• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujt i duhet amnistia fiskale? Tabaku akuza qeverisë: Falen ata që kanë kryer vjedhje e akte korruptive duke u pasuruar

by Java News
25/06/2022 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se me projektligjin për amnistinë fiskale, synon të falë persona që kanë kryer vjedhje dhe akte korruptive për t’u pasuruar.

“E gjithë esenca e projektligjit rrotullohet në këmbënguljen e qeverisë për të falur ato persona që kanë kryer vjedhje, abuzime dhe akte korruptive duke u pasuruar. Sipas projektligjit personat që kanë fshehur pasuritë e tyre të fituara përmes vjedhjes, korrupsionit apo krimeve të tjera përfshirë në kodin penal do të përjashtohen nga ndjekja penale nëse deklarojnë pasuritë e tyre brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë”, shkruan Tabaku në një postim në rrjetet sociale.

Tabaku thekson se dalja e këtij ligji për konsultim pikërisht ditën kur Shqipëria nuk avancon për konferencën e parë ndërqeveritare “është një sinjal i keq presioni për të treguar se kush do jetë drejtimi i Shqipërisë”.

Postimi i plotë nga Jorida Tabaku

Kujt i duhet dhe përse tani amnistia fiskale?

Qeveria ka nxjerrë ditën e djeshme për këshillin publik variantin e fundit (sipas saj) të amnistisë fiskale (lexo dhe kriminale).

E maskuar si një amnisti fiskale projektligji vazhdon të jetë thuajse 90% identik në gjithçka me propozimin e vjetër të para tre viteve për të cilin kam folur e debatuar gjerësisht.

E gjithë esenca e projektligjit rrotullohet në këmbënguljen e qeverisë për të falur ato persona që kanë kryer vjedhje, abuzime dhe akte korruptive duke u pasuruar.

Sipas projektligjit personat që kanë fshehur pasuritë e tyre të fituara përmes vjedhjes, korrupsionit apo krimeve të tjera përfshirë në kodin penal do të përjashtohen nga ndjekja penale nëse deklarojnë pasuritë e tyre brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Vendi më i korruptuar në Europë, qeveria më e korruptuar në Europë skandalet e së cilës përditë sot po angazhohet në këtë luftë kundër ndershmërisë dhe në favor të korrupsionit.
Draft ligji favorizon ato që për 30 vite kanë fshehur pasuritë dhe ndëshkon ato që për 30 vite kanë paguar një më një taksat dhe kanë qenë korrekt me ligjin dhe shoqërinë.
Është një rrugë e pandershme për të mbrojtur me ligj ato që kanë fshehur pasuritë e tyre korruptive duke i ruajtur me fanatizëm fshehtësinë e identitetit dhe deklarimit duke promovuar kështu ilegalin dhe banditin e mundshëm përpara qytetarit dhe ndershmërisë së këtij të fundit.

Amnistimi i pasurive deri në 2 mln euro nuk ka asnjë bazë dhe lidhje me emigrantët që kanë vite që jetojnë e punojnë jashtë edhe që vazhdimisht kanë kontribuar në vendin e tyre.

Amnistia fiskale dhe penale e kthen në legale procesin e pastrimit të parave ndërsa vendi është nën monitorim të ngushtë nga MoneVval dhe një sërë institucionesh të tjera ndërkombëtare.

Kjo amnistini shkatërron konkurrencën në treg, barazinë para ligjit dhe punën e ndershme. Promovon informalitetin, shmangien e taksave, legalizimin e shkeljes së ligjit:

Sot vlerësohet ai që e shkel ligjin jo ai që e respekton. Sot penalizohet ai që e respekton shtetin jo ai që punon me forma të kundra ligjshme për të minuar rregullat e shoqërisë sonë.

Nuk përbën habi kjo pasi shefi i mazhorancës ka treguar me inkriminim e politikës, përfshirjen e krimit të organizuar dhe korrupsionin galopant respektin e tij për ligjin.

Dalja e këtij ligji për konsultim pikërisht ditën kur Shqipëria nuk avancon për konferencën e parë ndërqeveritare është një sinjal i keq presioni për të treguar se kush do jetë drejtimi i Shqipërisë. Kjo “pengmarrje” e ligj bërjes dhe këto ligje me porosi pa shkatërrojnë ekonominë e tregut!

Next Post
SHBA i përgjigjet Serbisë: Kosova shtet sovran, i përcakton vetë përparësitë në politikën e jashtme

'Të hapen sa më parë negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut'/ DASH: Perspektiva e zgjerimit të BE-së është jetike për Ballkanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

October 30, 2026
Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

October 30, 2026
Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

October 30, 2026
Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera trupi për policët

Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera trupi për policët

October 30, 2026
Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari

October 30, 2026
Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje

Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje

October 30, 2026
Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

October 30, 2026
Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

October 30, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Tetor 2026

October 30, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In