• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kulla e gjakut

by Mero Baze
21/12/2023 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të ngrejë moralin e mbështetësve të tij që e kanë braktisur duke u ngujuar në zyrat e SHQUP, pas vendimit për arrestimin e tij. Po përpiqet ta kthej ndërtesën e SHQUP, në një kullë gjaku, për të negociuar fatin e tij.

Zakonisht në kullën e ngujimit të gjakmarrjes, dorëzohej  vrasësi, dhe tregonte si e kish vrarë hasmin. Dhe nëse e kish vrarë sipas rregullave thirrej dhe pala e viktimës për ti pajtuar. Por Berisha është dorëzuar si një vrasës që nuk pranon krimin. Madje as reflekton për krimet që ka bërë dhe as e rrëfen atë. Do thjesht ti ik dënimit.

Përpjekja e tij për tu mbyllur në kullën e ngujimit, në një ndërtesë që nuk I përket as atij as familjes së tij politike, me shpresë se dikush do trokas të negocioj fatin e tij, është iluzion I rremë.

Sali Berisha është dorëzuar në kullë si një vrasës I shpresës 33 vjeçare të shqiptarëve. Siç e ka dizajnuar Departamenti I Shtetit ai ka minuar shpresat e shqiptarëve për demokraci, ka shantazhuar sistemin e drejtësisë, dhe është përfshirë në korrupsion madhor bashkë me pjesëtarët e familjes së tij.

Në atë derë nuk do trokas askush, përveç policisë që do ta marrë dhe do ta çojë aty ku gjykata do të vendos që të vuaj dënimin. Nëse I thotë në shtëpi, ai mund të zgjedh një nga apartamentet që ka në 17 kullat e vajzës dhe të qëndroj aty. Deri këtu mund të shkojë toleranca, që të jetojë në një shtëpi ligjërisht e familjes së tij. Po këmbënguli të rri aty do të shkojë në qeli.

Dhe mos të humbas kohën me shpresë, që do të shkojë një I dytë të trokas për të negociuar fatin e tij.

Ai është sot udhëheqësi politik,  më I braktisur në shoqërinë shqiptare. Përsëritja e të njëjtës skenë si para zyrave të Kuvendit ashtu dhe sot para sallës së Kuvendit, me aq pak njerëz, tregon se ai është një krizë të thellë morale me vet demokratët të cilët janë të qartë se është një betejë për 17 kullat e tij dhe krimet e tjera që presin në radhë të hetohet.

Qoftë dhe për kaq Sali Berisha duhet dënuar me burg nga vet opozitarët, nga ata të cilët janë sot viktima më e madhe e egos së tij personale për pushtet dhe përdorimin e opozitës për hallin e familjes së tij.

Përpjekja e tij për tu mbyllur në Kullën e Gjakut, është një akt I ri dëshpërimi ndaj shqiptarëve, pasi armiku më I madh I tij sot nuk është as SPAK as drejtësia por populli shqiptar që e ka braktisur. Dhe ai popull nuk frikësohet nga kërcënimi I tij kanunor duke u mbyllur në Kullë si njeri në gjak.

Sali Berisha është vërtet në gjak me Shqipërinë, por Shqipëria nuk drejtohet më me kanun.
Ka ligje dhe ai do të ndëshkohet sipas ligjeve dhe jo Kanunit.

Më lehtë do ta kalonte sikur të lexonte ligjet me kohë dhe të besonte tek ato, që të mos arrestohej. Tani që do arrestohet është mirë ti lexojë dhe të shpëtoj me sa më pak vite vuajtje fizike. Se turpin që do të mbetet në histori si politikan që vrau për të vjedhur dhe vodhi për të sunduar, nuk ja heq dot askush.

Partia që u themelua nga  300 firmëtarë, shumica profesorë universiteti dhe intelektualë të shquar, sot ka përfunduar në 300 shpellarë, që ruajnë kryetarin tek Kulla e Gjakut se mos u marrin në burg. Mjafton kaq për të kuptuar që ky veç miliardave, ka vjedhur dhe fatin e Shqipërisë.

Next Post
Si e rikonfiguroi opozitën akuza e SPAK ndaj Sali Berishës

Arrestimi i Berishës, Kryemadhi: SPAK po vepron me dy standarde, kauzë që bashkon opozitën! Vetë do përballesha me drejtësinë

Comments 8

  1. Astrit says:
    2 years ago

    Si gjithmonë merua I vë pikat mbi i- në,me një analizë bindëse dhe realiste u thotë popullit se kush eshtë saliu dhe salillëqet e tij.

    Reply
  2. Albanezi says:
    2 years ago

    Dikur thuhej, vdekje fashizmit liri e popullit. Sot duhet të themi, vdekje komunizmit liri demokraci.

    Reply
  3. Anonymous says:
    2 years ago

    Doli turi bythe bebe

    Reply
  4. Binak Alia says:
    2 years ago

    Eshte vertete gjynah te quhet gazetar Merua.
    Parate e shqiptareve te shkrete shkojne tek keta tipa qe vetem gazetar nuk mund te quhen.
    Jepi Mero se me sherbimin qe po i ben Edit dhe qe paguhet me gjakun e shqiptareeve thuajse e zbrazet Shqiperine.

    Reply
  5. Lilolabja@yahoo.com says:
    2 years ago

    Mero! Cdo gje qe shkruan eshte vertetesi dhe nuk ka si mbulohet me shoshe.Duhet te largohet nga syte e popullit jo vetem macoku por edhe 300 minjte e zi nga pas.Ne keto momente Shqiperia do ajer te paster ne te gjitha arteriet.

    Reply
  6. Aurel says:
    2 years ago

    O i degjeneruar, mos ua merr ujtin fshatarve ne tepelen, me ndihmen e Ramoviqit

    Reply
  7. E...Murati says:
    2 years ago

    Shum qart dhe shum e drejt..kte qè lexova..saliu..akoma sdo. tè iki na shqupi..esht bo…si te filmi…kot bon si demokrat…ky èsht si Kadri Azbiu..ka pèr tè pas fund..shum tè keq…se sala po qè po…po do e vuj Djali..dhe vjza…meifjal. ..i ka..fundos te dy fmit..se asi gjo nuk kan pèr tè gèzu…e kan zon haqet e atynve familjeve qè kan derdh lot..ishalla sa me shpejt e pèrrlan spaku…bravo..Mero Baze

    Reply
  8. Mergimtar I detyruar nga skamja ne vendin Tim says:
    2 years ago

    Ti Mero Baze je nje kelysh I pergdhledhir dhe vegel e nje personi me banditex qe kurre seshte njohur me pare ne kombin shqipfoles. Ju , shok si ti dhe mvartesit e tu do te ngeleni turpi i kombit.Burra si Berisha lindeshin me bollek e vdekshin me prrek.Me fal per gegenishten ne te shkruajtur por ama po te drejtohem ne shqip nese e kupton por me qiftat e tu duhet perkthyes pasi shqip muk kuptoni.

    Reply

Leave a Reply to Albanezi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In