Kumanova/ Komandant “Malisheva” tenton të vetëvritet në burg
Njëri nga liderët e grupit të Kumanovës, Muhamet Krasniqi i njohur me nofkën Komandant “Malisheva” ka tentuar të bëjë vetëvrasje, mëson Alsat M nga burime jozyrtare
Sipas informacioneve deri tani të pakonfirmuara tentimin për të vrarë veten e ka kryer duke pirë acid sulfurik. Informacionet flasin se megjithatë, në një moment të caktuar ai është penguar në qëllimin e tij. Dyshohet se ka pirë një pjesë të tretjes por është shpëtuar. Nuk ka ende informacione të konfirmuara lidhur me gjendjen shëndetësore të Krasniqit, por as për motivet e këtij veprimi.









