• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Flamur Noka me Mercedes luksoz në protestë, shpërndan ujë për qytetarët e varfër të Milotit

by Java News
05/04/2018 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Opozita udhëhoqi mosbindjen civile dhe bllokimin e disa akseve rrugore sot që nga Vora, deri në Milot.Lideri i opozitës Basha kapërceu bordurat në autostradën Tiranë-Durrës dhe u ul gju më gju me protestuesit duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

E njëjta gjë ndodhi edhe në rreth-rrotullimin e Milotit, ku të udhëhequr nga deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia, protestuesit që kishin zaptuar rrugën patën edhe një përplasje me disa përfaqësues të policisë.

Ndërkohë Monika Kryemadhi nga Pogradeci radhiti kauzat sociale të mosbindjes civile: që nga heqja e taksës për rrugën e kombit e deri të ulja e tarifës së ujit të pijshëm.

Mirëpo të  gjitha këto kauza në dukje qytetare dhe me motive sociale të udhëhequra nga elita politike opozitare, binin në kontradiktë të fortë me një Mercedes luksoz G Class, që u shfaq në Milot në praninë e deputetit Flamur Noka dhe që shpërndante ujë për protestuesit “hallexhinj” të cilëve po u qante hallin politika.

Vetë Noka shihet duke komanduar veturën e shtrenjtë që afrohet dhe më pas hap derën e automjetit në fjalë për të shpërndarë “ndihmat”. Në një moment të caktuar Noka fton operatorin e një televizioni q ëtë mos filmojë.

Flamur Noka duke shpërndarë ndihma në Milot me Mercedesin luksoz G-Class 

Fuoristrada në fjalë nis nga çmime minimale prej 125 mijë dollarësh dhe modelet e saj nëpër botë janë të limituara në prodhim.

Politikani i pasur me veturë të shtrenjtë që udhëheq protestën me kauza sociale të qytetarëve të varfër, ishte ky kontrasti më evident që binte në sy nga dhënia e “lëmoshës” së sotme. /laxo.al

Modeli Mercedes G Class, që në versionet e reja nis nga 123.600 USD./Shqiptarja.com

Next Post
VIDEO/ “Mirë ua bën Rama, po ne që u bllokuam këtu çfarë faji kemi?”

VIDEO/ "Mirë ua bën Rama, po ne që u bllokuam këtu çfarë faji kemi?"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com