• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kundër Ilirit…

by Andi Malasi
23/06/2017 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Andi Malasi
Si gazetar, duke njohur truket e sondazheve, kampionimin apo përzgjedhjen e të intervistuarve dhe mënyrën se si sponorizohen ato, asnjehere nuk jam bazuar fort për të krijuar projeksionin e rezultateve zgjedhore (edhe pse në vija të përgjithshme disa sondazhe realisht kanë dhënë projeksion të saktë rreth fituesit)
As te rezultatet e qeverive, kjo kulturë do ende shumë te ngulitet te shqiptarët, edhe pse në këtë fushatë krerët e partive po ngulmojnë me tezën e votimit të atij që punon etj etj.
Më tepër se sa të dy treguesit së bashku ajo që ka përcaktuar rezultatin e zgjdhjeve përherë ka qenë fryma e krijuar, jo ajo për të cilën flasin politikanët nëpër ekrane, por ajo e vërteta te masa e gjerë e popullsisë. Ajo ka tërhequr edhe votuesit e pavendosur dhe ata pa parti duke nxjerrë edhe fituesin. Kështu ndodhi në 2013-ën. Shqiptarët u lodhen në masë nga Berisha dhe u krijua fryma e ndryshimit. Të pavendosurit dhe ata pa parti votuan opozitën e atëhershme, për të mos harruar fenomenin e shumë demokratëve që i’u bashkëngjitën LSI-së në këmbim të ruajtjes së posteve. Prej aso kohe LSI po etiketohet si partia që merr votat përmes vendeve të punës dhe e anasjellta. Pa harruar katapultimin djathtas në 2009 duke mbajtur në këmbë qeverinë Berisha.
Po këtë herë çfarë fryme është krijuar në popull?!
Dy javë më parë pata një bisedë me dikë që punon në një kompani më rreth 100 të rinj të punësuar. Ai që ishte mendimi i përgjithshëm  dhe pranë një vendimi ishte bindja për të mos votuar. Thuajse të gjithë nuk kishin besim. Ky konstatim vinte në kohën kur fushata sapo kishte nisur dhe tonet ishin ende të ulta, edhe pse LSI kishte nisur sulmet ndaj PD dhe aleatit bashkëqeverisës në 4 vite PS.
Të njëjtën bisedë pata jo më larg se një ditë më parë, se si ishte fryma tek të rinjtë. Tashmë pas dy javësh shumica e atyre që nuk votonin pasi skishin besim, sërish nuk kishin besim por ama do votonin…
Pse ky ndryshim? Përgjigja ishte thuajse e njëjtë:
Do votoj kundër Ilirit!
Jo pro këtij apo atij…kundër Ilirit!
Çfarë ndodhi në vetëm kaq pak ditë që nga indiferentë u kthyen kundër Ilirit?
Kemi parë se si presidenti i zgjedhur, edhe pse Kushtetuta nuk ja ndalon, ka bërë një fushatë mjaft të ashpër dhe me akuza të rënda e kërcënime deri në armatosjen e popullit, njësoj si “dobësia” e tij Berisha. A është normale kjo gjuhë për një president të zgjedhur edhe pse ende jo në detyrë? Mjeshtri i fushatave Meta duket se këtë herë ka zgjedhur një strategji të gabuar e po i kthehet në bumerang, edhe te të rinjtë ku kjo forcë investohet fuqishëm dhe ka pritshmëri maksimale.
Madje përfshirja e tij e drejtëpërdrejtë në fushatën e LSI (edhe pse është ende anëtar deri në 23 Korrik) ka krijuar bindjen se nëse kjo forcë fiton do kemi një president që bën edhe kryeministrin me dikë tjetër të ulur në atë karrige që firmos sipas urdhrave. Pra, të gjitha pushtetet në një dorë.
Nisi si një fushatë e çuditshme dhe e tillë po mbyllet. Si gjithmonë votojmë si shqiptarët, jo për programet, po për partitë dhe frymën e fituesit. Këtë herë po krijohet fryma kundër Ilirit…
/JavaNews.al
Next Post
KQZ dhe ambasada gjermane marrëveshje për zgjedhjet

KQZ dhe ambasada gjermane marrëveshje për zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In