‘Kufjet ju lënë shtatëzanë’
Për të gjithë ato femra që kërkojnë të bëjnë një fëmijë, janë krijuar një palë kufje që mund t’i ndihmojnë shumë. Kufjet me emrin Yono ndjekin ciklet e ovulacionit në mënyrë që femra ta dijë kur është më pjellore.
Yono monitoron temperaturën e femrës 70 herë gjatë natës e më pas, nëpërmjet Bluetooth, i dërgon të dhënat në aplikacionin Yono në mëngjes. Ky aplikacion i analizon këto të dhëna e më pas tregon sa pjellore je.
Shitja e këtyre kufjeve mund të fillojë në fund të këtij viti me një çmim prej 99 dollarësh.








