• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kujt i dha mesazh Kosova sot?

by
03/08/2015 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Një seancë e gjatë dhe e rëndë e Kuvendit të Kosovës,si ato që marrin vendime delikate dhe me peshë, ka shënuar në fund të saj hapjen rrugë të krijimit të Gjykatës Speciale. E ndërsa vëmendja ishte fokusuar pikërisht tek ky hap, që klasës politike kosovare ju imponua për arsye që më së shumti gjenden jashtë territorit të Republikës së Kosovës, në seancë u hodh edhe një hap tjetër, që shkon kryekëput në të kundërt të Gjykatës Speciale.

Opozita ka dështuar në nismën e saj për miratimin e një rezolute për genocidin serb në Kosovë. Pikërisht në seancën që përgatiti hapjen e një zinxhiri procedimesh penale të shqiptarëve, në lidhje me luftën që e bëri Kosovën shtet të pavarur. Ka shumë qasje ndaj arsyeve të krijimit, nevojave reale dhe impaktit që do të ketë Gjykata Speciale në jetën politike e sociale të Kosovës, në të ardhmen e saj si shtet dhe në marrëdhëniet me të tretët. Duke nisur me fqinjin verior, Serbinë, e cila nuk u detyrua deri më sot të ngrinte një trupë të ngjashme penale brenda territorit të vet.

Kujt i duhet mesazhi i dyfishtë kosovar në një ditë? Ai i ngritjes së Gjykatës Speciale, e njëkohësisht, i mos aprovimit të rezolutës për genocidin serb? Pse duhet që një përballje banale pozitë-opozitë, të ketë çmimin e lartë të një mesazhi që shkon kryekëput në të kundërt të interesave të Kosovës? Gjykata Speciale është një imponim i bashkësisë ndërkombëtare, kryesisht për arsyet e mëdha gjeopolitike që i venë në lëvizje shtetet që e sponsorizojnë këtë nismë. Por Kuvendi i Kosovës ka detyrën madhore që t’i thotë një “Po” të fortë çdo lloj nisme, ngado dhe kurdo që të vijë, e cila dënon genocidin serb mbi shqiptarët, pikërisht gjatë asaj lufte që do të jetë objekti i Gjykatës Speciale. Pa një qëndrim të tillë solemn, Kosova shkon drejt Speciales si një komb që pret të gjykohet nga historia. Ndërkohë që janë të tjerë ata që duhen gjykuar e dënuar.

Next Post

Kosova, sa e sëmurë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bulevardi i flamingove ishte pasqyrë”, Rama: Shqiptarët kërkojnë më shumë, statistikat nuk mjaftojnë më!

“Bulevardi i flamingove ishte pasqyrë”, Rama: Shqiptarët kërkojnë më shumë, statistikat nuk mjaftojnë më!

July 24, 2026
LIVE/ PS mbledh grupin parlamentar, Rama: Protestuesit janë matësi i ri i standardeve tona

LIVE/ PS mbledh grupin parlamentar, Rama: Protestuesit janë matësi i ri i standardeve tona

July 24, 2026
Rrethohet nga RENEA, Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund

Rrethohet nga RENEA, Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund

July 24, 2026
Kosovë, caktohet data e seancës konstituive të Kuvendit, Haxhiu: Të shmangen zgjedhjet e reja

Kosovë, caktohet data e seancës konstituive të Kuvendit, Haxhiu: Të shmangen zgjedhjet e reja

July 24, 2026
VIDEO/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi zbulon risitë e Kuvendit për sesionin e ri

VIDEO/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi zbulon risitë e Kuvendit për sesionin e ri

July 24, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Avokati Ndreca: As vetë Ols Dado nuk ka thënë që është emëruar në mënyrë të ligjshme!

July 24, 2026
Video/ Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, prindërit e autorit e telefonojnë teksa policia kërkon ta bindë të dorëzohet

Video/ Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, prindërit e autorit e telefonojnë teksa policia kërkon ta bindë të dorëzohet

July 24, 2026
Tragjedi në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni

Tragjedi në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni

July 24, 2026
Prindërit e Nertil Buzit zbardhin pretendimet e tyre për konfliktin: Shkak, një shumë parash nga Anglia

Prindërit e Nertil Buzit zbardhin pretendimet e tyre për konfliktin: Shkak, një shumë parash nga Anglia

July 24, 2026
Incidenti i Shehajt në Kuvend, Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’i jepja një shuplakë

Incidenti i Shehajt në Kuvend, Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’i jepja një shuplakë

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In