• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kulla e Sahatit blu në 70 vjetorin e OKB: Veliaj: Tirana duhet të jetë një qytet i qëndrueshëm

by Ben Andoni
24/10/2015 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kulla e Sahatit në Tiranë mbrëmjen e sotme është ndriçuar me ngjyrë blu, ngjyra zyrtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Bashkia e Tiranës i është bashkuar fushatës botërore për të përkujtuar Ditën e Kombeve të Bashkuara dhe 70 vjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ka marrë shumë seriozisht të gjithë objektivat globale, sociale të Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, një nga 17 objektivat ka të bëjë me qytetet e qëndrueshme dhe kjo është arsyeja pse Bashkia e Tiranës e konsideron si të rëndësishme një qytet të qëndrueshëm.

“Që në muajin e parë filluam punën tonë për të rregulluar çerdhet, sepse ne nuk besojmë se duhet të fillojmë nga puna për të mbrojtur më të fortët, por duhet të fillojmë nga puna për të mbrojtur, mbështetur ata që janë më të dobëtit, ata që ndoshta nuk janë në televizor çdo ditë, që ndoshta nuk kanë mundësi financiare, dhe më të vegjlit që kanë nevojë për ndihmë në qytetin tonë janë ata që shkojnë në
çerdhe”, deklaroi Veliaj. Ai theksoi se në çdo vendim që bashkia ka marrë, është bazuar nga këto parime të OKB, mbi çfarë duhet të jetë prioritet për qytetin.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se ka nisur diskutimet me UNICEF, UNDP apo agjenci të tjera të Kombeve të Bashkuara që kanë qëllim se si Tirana mund të jetë një qytet më i qëndrueshëm. “Kjo është arsyeja se pse në muajin tonë të parë kemi pasur dy ditë pa makina dhe më vjen mirë që ata që janë gëzuar më shumë nga ditët pa makina kanë qenë fëmijët, të cilët kuptojnë se qyteti është gjithashtu i tyre”, tha Veliaj.

Më tej, Veliaj tha se ndihet krenar që është i vetmi kryetar bashkie që drejton një qytet ku në Këshillin Bashkiak ka më shumë gra e vajza se sa burra e djem. “Më vjen mirë që në këtë nismë na është bashkuar edhe Posta Shqiptare.

Simboli që ju shihni në sfond është simboli me të cilin Posta Shqiptare ka emetuar sot pullën përkujtimore të 70 vjetorit të OKB”, shtoi ai.
Kulla e Sahatit në Tiranë është një nga 150 monumentet identifikuese, ndërtesat, muzetë, urat dhe objektet e tjera të veçanta në mbi 45 vende të tjera anembanë botës që do të ndriçohen me ngjyrë blu. Vendet më të famshme të botës, nga Salla e Operës në Sidnej të Australisë deri te Piramidat e Mëdha të Gizës në Egjipt, nga statuja “Krishti shpëtimtar” në Rio de Zhaneiro te ndërtesa “Empire State” në Nju Jork, do të ndriçohen me ngjyrë blu.

Ndërmjet shumë të tjerëve, pjesëmarrës të tjerë të spikatur në këtë nismë janë muzeu “Hermitage” në Rusi, qyteti antik i Petras në Jordani, Kulla e Pizës në Itali, Kështjella e Edinburgut dhe Ëestminister Hall në Mbretërinë e Bashkuar, Mali i Sheshtë (Table Mountain) në Afrikën e Jugut, kulla SkyTree në Japoni dhe Alhambra në Spanjë.

“U jam shumë mirënjohës shteteve tona anëtarë që po tregojnë një entuziazëm kaq të lartë për të shënuar 70 vitet e punës së OKB­së për paqen, zhvillimin dhe të drejtat e njeriut”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB­së, z. Ban Kimoon. “Duke e ndriçuar botën me blunë e OKB­së për një ditë, ne mund të ndriçojmë rrugën për një të nesërme më të mirë”.

Next Post

Hashim Thaçi falenderon Veselin për drejtimin e shkëlqyer të seancës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

September 25, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

Çupi: SPAK po tenton të rrëmbejë pushtetin! Prokurori që goditi Hysenin duhet arrestuar

September 25, 2026
Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë! Detaje nga mbërritja “surprizë”. Ja ndalesa e parë

September 25, 2026
Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

September 25, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Ish-shefja e SHISH/ Nuk shantazhoi median, por kërcënoi armiqtë e saj

September 25, 2026
Pas protestave, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

September 25, 2026
Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

September 25, 2026
Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

September 25, 2026
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan dhe vëllai i tij

Sherr me sende të forta në Elbasan, në pranga 4 persona, mes tyre edhe dy vëllezër!

September 25, 2026
“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com