• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kultura e të ushqyerit: Hani mirë, jetoni mirë

by A R
12/01/2016 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk arrini të dobësoheni? Vëzhgoni çdo ditë sjelljen tuaj ndaj ushqimit dhe gjeni gabimet. Ja se si mund t’ia dilni të gëzoni një mirëqenie fizike dhe psikologjike.

Dieta e vërtetë është vënia në praktikë e një stili jetese, i cili mund t’ju dhurojë një nivel më të lartë të mirëqenies. Ushqimi, jo vetëm që paraqet një nevojë njerëzore themelore, por ai ka edhe një anë simbolike të rëndësishme, stërgjyshore, sepse paraqet ushqyerjen, “rrënjët” dhe qasjen, me të cilën përballohet ekzistenca.

Kultura dhe ndërgjegjja e të ushqyerit, para së gjithash, lind në familje, por ka raste kur ajo realisht mungon. Në fakt, sjelljet e gabuara ndaj ushqimit, për të cilat mbase nuk jeni në dijeni, mund të kenë pasoja edhe në moshën e rritur. Gjeni gabimet që bëni në dietë dhe filloni të përmirësoni marrëdhënien tuaj me ushqimin.

 

Stresi

Sipas një sondazhi të kryer nga Aarhus University Hospital në Danimarkë, stresi i provuar nga një mashkull reduktohet shumë shpejt, sapo mbaron dita e punës. Përkundrazi, grave me moshë mesatare, u duhet më shumë kohë: të paktën, dhjetë minuta në divan. Kështu thonë ekspertët.

Për një grua, ora e relaksit të vërtetë, është nga ora 10 deri në 11 të darkës, pasi mbarojnë të gjitha punët e shtëpisë dhe harrojnë streset e një dite pune. Femrat kanë tendencë të bëjnë më shumë gjëra njëkohësisht, duke arritur të realizojnë pritjet e të gjithë familjes. Megjithatë, stresi ndikon në kontrollin e gjërave dhe kjo mund të përkeqësojë marrëdhënien me ushqimin.

 

Roli i emocioneve

Sipas murgjve taoistë, ju nuk duhet të hani kur jeni shumë të lodhur, të trishtuar dhe të zemëruar. Ky është një rregull mjaft i mirë, sepse në këto raste, njeriu ka nevojë më shumë për një përqafim, sesa një shfryrje të emocioneve përmes ushqimit. Mësohuni të pyesni veten se si ndiheni. Cili është emocioni që ju ka përfshirë për momentin? Mësohuni të kuptoni se kur keni vërtet nevojë për ushqim. Kur jeni me të vërtetë të relaksuar, keni tendencë të hani më pak, sepse arrini të “dëgjoni” më mirë sinjalet e trupit.

 

Si hani?

Përtypja në mënyrë të ngadaltë dhe shijimi i ushqimit, do t’ju lejojë të përqendroheni më shumë në atë që bëni…ndërsa, ju ndihmon të mos shkoni përtej asaj që organizmi juaj ka vërtet nevojë.

Edhe për një vakt të thjeshtë, përdorni gjithmonë pirunin dhe thikën: nuk bëhet fjalë për një mënyrë “mondane”, por për t’u bërë të ndërgjegjshëm se çfarë i fusni trupit tuaj. Gabim është edhe ngrënia në këmbë, me shpejtësi, pranë frigoriferit, si dhe në divan përpara televizorit.

 

Pasioni për kuzhinën

Duhen të paktën 20 minuta që trurit t’i mbërrijë sinjali i urisë; ja përse është ide e mirë që vaktin ta nisni me një sallatë, ose një pjatë me perime të përgatitura në avull. Por, mos ndoshta juve ju pëlqen të “nguleni” në kuzhinë duke përgatitur pjata të ndryshme?

Ushqimi paraqet lidhjet edhe me familjen dhe territorin, megjithatë, lloji i përgatitjes së disa recetave, mund të ndikojë te pesha. Shmangni ndjekjen e këtij stili të ushqyeri çdo ditë të javës, dhe mësohuni me alternativa më të lehta: për shembull, gatuani më shumë ushqime të ziera sesa të yndyrshme.

 

Zakone të mira

Krahasuar me kohët e mëparshme, sot, shumë persona bëjnë një jetë më sedentare (ulur, pa lëvizje): zgjidhni një ditë si e diela për pjata të veçanta ndërsa në përditshmëri jepini prioritet perimeve, të gatuara në avull dhe të marinuara me pak vaj ulliri ekstra të virgjër. Ndërkaq, kushtojini kohë patjetër edhe ushtrimeve fizike.

 

Pesë shqisat

Mos harroni se kur hani pa i kushtuar vëmendje asaj se çfarë po bëni… përgjithësisht përfundohet duke ngrënë më shumë! Ndaj, herën tjetër kur të uleni në tavolinë, ndaluni vetëm për një moment: zgjidhni në mënyrë të ndërgjegjshme atë që do hani, vështroni ushqimin që keni përballë, ndieni aromat dhe imagjinoni shijet. Aktivizoni të gjitha shqisat. Kështu do të jeni më të lumtur në çdo kuptim.

shqip

Next Post

Erdogan: Sulmi në Stamboll, vepër e ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

February 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Operacioni Fshesa i Sali Berishës ndaj opozitave të reja

February 11, 2026
“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

February 11, 2026
“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

February 11, 2026
Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

February 11, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

February 11, 2026
Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

February 11, 2026
Konstituohet Kuvendi në Kosovë! Pas kryetares, zgjidhen edhe 5 nënkryetarët

Konstituohet Kuvendi në Kosovë! Pas kryetares, zgjidhen edhe 5 nënkryetarët

February 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autokrati i mirë si burgu pa mure!

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In