Vandier: Të jemi gati për çdo gjë që vjen nga Rusia!

NATO teston modelin “5G”, admirali Vandier: Të jemi gati për çdo gjë që vjen nga Rusia!

October 30, 2026
Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave, Serbia me probleme!

Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave, Serbia me probleme!

October 30, 2026
VIDEO/ Tragjedi ajrore në Himalaja, helikopteri përplaset me malin, të paktën 6 të vdekur pas rrëzimit!

VIDEO/ Tragjedi ajrore në Himalaja, helikopteri përplaset me malin, të paktën 6 të vdekur pas rrëzimit!

October 30, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

EMRI/ Policia greke zbardh vrasjen e 24 korrikut në Athinë, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor!

October 30, 2026
Hapet sot Lotaria Amerikane / Çfarë duhet të dini për aplikimin këtë vit

Gjykata Federale bllokon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria! Zbulohet shkaku, një padi ligjore ndaj sekretarit Rubio…

October 30, 2026
“Nuk ke për ta marrë kurrë fëmijën…!”- Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon: Besën e Zotit që… (DETAJET)

“Nuk ke për ta marrë kurrë fëmijën…!”- Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon: Besën e Zotit që… (DETAJET)

October 30, 2026
Liga e Kombeve në prag, Maran ndjek nga afër 3 ndeshje të kampionatit! Në kërkim të elementëve të rinj për kuqezinjtë

Liga e Kombeve në prag, Maran ndjek nga afër 3 ndeshje të kampionatit! Në kërkim të elementëve të rinj për kuqezinjtë

October 30, 2026
“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

October 30, 2026
Begaj dekretoi datën, reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!

Begaj dekretoi datën, reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!

October 30, 2026
BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In