• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kumbaro: Teatri në emergjencë, Basha: Do trajtoheni siç meriton fasada kriminale!

by A R
05/07/2018 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca në parlament ka nisur me debate të ashpra pasi në rendin e ditës është edhe projektligji për teatrin.

Teksa në sallë mungonte kryeministri Rama, lideri i PD Basha ka kërkuar prezencën e tij duke akuzuar mazhorancën se po e kthen parlamentin në ‘teatër të krimit’.

“Po i vini flakën Parlamentit, thirrini mendjes. Tani doni ta shdnërroni këtë parlament në një teatër të krimit. Le të vijë ai ideatori i vjedhjes 200 mln euro tëjapë përgjigje. Keni marrë pyetje përgjigjuni. Janë të qarta, konkrete, mos vazhdoni me procedurë fasadë se nuk do t’i lini rrugë njerëzve t’ju trajtojnë siç trajtohet çdo fasadë kriminale.

Kumbaro: Teatri në emergjencë

Ndërkohë, minsitrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka mbajtur një fjalim para deputetëve ku ka dhënë disa argumenta spe sipas saj duhet shkuar përpara me teatrin e ri.

Ajo tha se godina aktuale është e ezauruar dhe duhet shembur për të ndërtuar një të re.

“Teatër të ri duhet të ketë. Ato 2-3 ndërtesa janë të ezauruara nga koha dhe duhen shembur”, theksoi ministrja e Kulturës teksa jashtë sallës së Kuvendit vijon protesta kundër shmebjes së teatrit.

“Teatri është në gjendje emergjence, fakti që rri në këmbë, është shfrytëzuar për shfaqje, por është argumenti më mjeran duke pritur ditën që mund të na zërë brenda. Miu ishte bashkëjetues me artistë”, tha ministrja, duke mbrojtur projektligjin për Teatrin Kombëtar, që diskutohet sot në Kuvend.

“Sot gjejmë një mundësi për të bërë një teatër dinjitoz për vendin, kam shkuar gjithë jetën në teatër, por pak kam parë nga kolegët e kësaj salle, nuk ju kam parë jo në këto pesë vite ku unë nuk lë shfaqje pa parë. Nga inspektimet dhe ekspertizat është konstatuar se ambientet janë jashtë kushtet teknike për shfrytëzim, muri me përbërje pupuliti ka dëmtime të konsiderueshme, nga Instituti i Ndërtimit theksohet se përtej arkitekturës, strukturës që bën të pamundur çdo ndërhyrje, kushtet janë të tilla që teatri duhet të mbyllet, thuhet, riparimi i objektit përbën vështirësi, kosto të larta dhe një ndërhyrje rrënjësore në 90% të objektit, në themel, çati dhe soleta, ndërhyrja sado e madhe të jetë nuk e sjell në kushtet optimale”, shtoi ajo.

Për Kumbaron, projektligji që diskutohet sot në Kuvend, “është një investim dinjitoz si e meriton e shkuara, historia dhe e ardhmja”.

“Nuk e kemi deri në buxhet vitin 2020, në këto kushte ne nuk e kemi ulur aktivitetin, por jemi të motivuar që çdo rrugë e kemi ndjekur dhe shqyrtuar për të rindërtuar një teatër të ri, por duke shfrytëzuar çdo mundësi bashkëpunimi. Amortizim i rëndë, teatri është në gjendje emergjence, fakti që rri ende në këmbë është shfrytëzuar vetëm, për shfaqe. Argumenti më mjeran duke pritur ditën që të na zërë brenda”, tha ndër të tjera Kumbaro./a.m.

Next Post
Lu kërkon ‘peshqit e mëdhenj’: Dështuat me Balilin! Bosi i krimit me lidhje politike, i lirë

Lu kërkon 'peshqit e mëdhenj': Dështuat me Balilin! Bosi i krimit me lidhje politike, i lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In