• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kujtoni vrasjen e gazetares në Maltë”, reporteri malazez: Fjalime si të Ramës këtë sjellin…

by A R
09/11/2017 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjalimi i Edi Ramës i mbajtur paraditen e sotme në ‘Ditën e Medias” ka irrituar një prej gazetarëve të huaj, të ftuar në konferencë.

Pasi është ngritur në panel, gazetari malazez Zeljko Ivanoviç i të përditshmes ‘Vijesti’ tha se “fjalime të tilla prodhojnë vrasje”, duke iu referuar fjalëve të Ramës në panel.

“Fillimisht dua te flas për fjalimin që beri zoti Rama në panelin e parë.

Unë mendoj se ishte vërtete një skandal ajo çka ai tha. Për 25 minuta ai foli për kredibilitetin e medias dhe të gazetarëve.

Ndërsa për gati 5 minuta kryeministri Rama foli për rëndësinë e lirisë së shtypit. E njëjta gjë do kishte ndodhur po të ishte këtu me Vuçiç apo presidenti Trump.

U ndjeva totalisht si ta them i sulmuar. Për 13 vite me radhë, tre herë në ditë redaktori bërtet: ‘Mbledhje!!!’ ku flasim dhe diskutojmë për besueshmërinë e burimeve, për historitë që do mbulojmë të nesërmen.

Tre herë në ditë kjo për kaq shumë vite, e pas kësaj një kryeministër del këtu siç doli zoti Rama për 25 minuta e na thotë sesi media duhet të jetë e besueshme”

Gazetari ka shkuar më tej në replikën e tij me kryeministrin shqiptar, kur solli si shembull vrasjen e koleges në Maltë nga mafia.

“Ne jemi të besueshëm. Por problemi ka të bëjë me politikanët. Psh; në Malte ndodhi një vrasje, dhe këto lloj fjalimesh prodhojnë këto vrasje.

Kryeministri atje për vite i thoshte gazetares që nuk kishte besueshmëri. Dhe më në fund ajo u ekzekutua nga mafia” u shpreh Ivanoviç.

Në fjalën e tij Rama foli për mediat, si institucione të pabesueshme për shoqërinë, që përdoren për gjueti, në funksion të pasurive të tejskajshme.

“Ne kemi një problem të rëndësishëm, që është pjesë e një procesi tërësor transformimi, të cilin nuk e sjellin thjesht ligjet, por e sjell transformimi i brendshëm në mendësi, për t’ju afruar e për t’u bërë pjesë e familjes europiane si mendësi, që ka të bëjë në rastin tonë, me shfrenimin e gjuhës së urrejtjes dhe me përdorimin e licencës për të ushtruar aktivitet në këtë fushë kaq jetike dhe kaq delikate, si licencë për gjueti, për gjueti për qëllime që nuk thuhen, por që janë shtysa kryesore në funksion të ushtrimit të të drejtës së kësaj licence” u shpreh Rama.

Next Post
VIDEO/ Ndalohet mafiozi që dhunoi gazetarin

VIDEO/ Ndalohet mafiozi që dhunoi gazetarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In