Saman Abbas është emri që po qarkullon në mediat italiane, prej gati dy muajsh.
18-vjeçarja pakistaneze mendohet se është vrarë nga familja e saj, për arsye se kundërshtoi martesën me mblesëri.
Ajo rezulton e zhdukur prej 1 majit kur është parë për herë të fundit në kamerat e sigurise të një fermë pranë qytetit të Reggio Emilia, në Italinë qendrore, ku punonte babai i saj.
Policia italiane thotë se Shabbar ka bashkëpunuar me nënën e Saman, Nazia Shaheen, 47 vjeçe, xhaxhanë Hasnain Danish, 33 vjeç, dhe kushërinjtë Nomanulhaq Nomanulahq e Ijaz Ikram, 33 e 28 vjeç, për vrasjen e vajzës dhe varrosjen e trupit të saj pranë fermës, para se ata të largoheshin të gjithë nga vendi.
Hetuesit italianë besojnë se të afërmit e vajzës realizuan komplotin e tyre kur Saman refuzoi martesën e planifikuar me një kushëri në Pakistan, duke u thënë se kishte një të dashur në Itali dhe dëshironte të jetonte në “stil perëndimor”.
“LaRepubblica” ka publikuar dhe dëshminë e vëllait të Saman e cili konfirmon se e reja është mbytur nga xhaxhai i saj.
“Atë mbrëmje motra po ikte. Ajo kishte mbledhur gjërat e saj në një çantë shpine dhe ishte grindur me prindërit “Më jepni dokumentet”, bërtiste ajo.
Sipas vëllait, në atë moment babai e pyeti nëse dëshironte të martohej me dikë, ajo tha se thjesht donte të largohej, jo të martohej me dikë. Pastaj ajo mori gjërat e saj dhe iku. Në orën 23:57 të mbrëmjes, babai kishte thirrur xhaxhain, duke e paralajmëruar për arratisjen e Samanit. Pastaj ngjarja ka ndodhur për 13 minuta. Fjalët e xhaxhait ishin: “Shko në shtëpi do të kujdesem unë për të.
Unë mendoj se xhaxhai e mbyti atë, edhe pse kur u kthye nuk kishte asgjë në dorë. Babai dhe nëna filluan të qanin dhe ishin në një gjendje shumë të rënduar.
Më pas i kërkuam të na tregonte ku e kishte fshehur trupin që të përqafonim për herë të fundit por ai nuk na e tregoi. Na kërcënoi duke thënë se nëse do t’iu tregonim karabinierëve do të na vriste”, ka thënë vëllai i Saman sipas mediave italiane./m.j