• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kuksianët do kenë edhe rrugën edhe aeroportin brenda vitit”

by A R
05/04/2018 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se kuksianët do të kenë edhe rrugën edhe aeroportin brenda këtij viti.

Në fjalën e tij në Kuvend , kryeministri Rama theksoi se “vajta në Vlorë fola para se të ndodhte ajo që ndodhi e thashë se do të hapim aeroportin e Kukësit, kazani menjëherë e pasqyroi; Edi Rama i merr kuksianët me të mirë i mbyll rrugën i hap aeroportin. Kuksianët do të kenë edhe rrugën edhe aeroportin dhe të dyja këto do të zgjidhen, rruga e para dhe aeroporti i dyti, brenda këtij viti”.

“Dua t’i them një gjë kuksianëve, tropojanëve, hasianëve dhe gjithë shqiptarëve se kemi një kulturë politike të mishëruar tek opozita e sotme që synon ti prekë njerëzit në forma nga më të përçudnuara dhe shpesh herë Saliu i pari, por edhe të tjerë i fryjnë këtyre ndasive, jo tha ai kështu, jo tha ai ashtu, njësoj si sherret e gangove që fusin në sherr gjithë lagjen”, tha Rama raporton BW.

Kreu i qeverisë u shpreh se “unë nuk jam i pagabueshëm dhe me thënë të drejtë e kam të vështirë të hesht e të mos reagoj përpara budallallëkut dhe injorancës dhe kur budallallëku me injorancën bashkohen bashkë është kulmi”.

“Mbase ndonjëherë mund të them diçka më shumë seç duhet, por kurrë asnjëherë nuk kam parasysh asnjë njeri të zakonshëm që nga Tropoja deri në Konispol kurrë, kurrë . Faji im, po, që kur thashë atëherë alpinët nuk thashë Saliu, djali, vajza , rrahmani, që u shfaqën si trashëgimtarë pronash afër detit, por faji im se thashë alpin në mënyrë sipas meje ironike për ti rënë derës që do të dëgjojë, por ajo derë nuk do të dëgjojë, ajo derë ka vetëm një trokitje që i bën derman, drejtësinë”, tha Rama.

Por, vijoi ai, nuk dua të flas për ta sot se nuk janë këtu, por të jeni të bindur ju dhe të gjithë se shumë shpejt do të shikoni në dritën e diellit se çfarë i shtyn ata të nxisin zjarr, rrëmujë dhe kaos.

“Ta harrojnë atë që thanë se ne do të presim sa të dalë raporti, sa të hapen negociatat se për ne Shqipëria është më rëndësishme se qeveria, çfarë i shtyn? I shtyn diçka që ata e dinë shumë mirë dhe shumë shpejt do ta shikojnë të gjithë shqiptarët”, përfundoi Rama./a.m.

Next Post
VIDEO/ Flamur Noka me Mercedes luksoz në protestë, shpërndan ujë për qytetarët e varfër të Milotit

VIDEO/ Flamur Noka me Mercedes luksoz në protestë, shpërndan ujë për qytetarët e varfër të Milotit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

April 8, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Është një ditë e madhe për Paqen Botërore”, Trump: Kina ndihmoi në negociata!

April 8, 2026
SHBA dhe Irani bien dakord për armëpushim dhe rihapjen e Hormuzit! Zbardhen 10 pikat e planit të Teheranit

SHBA dhe Irani bien dakord për armëpushim dhe rihapjen e Hormuzit! Zbardhen 10 pikat e planit të Teheranit

April 8, 2026
Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

April 8, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In