• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujdes nesër! Moti do të përkeqësohet, priten përmbytje dhe rrëshkitje dherash

by Java News
06/11/2016 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët e ardhshme të javës në vijim do të jenë të vështira pasi pritet që reshjet e dendura të shiut të prekin të gjithë vendin. Situata do të nisë të ndryshojë që ditën e nesërme ndërsa moti do të përkeqësohet dukshëm të martën.

Lajmin për të qenë më të kujdesshëm e kanë bërë të ditur edhe dy nga ministrisë e qeverisë, ajo e Bujqësisë dhe para pak momentesh edhe Ministria e Brendshme, e cila parajalmëron qytetarët që mund të ketë edhe rrëshqitje dherash.

Disa orë më parë Ministria e Bujqësisë përmes një njoftimi bënte me dije se në bazë të parashikimeve të meteorologëve, reshjet e nesërme do të jenë me intensitet të lartë, dhe do të ketë probleme në zona si Lezha e Shkodra. Nga ana tjetër, MB ka urdhëruar ngritjen e Shtabeve të Emergjencave në të gjithë vendin për shkak se duke filluar nga mesdita e 7 nëntorit pritet një përkeqësim i motit, me reshje të shumta që mund të shkaktojnë përmbytje.

Sipas parashikimeve të Instituteve Meteorologjike, pritet të ketë fryrje të lumenjve që rrezikojnë të dalin nga shtretërit e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar Prefektët dhe përfaqësuesit e bashkive në të gjithë vendin që, përveç ngritjes së Shtabeve të Emergjencës, të vënë në gadishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike-operacionale për të reaguar sipas situatës.– shkruhet në njoftimin e MB.

Njoftimi

Buletinet e instituteve të specializuara meteorologjikë njoftojnë se përkeqësimi i motit mund të shoqërohet fillimisht me reshje me intensitet mesatar, që do të vijnë duke u shtuar.

Përveç përmbytjeve, reshjet mund të shkaktojnë edhe rrëshqitje të tokës në zona të caktuara.

Situata pritet të përkeqësohet në datën 8 nëntor, sidomos në njësitë administrative të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas parashikimeve të Instituteve Meteorologjike, pritet të ketë fryrje të lumenjve që rrezikojnë të dalin nga shtretërit e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar Prefektët dhe përfaqësuesit e bashkive në të gjithë vendin që, përveç ngritjes së Shtabeve të Emergjencës, të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike-operacionale për të reaguar sipas situatës.

MPB këshillon shtetasit në zonat që mund të preken nga përmbytjet, të minimizojnë lëvizjet e panevojshme dhe sidomos të fëmijëve të vegjël, të pa shoqëruar nga të rriturit.

MPB kërkon nga shtetasit që t`u binden lajmërimeve të strukturave të pushtetit vendor dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave.

/java/a.k

Next Post
VIDEO/ Momenti kur forcat detare rimorkiojnë skafin e “ngecur” prej 10 orësh në det

VIDEO/ Momenti kur forcat detare rimorkiojnë skafin e "ngecur" prej 10 orësh në det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com