• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kulluri: Përplasja e tavolinave dhe të rrish pa drita mbyllur me Bardhin s’janë akte politike. Skena që…!

by Java News
19/10/2023 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari për Marrëdhënien me Publikun në PD, Edvin Kulluri, ka deklaruar se përplasja e tavolinave dhe të rrish pa drita mbyllur me Gazmend Bardhin nuk janë akte politike.

I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, ai i konsideroi këto skena të përsëritura shumë herë, të cilat nuk tregojnë domethënien e politikës.

Sakaq, Kulluri zbuloi se janë në përfundim të një platforme të qartë të përcaktuar, e cila për pak javë do të zhvillojë aktivitetet substanciale të PD.

“Unë nuk e kuptoj për shembull, pse duhet të marrim vendime në emër të PD. Janë në një parti tjetër, nuk është kjo parti. Pra, kemi dy parti sot, një parti të regjistruar në Gjykatë dhe një parti të regjistruar askund. Tani nuk mund të jesh anëtar i të dy kryesive se bëjnë dhe viktimën. Ti ke një kuvend dhe nuk je më anëtar i kësaj partie. Për shembull, unë nuk e kuptoj, Flamur Noka në çfarë cilësie takohet me Gaz Bardhin? E njeh për sekretar të përgjithshëm por që takohet vetë. Kjo është e gjitha qesharake.

Ne jetojmë në një shtet dhe jo në një xhungël. Këtu gjykata ka valencën kryesore në përcaktimin e marrëdhënieve mes palëve. Ne nuk jetojmë në një shoqëri natyrore. Nëse ata e fitojnë në gjykatë me vendim të drejtën e përfaqësimit të PD, të shkojnë si PD në parlament. Unë i pari do i jap dorën, nuk është kështu.

Së pari, ka filluar një komunikim zyrtar i joni me institucionet përkatëse në selitë në degë se problemi më i madh është ushtrimi i PD në të gjitha degët e Shqipërisë. Në pjesën më të madhe, nuk janë dorëzuar selitë nga Rithemelimi, janë disa seli që janë marrë ose janë dorëzuar vetë. Por së pari, duhet të jemi të qartë për një gjë që dhe unë nuk jam dakord që të ushqejmë me përrallat e shitjes së pushtetit Basha-Rama.

Nëse do të shkojmë këtu te ky skenar do të kërkohet të ndodhi një 8 janar i dytë, sepse Sali Berisha e di shtëpinë e vetë. Sali Berisha dhe më 21 janar e dinte kryeministrinë shtëpinë e vetë. Ndërkohë, po të ishte treguar i mençur si Fatos Nano, e kishte lënë të hynte brenda.

Ajo që ka ndodhur sot në parlament është vijushmëri e mosdaljes nga labirinthi, ku ka hyrë pjesa më e madhe e opozitës. Të gjitha ato skena i kemi parë një herë, dy herë, tre herë, katër herë, pesë herë. Në qoftë se do mendimin tim dhe unë e kam thënë, e vetmja mënyrë që PD zyrtare ka vetëm një mënyrë të prodhojë politikë. Këtu ka një problem. Kjo nuk është politikë. Kjo nuk prodhon politikë. Politikë do të thotë që ti të merresh me çështjet. Ne jemi në përfundim të një platforme të qartë të përcaktuar.

Besoj për pak javë do të zhvillojmë aktivitetet substanciale të PD. Ca përfaqëson PD? Cilat shtresa kërkon të përfaqësoj? Çfarë agjende politike kërkon të çoj përpara këto dy vjet? Mbi të gjitha do përcaktojmë vijën e qartë të garës elektorale të vitit 2025? Përplasja e tavolinave, të rrish pa drita mbyllur me Gaz Bardhin në sallë nuk janë akte politike, mund të jenë romantike nga pikëpamja e politikës, por nuk janë thelbi i politikës së PD”./m.j

Next Post
Opozita bllokoi Kuvendin, reagon Rama: Janë një çorbë interesash. Berisha përfaqëson botën tjetër, ndërsa Basha…!

Opozita bllokoi Kuvendin, reagon Rama: Janë një çorbë interesash. Berisha përfaqëson botën tjetër, ndërsa Basha…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

February 24, 2026
Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

February 24, 2026
Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In