• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Kumanova”, NATO dhe OKB: Kërkojmë hetim transparent

by
11/05/2015 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, pas ngjarjeve në Kumanovë, i bëri thirrje Maqedonisë që të qetësohet për të evituar një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Stoltenberg ka kërkuar edhe hetim transparent për konfliktin në të cilin u vranë tetë policë maqedonas dhe 14 pjesëtarë të ashtuquajtur “një grupi të armatosur”.

“Kërkoj nga secili në Maqedoni që të përmbahet dhe të evitojë përshkallëzimin e mëtejshëm në interes të shtetit dhe të tërë rajonit”, ka deklaruar ai.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka kërkuar hetim transparent dhe objektiv të ngjarjeve në Maqedoni, siç është kriza në Kumanovë. Ai shprehur shqetësime për situatën e krijuar dhe se bëri thirrje për përmbajtje.

“Sekretari i përgjithshëm fuqimisht mbështet thirrjet e BE-së dhe të anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare të cilët i kanë bërë thirrje autoriteteve dhe të gjithë udhëheqësve politik që të bashkëpunojnë për të kthyer stabilitetin dhe plotësisht të hetojnë ngjarjet në mënyrë objektive dhe transparente.”, thuhet në komunikatën e zyrës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Në këtë situatë kërkohet që të tregohet përmbajtje maksimale dhe të shmanget retorika që do të mund të eskalonte tensionet.

Edhe Komisioni Evropian përmes Johannes Hahn tha se duhet evituar përshkallëzimi i mëtejshëm dhe se të gjithë pjesëmarrësit duhet të tregojnë përmbajtje.

Ndërkohë reagim ka pasur edhe nga qeveria gjermane e cila ka bërë thirrje për qetësim të menjëhershëm të situatës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane në Berlin është shprehur të hënën se “me urgjencë kërkohet të mënjanohet një shkallëzim i mëtejshëm i situatës”.

“Qeveria gjermane po i ndjek me shqetësim prej disa kohësh zhvillimet e brendshme politike në shtetin ballkanik.” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane në konferencën e shtypit.

Nga ana tjetër gazeta gjermane “Die W” për ngjarjet në Maqedoni ka dalë me titull “Shteti më pak i qëndrueshëm në Evropë në prag të luftës”.

 

Next Post

Kujtohet Ali Ahmeti, flet për ngjarjet në Kumanovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In