• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova, sa e sëmurë!

by
03/08/2015 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Deputetët kosovarë kanë treguar këtë fillimjavë se janë pjesë e një shoqërie krejt të sëmurë. Është dashur përgatitja e rivotimit për Gjykatën Kushtetuese, që t’i hapin njëri-tjetrit gjëra që turpërojnë dhe e ulin krejt Luftën e Kosovës dhe atdhedashurinë e shqiptarëve. Në njërën prej këtyre fjalimeve, është akuzuar një deputet i Vetëvendosjes se familja e vet e kishte pasur mike Millosheviçin, ashtu si e gjithë Vetëvendosja është damkosur me akuzën që se kanë ndihur fare Luftën e Kosovës. I akuzuari si mik i Millosheviçit e ka quajtur babanë e Thaçit (ky i fundit ka drejtuar kryqëzatën për votimin), si hajdut pulash, kurse Haradinaj i është qepur Thaçit duke i thënë hapur se kryeministri Mustafa do kënaqet me ty, kur të përfundosh në Gjykatë. Të tjerat s’po iu pëmendim…

E gjitha na ka kujtuar disi një mbledhje të famshme të politikanëve shqiptarë të para pak viteve, që e kanë degjeneruar njëri-tjetrin kaq shumë saqë partia e tyre nuk do ta mblidhte veten me vite e vite të tëra derisa sa do të ndahesh frikshëm.

Në të gjithë këtë tollovi dhe pak mungesë prestigji (të kujtojmë se Gjykata mund të votohej që në fillim, pa bërë këtë skenë papërgjegjshmërie që bënë kosovarët), nuk kemi dëgjuar as edhe njëherë të debatojnë politikanët kosovarë për energjinë e munguar dhe problemet bazike të jetës së kosovarit të thjeshtë. Pse kosovarët ikin për ditë e më shumë; pse të rinjtë s’kanë më shpresë; dhe pse vallë varfëria është kaq e madhe? Pse ata që në luftë u futën si të varfër, pas saj u bënë aq të pasur? Në fakt, për të gjitha këto, parlamenti kosovar ka vetëm monologë patetike, por asnjëherë qasje mbipartiake për të treguar se merret me gjëra thelbësore.

Ndryshe, votimi i Gjykatës Speciale, që për hir të së vërtetës do të krijohej dhe pa këtë votim të së hënës, i ka treguar bashkatdhetarët tanë si të papjekur politikisht dhe me mangësi të theksuara shtetndërtimi. Mu atë, që na kanë akuzuar në shekuj fqinjët jo aq dashamirë sllavë, kur thonë se shqiptarët s’kanë aftësi shtetformimi. Të paktën, këto debate dhe sharje, të na i kursenin sot, për hir të asaj që Kosova ka arritur dhe ëndrrës së madhe që kemi të gjithë se republika e tyre ka filluar të ecë me këmbët e saj dhe nuk lëngon rëndë, si u duk sot nga fjalët në jerm të shumicës së deputetëve patetikë të Kuvendit kosovar.

Next Post

Vajza 5-vjeçare shpëton nënën dhe vëllanë nga vdekja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

July 24, 2026
Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

July 24, 2026
Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

July 24, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Marrëdhënia me qytetarët rrezikon të thyhet”, Meçe zbërthen mesazhin e Ramës

July 24, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë/ Shtëpia e Bardhë: Trump pret të martën Zelenskyn në Uashington

Lufta Rusi-Ukrainë/ Shtëpia e Bardhë: Trump pret të martën Zelenskyn në Uashington

July 24, 2026
Pse u frikësua Berisha të votojë kundër Niko Peleshit?

Bilanci i një viti, Peleshi: Kjo është legjislatura e integrimit evropian

July 24, 2026
Takimi ministror i APEC miraton deklaratën mbi teknologjitë digjitale dhe AI

Takimi ministror i APEC miraton deklaratën mbi teknologjitë digjitale dhe AI

July 24, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Horoskopi i Chrysanthi Kalogerit: Kujdes, po vjen java më e fortë e verës!

July 24, 2026
U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In