• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kumbaro homazh për Kasem Trebeshinën:  Njeriu pa bujë që na la sot, më mbet në mendje përherë

by Java News
08/11/2017 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i ka kushtuar një homazh në faqen e saj në Facebook, Kasem Trebeshinës, shkrimtarit të njohur shqiptar, simbol i disidencës në vitet e diktaturës, i cili u nda nga jeta në moshën 91 vjeçare. Kumbaro rrëfen njohjen e parë me shkrimtarin, në vitin 1992 kur përkthente në frëngjisht “Historia e atyre që s’janë”.

“E kam njohur shkrimtarin Kasem Trebeshina, në vitin 1992, e kam njohur me kureshtjen e zbulimit të personazhit për të cilin të gjithë flisnin por pak e njihnin. Ende s’e kisha lexuar.
Fati prej përkthyeseje ma solli që ta lexoja për së pari si lexuese shumë e vëmendshme. Përktheva në frëngjisht një prej pjesëve të tij teatrale, “Historia e atyre që s’janë”. Për disa muaj punuam bashkë për çdo faqe, ku njoha shkrimtarin që vinte shpesh në dyshim krijimin e vet si në një proces të komplikuar autopsie tekstuale, duke qëmtuar shkronjat, fjalët, rreshtat. Njohje e çuditshme dhe komunikim me retrospektivën që e kishte bërë Trebeshinën të shkruante një tekst që nuk ta rrokte mendja se mund të shkruhej në vitet e diktaturës.

Më pas, në po atë vit, “L’histoire de ceux qui ne sont plus” u vu në skenë ne Paris në teatrin e Shkolles së Lartë të Teatrit “Pierre Debauche”.
Ministria e Jashtme franceze ftoi autorin dhe përkthyesen e tij në Francë për të marrë pjesë në premierë dhe për një vizitë kulturore në Paris.
Njoha në atë javë njeriun Kasem Trebeshina, i thjeshtë dhe befasues në mënyrën se si vëzhgonte ngultaz veprat e artit në muzetë e famshëm të kryeqytetit frëng të cilit ia njihte fort mirë historinë.

Më vonë i lexova veprën ndryshe, ndërsa njeriu pa bujë që na la sot më mbet në mendje përherë”, shkruan Kumbaro.

Trebeshina, i cili ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare jetonte prej disa vitesh në Ankara të Turqisë.

ma.me

Next Post
Deputetja e PD-së nuk thotë dot se himariotët janë shqiptarë

Deputetja e PD-së nuk thotë dot se himariotët janë shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nisin punimet për 223 apartamente të reja në Kombinat, Koçiu: Do t’u shpërndahen familjeve përfituese

Nisin punimet për 223 apartamente të reja në Kombinat, Koçiu: Do t’u shpërndahen familjeve përfituese

July 21, 2026
Dalin pamje të reja brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës shihet me një thes në dorë (VIDEO)

Dalin pamje të reja brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës shihet me një thes në dorë (VIDEO)

July 21, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Financial Times: Trump përgatit një valë të re tarifash doganore ndaj rreth 60 vendeve

July 21, 2026
Bislimi: Kurti po luan lojë të dyfishtë për ta çuar Kosovën në zgjedhje

Bislimi: Kurti po luan lojë të dyfishtë për ta çuar Kosovën në zgjedhje

July 21, 2026
Alarm për stuhi të fuqishme në Ballkan, në zonën e rrezikut përfshihet edhe Shqipëria

Alarm për stuhi të fuqishme në Ballkan, në zonën e rrezikut përfshihet edhe Shqipëria

July 21, 2026
Turqia bllokon projektin 27 miliardë euro të NATO-s

Turqia bllokon projektin 27 miliardë euro të NATO-s

July 21, 2026
Banori që humbi ndërtimin në Theth përfiton nga Paketa e Maleve, Rama: Do të të mbështesim të bësh diçka fantastike

Banori që humbi ndërtimin në Theth përfiton nga Paketa e Maleve, Rama: Do të të mbështesim të bësh diçka fantastike

July 21, 2026
Investigimi/ Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

Investigimi/ Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

July 21, 2026
Rruga e Dukagjinit merr dritën jeshile, Rama nga Thethi: Për dy javë nis ndërtimi!

Rruga e Dukagjinit merr dritën jeshile, Rama nga Thethi: Për dy javë nis ndërtimi!

July 21, 2026
Zhvillim i fortë në Hungari/ Prokuroria bastis zyrat e partisë së Viktor Orban!

Zhvillim i fortë në Hungari/ Prokuroria bastis zyrat e partisë së Viktor Orban!

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In