• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kultura e festimit të humbjes si fitore dhe e shitjes së fitores si dështim

by Alfred Peza
01/03/2018 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Operacioni i Policisë së Shtetit, i Hetimit Doganor dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda për kapjen e 613 kilogramëve kokainë të ardhur nga Kolumbia, në magazinat e një kompanie importi frutash ekzotike në Maminas të Durrësit, ka shënuar disa rekorde njëkohësisht. Jo vetëm për nga sasia më e madhe e drogave të forta të kapura ndonjëherë në territorin e Shqipërisë, por edhe për nga vlera e saj, e cila nëse do arrinte që të hidhej në treg, thuhet se do të arrinte në shifrat e rreth 180 milionë eurove.

“Malli” kishte kaluar në territoret e dy shteteve anëtare të BE, Itali e Maltë, përpara se të futej i paprekur në Portin e Durrësit. Kapja e kësaj ngarkese të jashtëzakonshme, bëri që Shqipëria të ishte menjëherë lajmi i ditës edhe në mediat më prestigjoze të botës. Si një shtet që ka aftësinë dhe fuqinë ti japi një goditje të tillë kaq të fortë, rrjeteve të trafikut ndërkombëtar dhe grupeve të krimit të organizuar që e përdorin Shqipërinë si vend tranzit, apo magazinimi dhe distribuimi për drogat e shtrenjta, drejt tregut vendas e Europian. Nga ana tjetër, ky zbulim, është tani shembulli më i mirë dhe pasqyra më e qartë për të parë e kuptuar, se sa shumë është sofistikuar si strukturë dhe se sa shumë është fuqizuar ekonomikisht, krimi shqiptar.

Rezultatet e këtij operacioni antidrogë, shkëlqejnë akoma edhe më shumë, po të kujtojmë se u realizua në kulmin e punës për implementimin e reformës së thellë në drejtësi, hedhjes së hapave ligjorë për pastrimin e Policisë së Shtetit nga të korruptuarit e të inkriminuarit nëpërmjet procesit të vettingut dhe dhënies së provave për të nisur negociatat e anëtarësimit të vendit në BE. Një provë për më shumë shpresë, se i kemi të gjitha potenacialet, për ti dhënë goditje edhe më të forta antishtetit.

E atëherë kur u duk se më në fund, kemi një shembull që meriton duartrokitjen dhe inkurajimin e madh të të gjithëve, përfshi edhe politikën e çdo krahu, ka ardhur ajo që pritej më pak: Politizimi i tejskajshëm e pa arësye i këtij aksioni nga ana e opozitës, me anë të një përpjekje shumë të sforcuar, për ta shitur këtë fitore, si dështim.

Kryetari i PD Basha në një komunikim me mediat tha se “dua t’i shpreh mirënjohjen partnerëve të huaj që drejtuan operacionin me sukses dhe e vunë para faktit të kryer narkoshtetin dhe levat e tij në Shqipëri. Rrokada nga klani Tahiri-Habilaj i kanabisit tek klanet e heroinës dhe kokainës të Xhafajve me kompani, kanë si pikë të përbashkët mbrojtëse, kryeministrin Edi Rama. 613 kilogramët e kokainës, të kapura për shkak të partnerëve tanë, janë tregues se Shqipërinë sot e drejton banda e kokainës, dhe se largimi i saj dhe krijimi i një qeverie anti-mafia është emergjencë kombëtare.”

Në kulturën tonë ballkanike, ka popuj që e festojnë humbjen si fitore, duke dashur që të manipulojnë të vërtetat e shkuara historike për të arritur fitore të rrejshme së sotmes e pse jo, edhe të së ardhmes. I tillë është përkujtimi që serbët i bëjnë humbjes së ushtrisë së tyre në betejën e vitit 1389 në Fushë Kosovë, përballë Osmanëve. Pasi e nxorrën atë nga arkivat në shekullin e XIX enkas për të gatuar mitin e rrejshëm të viktimizimit të kombit të tyre, serbët rreken të “argumentojnë” se  shqiptarët erdhën në Kosovë në këtë betejë si aleatë të Osmanëve.

