• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kufomat qëndrojnë në shtëpi për ditë me radhë”, aktivistja shqiptare shokon me detajet që tregon nga Italia

by Java News
25/03/2020 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia është një ndër shtetet europiane më të prekur nga koronavirusi, madje ia ka kaluar edhe Kinës për nga numri i viktimave.

Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve Sonila Alushi në Bergamo, në një lidhje më “ABC e mëngjesit”, ka folur për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit. Ajo ka treguar detaje sa të frikshme dhe të rëndësishme, duke na bërë të ditur që situata atje është shumë serioze.

Alushi tha se edhe familja e saj u prek nga COVID-19 duke treguar me detaje mënyrën se si arriti të kontrollonte panikun dhe shmangur rrezikun.

“Sipas këshillave që morëm me mjekun e familjes mesa duket ishte koronavirus. Të gjithë u izoluam edhe pse nuk e kishim sigurinë. Kemi 28 ditë që nuk shihemi me vjehrrin pasi është izoluar sepse rreziku i tij është më i madh, për shkak të problemeve të tjera shëndetësore”, tha Aushi.

Gjithashtu ajo foli për komunitetin shqiptar në Bergamo ndërsa theksoi se janë të izoluara. “Ditët e para nuk kishim informacion për të prekur me COVID-19, por deri tani janë konfirmuar 9 viktima. Dy janë në zonën e Bergamos, provincë.

“Sa i përket zotërisë 60 vjeç në kontakt që kam me të afërt mësohet se nuk ka qenë i prekur me sëmundje të tjera.

Një aspekt i rëndësishëm është se në rajonin e Lombardisë mesatarja e moshës është 47 vjeç, popullsia italiane konsiderohet e vjetër”, u shpreh ajo.

Gjithashtu ajo ka folur edhe për familjen e saj dhe se po e kalon koronavirusin.

“Sëmundjen e kemi përjetuar në mënyra të ndryshme. Nuk u kurova me mjekime. Mora informacion nga mjeku. Në këtë moment që flasim jam në ditën e 20. Në rastin tim kam pasur dhimbje koke, temperaturë, rëndesën në kraharor e ndjeja, por në krahasim me të tjerët e mora vetën shumë shpejt. Në këtë moment Bergamo po humb një gjeneratë të tërë, flasim për moshën rreth 70 vjeç.

Kam bërë mbi 10 telefonata për ngushëllime. Humbjet janë të përditshme, janë më shumë se numrat shqiptarë. Në disa raste ka vdekje në shtëpi dhe këto kufoma qëndrojnë në shtëpi edhe për ditë me radhë.

Na thonë që në këtë provincë po vdesin më shumë njerëz. Koronavirusi por vret më shumë. Tashmë vendi është një gjendje shoku, njerëzit nuk po e kuptojnë e jetëve.

Para tre ditësh fqinja na tha që kishte humbur bashkëshortin, dhe ne e morëm vesh nga ballkoni është vërtet e pabesueshme.

Gjithashtu përtej frikës apo panikun ka dhënë një mesazh të rëndësishëm, duke kërkuar qytetarëve që të përballen me realitetin. Por ajo theksoi që ky virus nuk duhet nënvlerësuar, zgjidhja më e mirë është të vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi, duke evituar sa më shumë numrin e vdekjeve. Jeta jonë varet nga tjetri dhe jeta e tjetrit varet nga e jona, duhet të ndërgjegjësohemi”, tha Aushi.

Next Post
SHBA miraton kurën e parë për Covid-19/E zbatoi dhe Kina duke përdorur plazmën e gjakut të pacientëve…

SHBA miraton kurën e parë për Covid-19/E zbatoi dhe Kina duke përdorur plazmën e gjakut të pacientëve...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

‘Tepria’ e Vuçiq për Lepencin duhet ta trandë BE

August 10, 2026
Si të mbroheni nga i nxehti i verës…

Qershori dhe korriku, muajt më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Evropë

August 10, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Shkupi pas 114 vjetëve, nga kryeqendra historike te horizonti evropian

August 10, 2026
Ukraina sulme me dronë ndaj Rusisë, vriten 12 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Ukraina sulme me dronë ndaj Rusisë, vriten 12 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

August 10, 2026
Mjekët të kënaqur me rritjen e pagës 15 mijë lekë: Tërhiqen nga peticioni për Ramën

Hapet thirrja për teknikët e shkencave mjekësore, aplikimet deri më 24 gusht

August 10, 2026
Nga Dubai në Dublin, “bosi” i kartelit përballet me drejtësinë

Nga Dubai në Dublin, “bosi” i kartelit përballet me drejtësinë

August 10, 2026
Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

August 10, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

A mund t’i priten pemët Lulit të Pukës nëse ‘a tu rrejtë’ katundin

August 10, 2026
Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

August 10, 2026
Sherri me armë në Velipojë, arrestohet Klivis Kuçaj

Dhunohet nga dy persona një vajzë në Shkodër, Policia jep detajet e para

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com