• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kundërshtoi martesën me mblesëri/ Dëshmia rrënqethëse e vëllait të 18-vjeçares: Si u vra nga familjarët

by Java News
03/07/2021 23:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Saman Abbas është emri që po qarkullon në mediat italiane, prej gati dy muajsh.

18-vjeçarja pakistaneze mendohet se është vrarë nga familja e saj, për arsye se kundërshtoi martesën me mblesëri.

Ajo rezulton e zhdukur prej 1 majit kur është parë për herë të fundit në kamerat e sigurise të një fermë pranë qytetit të Reggio Emilia, në Italinë qendrore, ku punonte babai i saj.

Policia italiane thotë se Shabbar ka bashkëpunuar me nënën e Saman, Nazia Shaheen, 47 vjeçe, xhaxhanë Hasnain Danish, 33 vjeç, dhe kushërinjtë Nomanulhaq Nomanulahq e Ijaz Ikram, 33 e 28 vjeç, për vrasjen e vajzës dhe varrosjen e trupit të saj pranë fermës, para se ata të largoheshin të gjithë nga vendi.

Hetuesit italianë besojnë se të afërmit e vajzës realizuan komplotin e tyre kur Saman refuzoi martesën e planifikuar me një kushëri në Pakistan, duke u thënë se kishte një të dashur në Itali dhe dëshironte të jetonte në “stil perëndimor”.

“LaRepubblica” ka publikuar dhe dëshminë e vëllait të Saman e cili konfirmon se e reja është mbytur nga xhaxhai i saj.

“Atë mbrëmje motra po ikte. Ajo kishte mbledhur gjërat e saj në një çantë shpine dhe ishte grindur me prindërit “Më jepni dokumentet”, bërtiste ajo.

Sipas vëllait, në atë moment babai e pyeti nëse dëshironte të martohej me dikë, ajo tha se thjesht donte të largohej, jo të martohej me dikë. Pastaj ajo mori gjërat e saj dhe iku. Në orën 23:57 të mbrëmjes, babai kishte thirrur xhaxhain, duke e paralajmëruar për arratisjen e Samanit. Pastaj ngjarja ka ndodhur për 13 minuta. Fjalët e xhaxhait ishin: “Shko në shtëpi do të kujdesem unë për të.

Unë mendoj se xhaxhai e mbyti atë, edhe pse kur u kthye nuk kishte asgjë në dorë. Babai dhe nëna filluan të qanin dhe ishin në një gjendje shumë të rënduar.

Më pas i kërkuam të na tregonte ku e kishte fshehur trupin që të përqafonim për herë të fundit por ai nuk na e tregoi. Na kërcënoi duke thënë se nëse do t’iu tregonim karabinierëve do të na vriste”, ka thënë vëllai i Saman sipas mediave italiane./m.j

Next Post
I biri drejton partinë që ai themeloi dikur, Milazim Krasniqi: Djalë i mbarë, përmbushi besimin që kisha

I biri drejton partinë që ai themeloi dikur, Milazim Krasniqi: Djalë i mbarë, përmbushi besimin që kisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In