• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujtesa e Cekës: Zgjedhjet e ‘96 ishin vërtetë masakër, ato e bënë ’97!

by Java News
30/03/2021 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Neritan Ceka: Zgjedhjet e ‘96 ishin masakër. Ato sollën 97!

Historiani i njohur Neritan Ceka ishte sot i ftuar në Shqip Show në DritareTV. Historiani u shpreh se zgjedhjet e 26 majit 1996 ishin masakër dhe ato që çuan në 1997-ën e përgjakshme.

 

“’97-ta është si fenomeni i dy gjysmë sferave që bëjnë bombën atomike, që është opozita dhe pozita. Duhet t’i mbash në një masë, që të prodhojnë energji por jo të ndodhë shpërthimi. Çdo luftë që bëhet nga opozita është në dëm të pozitës. Ky është dhe gabimi që bëhet sot. Pra kënaqësia që ka pozita e sotme për ta paraqitur opozitën si të dobët, sikur opozita fle, nuk është e zonja, është e gjitha antiproduktive. Frustron popullin dhe i jep rrugës prioritet. Prandaj ndodhi dhe ajo e rrugës.

’97-ta është vepër e rinisë, jo e pleqve. Banditët e ’97-ës ishin të gjithë nga 20 vjeç, të pakultivuar, të paedukuar. Ata morën vendin e opozitës e cila u shkelmua, u nxor jashtë lojës politika dhe lumturia që pati doktori atëherë përfundoi në dramë. Nuk është faji i opozitës. Ne ishim të pandjeshëm, nuk kishim as televizione, u mbyll gazeta “Koha jonë” që luante rolin e një gazete opozitare. Dhe opozita u nxor totalisht jashtë loje. Në momentin që bashkëpunimi mund ta mbante nën kontroll procesin atomik që po ndodhte për shkak të firmave ndodhi shpërthimi. Në atë kohë isha nga të paktet që e kuptova këtë. U kam thënë edhe të huajve që vinin. Përjashtimi që në zgjedhjet lokale në 26 maj ishte një masakër e organizuar nga pushteti dhe të huajt. Kur të hapen dokumentet, do të kuptojmë që kanë dorë në këtë masakër, jo shërbimet e huaja, por ambasadorët që ishin atëherë në Tiranë dhe mendonin se riardhja e opozitës në pushtet që ishte pjesa më e madhe e PS-së, ishte një rikthim pas në komunizëm, ndërkohë që komunizmi ishte instaluar me bankën e vetme, me shërbimin sekret, nën kontrollin e një njeriu, me universitetin që kishte nën kontroll shtetëror, në të gjitha drejtimet ishte një rikthim në komunizëm. Edhe sot po ndodh ky gabim. Nuk ka të njëjtat pasoja, por na çon prapa, na frenon në një kohë që ne kemi nevojë për një ndryshim në fund të fazës së tranzicionit. Kemi nevojë për një hap të thellë dhe cilësor politik, që nuk bëhet nga ky estabilishment. Ky e ka mbaruar misionin e vet.”,– tha Ceka për DritareTv./K.C/dritare.net

Next Post
Modelja Jaçe: Ja e vërteta e djegjes së “Range Rover-it” tim

Modelja Jaçe: Ja e vërteta e djegjes së “Range Rover-it” tim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In