• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kukës/ Rama inkurajon të rinjtë të investojnë në turizëm: Fitoni më shumë sesa puna në tokë të huaj

by Java News
12/03/2024 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me strukturat e PS në qytetin verilindor të Kukësit ku u shpreh se të gjitha zhvillimet e bëra mund të kthehen mbrapa nëse nuk vijon përmirësimi i vazhdueshëm i qeverisjes.

“Këto mund të kthehen mbrapa nëse ne nuk jemi vazhdimisht të gatshëm që të përmirësojmë mënyrën sesi qeverisim dhe sesi punojmë. Çdo skuadër sado e madhe të jetë kur mbaron një konkurs dhe fiton një trofe, të nesërmen vijon stërvitjen për t’u përgatitur për një rifillim nga e para.

Gjithë ky territor ka qenë një arenë ku në të shumtën e herëve PS ka dalë e humbur. Sot jemi në situata krejt tjetër që do të thotë se njerëzit kanë filluar të kuptojnë se në fund të ditës kjo nuk është çështje tifozllëku. Përkatësia në një parti politike është logjikë jo thjesht pasion. Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se këtu duhet parë se çfarë ofertash kam në këtë garë. Si një garë ku bëhet një ofertë dhe hynë shumë aktorë”- tha Rama.

Mes të tjerash, kryeministri tha se ka kërkesa të larta për leje ndërtimi në Kukës dhe Tropojë dhe u bëri thirrje të rinjve që të shfrytëzojnë mundësitë për të investuar që të fitojnë shumë më shumë sesa puna në një vend tjetër.

“Sot kryetarët e bashkive më thanë se kanë një problem që deri dje nuk u imagjinonte të ishte problem, që kanë kërkesa për leje ndërtimi. Kanë kërkesa për leje ndërtimi në qytet që do të thotë se ka njerëz që duan të blejnë apartamente në Kukës apo Tropojë qëq të shfrytëzojnë mundësitë që po krijon turizmi.  Një i ri mund të fitojë disa herë më shumë se sa puna në tokë të huaj. Të gjitha rastet e provojnë këtë tani. Duhet të përpiqemi që të bëjmë më shumë, që pastaj industria e turizmit të kthehet në mirëqenie për shumë e shumë që thotë ‘është larg’. Turizmi ka fuqinë ta sjellë botën te dera, deri në mal. Nuk ke nevojë të mendosh si do të mbijetosh, duke prodhuar qumësht e patate dhe të mendosh ku do i shesësh. Sepse ti i shet ato prodhime aty, të vjen bota aty. Në këtë aspekt, kemi një të ardhme të ndritur, sepse Zoti e ka qëndisur këtë vend. E ka bërë ditën e diel, kur ka qenë pushim”- u shpreh kryeministri./m.j

Next Post
Dy të plagosur në Shkodër, ja kush ishte shënjestra. Policia: Gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

Dy të plagosur në Shkodër, ja kush ishte shënjestra. Policia: Gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Nëse Vlora Hyseni del e zonja e vetes!?

September 23, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

September 23, 2026
Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

September 23, 2026
PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

September 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

September 23, 2026
Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

September 23, 2026
Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com