• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kundërshtoi dhe shau policin, dy veprat penale që konsumoi kreu i PD Lushnje

by A R
01/04/2017 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë dhe ka referuar materialet në prokurori për kreun e PD-së së Lushnjës, Myslim Murrizi, me akuzën kanosje dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë.

Procedimi ndaj tij kishte nisur para se Murrizi të publikonte në rrjetin social videon e debatit që pati me efektivin e Qarkullimit, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Përveç videos së publikuar nga vetë ai, policia ka si provë videon e regjistruar nga kamera e trupit që ka të vendosur polici që ishte në shërbim. Në bazë të saj kanë nisur edhe veprimet procedurale.

Më pas, nëpërmjet avokatit të tij, Policia e Tiranës i ka bërë thirrje Myslim Murrizit që të paraqitet për të dhënë deklarime në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij dhe të sqarojë rrethanat e ngjarjes. Sipas burimeve nga Policia e Tiranës dhe në bazë të filmimit të kryera nga vetë ish-deputeti, ky i fundit kanos, fyen dhe ofendon punonjësin e Policisë Rrugore të Tiranës. Në videon me filmime të kamerës së trupit të policit, që është dorëzuar si provë në prokurori, është filmuar çdo bisedë e bërë nga punonjësi i policisë dhe shtetasi Myslim Murrizi, tashmë i proceduar për dy vepra penale, shkruan “Panorama”.

Nga ana tjetër, nisur nga lajmet e publikuara në disa portale, për shpalljen në kërkim të Myslim Murrizit, ai ka reaguar duke thënë se nuk është Eskobari i Ballkanit që policia nuk e gjen dot.

“Duhet të dini që Myslim Murrizi ka qenë nga ora 08:30 e ditës së djeshme (të enjten), gjithë ditën dhe gjithë natën në banesën e tij. Asnjë polic nuk më ka trokitur te dera. Ju bëj me dije se kam komunikuar në telefon me një oficer policie të Komisariatit Nr.1 rreth orës 19:30 dhe mund ta kontaktoni atë se çfarë kam biseduar. Myslim Murrizi nuk është Eskobari i Ballkanit që nuk e ‘gjen’ dot policia. Myslim Murrizi nuk e jeh vrapin si ‘sport’, përkundrazi tjetër sport ka treguar se ka qejf nga 8 dhjetori i vitit 1990”, shprehet Murrizi.

Next Post
Të çmendurit, gjykata e Tiranës izolon 3 persona në muaj

Dënohet se përndiqte pastruesen e hotelit, roja: Bëmë seks edhe pas denoncimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com