Pas 2 000 vjetësh monopol shtetëror i pakundërshtueshëm, Kina liberalizoi tregun e kripës.
Ligji i ri hyri në fuqi më 1 janar dhe tani prodhuesit e kripës mund ta vendosin individualisht çmimin dhe mund ta shesin direkt në treg.
Njoftimin e dha Komisioni Kombëtar për Zhvillimin dhe Reformat, që shpjegoi se prodhuesit do të jenë në gjendje ta shesin kripën me një çmim të qëndrueshëm “në bazë të kostos së prodhimit, cilësisë dhe kërkesë-ofertës së tregut”.
Kina prodhon rreth 10 milionë tonë kripë./ora/a.k