• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kujt i djegin më shumë shuplakat e ambasadorit amerikan

by
13/11/2015 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Komentet e ambasadorit ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, në mbështetje të  reformës në drejtësi, kanë ngjallur jo pak interes në opinionin publik, politik, por edhe në qarqet e drejtësis. Kjo, jo thjesht për stilin e drejtëpërdrejtë me të cilin ai “vuri gishtin mbi plagë”, duke denoncuar individë dhe grupe të caktuara që janë kundër kësaj reforme, por duke mos kursyer as ofiqarë dhe deputetë, të cilët përpiqen të ruajnë kontrollin mbi drejtësinë, duke e anatemuar këtë refomë. Shefi i diplomacisë amerikane në kryeqytet qartazi është detyruar të artikulojë se kjo reformë e hartuar nga ekspertët duhet të votohet ashtu siç është shkruar, pasi ajo mban edhe firmën e SHBA-së në këtë dokument. “Shuplaka” e tij ishte jo pak përcëlluese për politikën shqiptare.

Duke ndjekur procesin e hartimit të reformës zgjedhore, por sidomos reagimet pas finalizimit të draftit, bëhet e qartë se cilët janë aktorët politikë, parlamentarë dhe shtetarë, të cilët pa shumë elegancë u rreshtuan kundër draftit. Ndonëse duhet të fliste i fundit, i pari që artikuloi kundërshtitë ndaj reformës, sidomos për procesin e hartimit të saj, ku kishte ekspertë edhe nga SHBA dhe BE, ishte Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Nëpërmjet disa deklaratave në media dhe më pas nëpërmjet një letre dërguar Kuvendit, ai nga njëra anë kundërshtoi procesin për hartimin e reformës dhe, nga ana tjetër, zbuloi se as ja kishte haberin se çfarë përmbante dokumenti.

Deklaratat e tij ishin qartazi politike, si jehonë e e kundërshtive të ashpra që deklaronte ndaj kësaj reforme ish- kryeministri, Berisha. Qëndrimet e kreut të shtetit ndaj reformës në drejtësi në të vërtetë kanë qenë vetëm në nivel qoke për PD dhe Berishën. Aq i ndërvarur ishte Nishani nga qëndrimi i PD-së, sa vetëm kur Basha vendosi të çojë përfaqësuesit e PD në komisionin e reformës në drejtësi, vendosi edhe ai të çojë përfaqësuesin e tij në grupin e ekspertëve.

I rreshtuar kundër paketës për reformën në drejtësi ka qenë dhe Berisha, i cili në thelb mban ende çelësat e votave të deputetëve të PD-së në Kuvend. Ai, ndonëse nuk është shfaqur aq egër kundër draftit, pasi në thelb e dinte shumë mirë se drafti mbështetej nga SHBA dhe BE, nuk ka ngurruar që të përdorë zëra të tjerë brenda PD-së kundër tij. Publikisht kryetari i PD-së Basha ka mbajtur një qëndrim më të distancuar. Ai nuk ka bërë komente publike kundër draftit, por nga ana tjetër nuk ka mundur të shprehet edhe në favor të tij. Kjo për faktin e thjeshtë sepse ai nuk kontrollon dot votat e deputetëve të PD-së. Gjithsesi, zyrtarisht PD-ja ka kontestuar jo pak pika të kësaj pakete, nëpërmjet një dokumenti alternativ që ka çuar në Komisionin e Venecias, paralelisht me draftin e dërguar nga grupi i ekspertëve. Por nga ana tjetër pas në kontestime nuk ka mbetur as LSI, parti që është në qeveri në koalicion me PS. Drejtues të lartë të LSI në jo pak raste kanë lënë të kuptohet se nuk do të votojnë draftin në mënyrën sesi është përpiluar, duke kërkuar ndryshime, por duke thënë edhe se nuk ka reformë pa votën e PD!

Prekja e mjaft domeneve të krerëve të politikës që kontrollojnë sistemin e drejtësisë, duket qartazi që janë dhe arsyet e një sërë kundërshtish që kanë gjalluar menjëherë pas finalizimit të reformës në drejtësi. Përpjekjet për ta futur draftin e reformës në drejtësi në rrugë pa krye, duke ia nënshtruar atë qepjeve dhe arnimeve, kanë bërë që faktori ndërkombëtarë të deklarojnë qartazi se nuk do të pranojnë pazare dhe se drafti do të miratohet nga Kuvendi në formën që është hartuar. Për këtë qëllim ata nuk kanë ngurruar të deklarojnë se kjo reformë mban edhe firmën e tyre, në përpjekje për të ndaluar “pazaret” në kurriz të reformës për votat në që duhen në Kuvend. Çdo kundërshti ndaj draftit të hartuar, as më shumë dhe as më pak do të konsiderohet si një përpjekje për të mbrojtur ministrat e korruptuar të sotëm dhe të nesërm, deputetë të inkriminuar të sotëm dhe të nesërm, gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar të sotëm dhe të nesërm. Drafti do të miratohet në formën që është paraqitur. Kjo është e qartë tashmë.

Mbetet për t’u parë nëse kundërshtarët e draftit të paraqitur do të vijojnë të mbajnë të njëjtat qëndrime për t’u përballur më pas me pasojat e mosbashkëpunimit me faktorin ndërkombëtarë, apo do t’i hapin dritën e gjelbër miratimit të draftit për ta çliruar Shqipërinë nga makthi i një sistemi drejtësie “të krimbur deri në palcë”.

Next Post

Dafina Zeqiri, “rezultat” i palestrës apo....? (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In