Me anë të këtij miti të rremë, në fillim të shekullit të XX pas rënies së Perandorisë Osmane, ata kërkuan që të riktheheshin në këto territore sipas slloganit “Kosova është Serbi!” Një mit i rrejshëm ky që që u shfrytëzua më 1989, edhe nga Sllobodan Millosheviç, në tubimin e 2 milionë serbë në “Gazimestan”, të mbledhur për të festuar 600 vjetorin e humbjes. Fjalia e famshme që përmbylli fjalimin e tij populist, se aksush nuk do të guxojë më që ti prekë më serbët, bëri që ai të niste atë moment ngjitjen e shkallëve drejt majës së pushtetit të vet. Duke dashur që të jetësonte më në fund mitin e rremë, pakkush e kuptoi se në vend që të rimerte Kosovën, ai kishte nisur ndërkohë marshimin e pandalshëm, drejt shkatërrimit përfundimtar të ish Jugosllavisë.

Kjo është një histori e njohur tashmë në Ballkan. Një histori që fatkeqsisht përsëritet në forma, kohë, vende e mënyra të ndryshme, si pjesë e një kulture të vjetër e të tejkaluar tashmë në këtë epokë post ideologjike. Nëpërmjet së cilës, duket sikur arrihen fillimisht disa qëllimeve afatshkurtra, si produkt i instrumentalizimit të sentimenteve populiste.

Por historia si një mësuese e mirë, duhet ti shërbejë edhe liderëve tanë politikë, si një mundësi për të mësuar nga e shkuara, e për të përqafuar një kulturë të re të së ardhmes. Një qasje të re. Një filozofi të re. Një mënyrë të re të të bërit politikë, që e bazon të ardhmen, jo tek fitoret e vogla e afatshkurtra. Jo tek kultura e festimit të humbjes tënde si fitore dhe as tek ajo e shitjes së fitores së tjetrit, si dështim. E as tek praktika e manipulimit, mohimit dhe nxirjes së gjithçkaje. Por tek pozitiviteti, tek projekti, programi dhe alternativa më e mirë. Tek inkurajimi sot i gjithçkaje të mirë, që nesër do ti shërbejë si një bazë e sigurtë, për ta çuar ambicjen e vet dhe të vendin, atje ku e meriton.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Panik në avion, burri tenton të mbysë pasagjerët, sulmon seksualisht femrat e fëmijët

VIDEO/ Panik në avion, burri tenton të mbysë pasagjerët, sulmon seksualisht femrat e fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propozimi i Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës

“Një gabim dhe jam i vdekur”, Elon Musk shpalos frikën pas vrasjes së Charlie Kirk

December 10, 2025
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Salianji i ftuar për “Foltoren” e radhës nga demokratët e Gjirokastrës”/ Bejko: Servilë të Berishës, ata që ikën e…

December 10, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

“Berisha mori vulën dhe godinën, por jo bazën”/ Lami: Synimi i Salianjit, ende i paqartë

December 10, 2025
VIDEO/ Dronët ujorë ukrainas bombardojnë anijen cisternë të naftës në Detin e Zi, pjesë e “flotës hije” të Rusisë!

VIDEO/ Dronët ujorë ukrainas bombardojnë anijen cisternë të naftës në Detin e Zi, pjesë e “flotës hije” të Rusisë!

December 10, 2025
100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re. Nderi, parimi që vë një popull..

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re. Nderi, parimi që vë një popull..

December 10, 2025
“570 video vetëm nga Tirana”, Këlliçi del me akuza të reja: Komisionerët e PS kërcënuan votuesit!

Gara për Avokatin e Popullit, Këlliçi zbulon dy kandidatët e opozitës: Shabani nuk ka lidhje me PD-në

December 10, 2025
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nga drejtësi e pavarur, kemi ndërtuar një korporatë”/ Meçe: Sistemi i drejtësisë ka ndërhyrë në nivelet më të larat të pushtetit

December 10, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Çfarë “komploti” ka në SPAK që do mbikëqyret ndërkombtarisht?

December 10, 2025
Zvarritja pa fund e “Gërdecit” dhe “Partizanit”: pse publiku s’po merr vesh çfarë po ndodh!

Zvarritja pa fund e “Gërdecit” dhe “Partizanit”: pse publiku s’po merr vesh çfarë po ndodh!

December 10, 2025
Ish-presidenti Alfred Moisiu dekorohet nga Begaj me urdhrin ‘Ylli i Madh’

Ish-presidenti Alfred Moisiu dekorohet nga Begaj me urdhrin ‘Ylli i Madh’

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In