• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kujtohet Ali Ahmeti, flet për ngjarjet në Kumanovë

by
11/05/2015 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ngjarjeve të përgjakshme të ndodhura nga bastisja e policisë maqedonase në “Lagja e Trimave” në Kumanovë, ka reaguar sot edhe partia e Ali Ahmetit, BDI.

Në një komunikatë për të lëshuar për mediat, theksohet se BDI është e interesuar për një Maqedoni me stabilitet dhe se po punohet për barazinë midis shqiptarëve dhe zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Çuditërisht BDI  është e fundit që reagon për gjendjen në Kumanovë edhe pse kujtojmë së është  e një ndër partitë më të mëdha shqiptare në pushtet në koalicion më Gruevskin.

“Kryesia Qëndrore e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e mbajtur më 11 maj 2015 në selinë e partisë në Tetovë ka diskutuar mbi ngjarjet në Kumanovë dhe situatën e sigurisë në vend.

Të gjitha organet e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë ndjekur prej së afërmi të gjitha zhvillimet në Kumanovë më 9 dhe 10 maj 2015 dhe kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejt me popullatën e Kumanovës dhe Likovës, me degët dhe këshillat vendor të BDI-së në këto dy komuna, me pushtetin lokal, legjislativ dhe ekzekutiv si dhe me institucionet përkatëse.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që ngjarjet në Kumanovë dhe Goshincë, por pa harruar edhe incidentet e tjera të sigurisë në muajt e fundit, nuk janë në vijë me orientimet tona strategjike dhe nuk paraqesin interes dhe përcaktim të kombit shqiptar në vend dhe rajon.

Bashkimi Demokratik për Integrim ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve në përleshjen e armatosur në Kumanovë dhe uron shërim sa më të shpejtë dhe të lehtë për të plagosurit.

Bashkimi Demokratik për Integrim garanton që institucionet e shtetit do të ndihmojnë banorët e Lagjës për dëmet materiale.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për proces transparent hetimor dhe gjyqësor për të përfshirët në përleshjet e 9 dhe 10 majit në qytetin e Kumanovës.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar për një Maqedoni stabile dhe të sigurt. Jemi të përkushtuar, në bashkëpunim me SHBA, BE dhe NATO, që ta arrijmë barabarësi të plotë midis shqiptarëve dhe maqedonasve, të vijojmë zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit në germë dhe në frymë, të mirëmbajmë marrëdhënie të mira ndëretnike por edhe me fqinjët, të tejkalojmë kontestet që po mbajn peng procesin integrues EuroAtlantik në paqë e stabilitet si dhe të anëtarësohemi ditë më parë në Aleancën VeriAtlantike dhe të fillojmë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu falëminderon Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrat e OSBEsë dhe BEsë dhe NATOsë në Maqedoni bashkë me ambasadat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe Komisarin Hahn për komunikimin intenziv dhe kontributin në tejkalimin e krizës së sigurisë në Kumanovë.

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh mirënjohje për përcjelljen e përgjegjshme të ngjarjes nga ana e mediave.

Ftojmë të gjithë qytetarët në tërë vendin që të mos bien pre e dezinformacioneve të ndryshme që nuk e ndihmojnë qetësimin e situatës dhe informimin e drejt të opinionit.

Opinioni publik do të jetë i informuar drejtë dhe saktë me informata të konfirmuara për çdo situatë dhe për të gjitha zhvillimet në lidhje me situatën e sigurisë. “, shkruhet në deklaratën e BDI.

Next Post

Jahjaga e Mustafa pranojnë përfshirjen e Kosovarëve në Kumanovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In