• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujt i duhet çadra?

by Luljeta Progni
21/02/2017 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luljeta Progni

Kërkesa për zgjedhje të lira duhet të jetë pa asnjë dyshim e para në axhendën e protestave në Shqipëri. Zgjedhjet e lira janë kushti i domosdoshëm për të garantuar shtet ligjor e demokratik. Është fakt i gjithë pranuar se në Shqipëri nuk janë zhvilluar asnjëherë zgjedhje të lira. Asnjë proces zgjedhor nuk është vlerësuar deri më sot, si një proces i rregullt dhe i drejtë, ku vota e shqiptarëve të ketë përcaktuar pa asnjë lloj dyshimi a tjetërsimi qeverisjen e ardhshme. Nga ky pikëvështrim kërkesa e opozitës është e përligjur.

Por, janë të paktën dy faktorë që e vënë në pikëpyetje legjitimitetin e protestës: Koha, në të cilën nisi dhe mënyra se si po transformohet kauza e garantimit të votës së lirë.

Kërkesa është aq e vonuar, sa nuk mund të ofrojë asnjë zgjidhje për kauzën e granatimit të votës së lirë dhe kjo e vë seriozisht në pikëpyetje legjitimitetin e protestës. Kanë kaluar pothuajse katër vjet nga zgjedhjet e fundit parlamentare dhe opozita u kujtua vetëm pak muaj para zgjedhjeve të ardhshme, duke pretenduar t’i japë peshën që i takon çështjes së garantimit të votës së lirë. Nëse opozita do të ishte e interesuar për standardin e zgjedhjeve, do të duhej ta kishte nisur betejën politike të paktën një vit më parë. Por në fakt, as që është kujtuar ta përmendë e jo më të nisë një aksion politik.

Vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha e di shumë mirë se është thuajse e pamundur të ndryshojë Kodi Zgjedhor dhe po aq i pamundur votimi me numërimin elektronik. Po ashtu, duket krejt i pamundur edhe vullneti i palëve për të garantuar lirinë e votës. Vështirë të besosh se shumica e drejtuar nga Edi Rama e Ilir Meta do të garantojnë zgjedhje të lira, sepse u provuan në 21 qershor 2015 për zgjedhjet vendore, si dhe në disa procese të tjera zgjedhjesh të pjesshme, ku blerja dhe manipulimi i votës ishin shqetësuese, madje u përmendën si faktor i rëndësishëm edhe në raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë. Por edhe krerët e opozitës, gjithashtu kanë dëshmuar se nuk mund të organizojnë një proces zgjedhor pa këto fenomene.

Faktori tjetër që vë në pikëpyetje legjitimitetin e protestës është mënyra se si u organizua, si filloi dhe si po vazhdon. Fillimisht kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi në një status në rrjetet sociale se i ftonte të gjithë shqiptarët të protestonin më 18 shkurt kundër padrejtësive, varfërisë, shëndetësisë që lëngon, arsimit të shkatërruar, drogës, krimit e të tjera. Një ditë më vonë ai shpjegoi se protestat e Rumanisë shërbenin si frymëzim për lëvizjen dhe se opozita do të pretendonte të njëjtën gjë që kërkuan edhe protestuesit në Rumani: rrëzimin e qeverisë. Një ditë para protestës kryetari i PD-së, Lulzim Basha përsëriti thirrjen: “Protesta e nesërme është bashkimi me i madh i qytetarëve kundër padrejtësise, kundër keqqeverisjes, kundër varfërisë….” Më pas e moderoi qëndrimin në postimin e videos së parë nga protesta me diçiturën: “Qendresa jonë për zgjedhje të lira”. Në vijimësi  në të gjitha mediat, e vetmja kërkesë që po përcillej ishte vetëm kjo: garantimi i zgjedhjeve të lira dhe sipas Bashës kjo mund të arrihet vetëm me një qeveri teknike.

Vetë protestuesit mund të jenë ç’orientuar pak nga mosartikulimi i qartë i kërkesave, ndërsa frymëzimi nga protestat në Rumani mbeti thjesht një status në rrjetet sociale, gjë që dihej. Tek e fundit në protestat e rumunëve nuk kishte ndonjë flamur të forcave politike, përveçse atij rumun.

Ky devijim i paqartë i qëllimit të protestës, duke vendosur në plan të parë kërkesat e një force politike dhe anëtarëve të saj, solli edhe ndryshimin e qëndrimit të qytetarëve. Shqiptarët kanë dhjetra arsye për të dalë në atë shesh e për të protestuar. Keqeverisja në të gjithë komponentet e saj, ku dominon korrupsioni, ka rritur ndjeshëm varfërinë dhe ky është fakt që përmbledh të gjitha kërto arsye, pa i marrë ato me rradhë. Ndaj dhe sheshi i protestës do të duhej të ishte mbushur çdo ditë aq sa ishte më 18 shkurt, por qytetarët qëndruan në protestë vetëm atë ditë deri në orën 16.00.  Ata u larguan duke lënë pas çadrën e PD-së dhe partive të tjera opozitare, me deputetë që kanë qënë ministra për tetë vjet, ish-drejtorë të qeverisë Berisha e ish-zyrtarë të tjerë bashkë me bijtë e tyre. Ata po protestojnë për pushtetin e tyre dhe jo për lirinë e votës e as për hallet e qytetarëve. Vështirë të gjesh njerëz të mos e dinë se ajo çadër nuk është e protestës së qytetarëve, por e atyre që nuk ndjehen të sigurt pa qenë në pushtet dhe e kërkojnë atë me çdo kusht, edhe nëse do të duhet të vazhdojnë t’i luten Ilir Metës.

Ja si protestohet në Rumani:

Ja si protestohet në Shqipëri:

Next Post
BE: Po bashkëpunojmë me Shqipërinë në luftën ndaj drogës

Koçijançiç i përgjigjet Bashës: BE e lufton krimin me autoritetet shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In