• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kulturë politike në kohë pandemie!

by Mirela Kumbaro
31/03/2020 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mirela Kumbaro/

Qeveria, Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, Urgjenca Kombëtare, Qendrat Universitare Spitalore, dhe i gjithë stafi mjekësor dhe ndihmësmjekësor, por edhe Policia e Shtetit, bashkitë dhe jo vetëm, janë angazhuar në një luftë të disiplinuar për të përballuar një situatë të jashtëzakonshme, ndërsa neve na kërkohet vetëm të rrimë në shtëpi dhe të mbështesim me mendje ata që janë në front dhe me veprime të thjeshta të mbrojmë jetët tona.

Nga ana tjetër, ne jemi mësuar që shpesh punët e qeverisë të shoqërohen me kritika (krejt normale kjo në demokraci), me akuza (le të ndiqen, po si jo, nëse janë të mbështetura në prova e fakte), me shpifje (fatkeqësisht duket si normalitet bashkëjetesa me to).

Të gjitha këto janë bashkëudhëtare të zakonshme në demokraci dhe është detyrë e mazhorancës që të qeverisë duke u dalë për zot, duke i kundërshtuar me fakte, ose duke i dëgjuar e reflektuar me korrigjime. Por situata e pandemisë që po kalojmë nuk është kohë paqeje, është kohë lufte. Dhe në luftë ka një tjetër qasje në interes të vendit e të qytetarëve. Në këtë luftë nuk jemi vetëm ne.

Në këtë kontekst më bëri përshtypje e doja të ndaja me ju një informacion nga një organ i pavarur shëndetësor në Francë, “E përditshmja e Mjekut”, (Le Quotidien du Médecin) që sjell reagimet e disa ish- ministrave të shëndetësisë në Francë lidhur me pandeminë COVID19.

Nuk është pak e ashpër skena e politikës franceze, dhe mjafton të kujtojmë vitin e kaluar që u shenjua më shumë se kudo nga maratona e protestave kundër Presidentit Macron dhe qeverisë së Edouard Philippe.

Nuk është aspak e lehtë as situata që po kalon Franca e cila është një ndër vendet ku pandemia ka fatkeqësisht shtrirje të konsiderueshme dhe ku masat shtrënguese kanë filluar gjithësesi më pas se sa në Shqipëri.
Nuk më shkon ndër mend as të analizoj dhe as të gjykoj situatën atje, por nuk mund të mos më tërhiqte vëmendjen ky reagim i 6 ish-ministrave të shëndetësisë, qendrim solidar, qytetar, patriotik, dinjitoz dhe dëshmitar se në situatë lufte ata kanë vendosur në vend të parë Francën dhe francezët.

– “U pëlqen apo s’u pëlqen atyre që u japin leksione gjithë dynjasë, pandemia e virusit të koronës ishte e paparashikueshme dhe qeveria po bën më të mirën e mundshme!”
Kështu pohojnë dhe bien dakord gjashtë ish-ministra të shëndetësisë në Francë, në funksione në qeveri e kohëra të ndryshme (1988 – 2017), si dhe në krahë të ndryshëm të politikës.
– “Si mund të parashikosh të paparashikueshmen?” thotë Roselyne Bachelot (2007-2010)
– “Po e zbulojmë çdo ditë që epidemia avancon, situata që janë të pamundura të parashikoheshin. Qeveria po reagon në mënyrën e duhur dhe të proporcionuar” vë në dukje Claude Evin (1988-1991) duke shtuar se “ata që pretendojnë se ka një tjetër strategji janë njerëz që nuk dinë të marrin përgjegjësi të denja për të qenë të tilla”.
– “Qeveria ka marrë masat e duhura në kohën e duhur” pohon Jean François Mattei (2002-2004).
– « Kritika do të bëhet kur t’i vijë koha, por është për të ardhur keq që krizën disa duan ta përdorin për të akuzuar të tjerët » thotë Marisol Touraine (2012-2017).
– « Është indinjuese që disa nga këta që japin leksione, qëllojnë me gurë njerëz që bëjnë sa munden, dhe japin më të mirën e tyre » denoncon Elisabeth Hubert (1995)
– « Nuk është koha për polemikë. Në kohë lufte, duhet unitet kombëtar, duhet ndihmuar qeveria të ecë përpara në këtë ndërmarrje”, gjykon Philippe Douste Blazy i cili ka qenë dy herë minisitër shëndetësie (1993-1995 dhe 2004-2005)

Next Post
Soreca flet për anti-KÇK-në: Çelësi për të hyrë në BE! Do monitorojmë zbatimin

Reforma në drejtësi/ Soreca: E rëndësishme mbetet efikasiteti i reformës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e Tiranës?

E doni Sazanin me investime amerikane apo ta coptojnë bandat shqiptare si Gjirin e Lalzit?

January 22, 2026
Paralajmëron socialistët, Berisha: Shkoni e thojini Ramës, qëndro në zyrë më datë 24 se po të vjen populli

Paralajmëron socialistët, Berisha: Shkoni e thojini Ramës, qëndro në zyrë më datë 24 se po të vjen populli

January 22, 2026
Risi kompensimi për arsimin e fëmijëve, hapet aplikimi për DIVA

Risi kompensimi për arsimin e fëmijëve, hapet aplikimi për DIVA

January 22, 2026
Publikohen detajet nga vrasja e Jani Aliajt, gazetari grek: Ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave pas…

Publikohen detajet nga vrasja e Jani Aliajt, gazetari grek: Ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave pas…

January 22, 2026
Presidenti Zelensky jep lajmin: Ukraina do të zhvillojë takim trepalësh me Rusinë dhe SHBA

Presidenti Zelensky jep lajmin: Ukraina do të zhvillojë takim trepalësh me Rusinë dhe SHBA

January 22, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

January 22, 2026
Vrasja mafioze e Ardian Nikulajt, “The Sun”: Ekzekutimi i biznesmenit “kushtoi” 1.7 milionë paund

Vrasja mafioze e Ardian Nikulajt, “The Sun”: Ekzekutimi i biznesmenit “kushtoi” 1.7 milionë paund

January 22, 2026
Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

January 22, 2026
21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë

21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë

January 22, 2026
Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In