• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Beqaj: Kufizimi i kohës për mbrojtjen në Apel pa arsyetim të individualizuar, mund të cenojë procesin e rregullt ligjor

by E S
14/06/2026 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar lidhur me nenin 426/a të Kodit të Procedurës Penale, duke ngritur dyshime për mënyrën si kufizohet koha e mbrojtjes në gjykatat e Apelit.

Në një deklaratë të shpërndarë nga avokati i tij, Beqaj shprehet se përcaktimi i minutazhit për parashtrimin e argumenteve në seancë mund të cenojë të drejtën për një mbrojtje efektive dhe proces të rregullt ligjor, nëse nuk është i arsyetuar dhe i përshtatur sipas çdo çështjeje konkrete.

Sipas tij, çdo kufizim i fjalës së mbrojtjes duhet të mbetet brenda standardeve kushtetuese dhe atyre të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke shmangur çdo formë arbitrariteti në praktikën gjyqësore në apel.

Deklarata e Ilir Beqaj:

A duhet të kufizohet e drejta e mbrojtjes me kronometër? (dyshime mbi kushtetueshmërine e nenit 426/a të KPrP)
“Dashnorët” e te ashtuquajtur “Reforma e Drejtësisë” vazdhojnë të mbrojnë tezën se Reforma eshte ajo e duhura, por ende mund të ketë probleme me zbatimin e saj.
Që Reforma e Drejtësisë ka deshmuar deshtime të bujshme ky eshte fakt i padiskutueshëm.

Që një reformë, pas 10 vjetësh zbatim, të kete nevojë për vleresim, rishikim dhe korrigjim nuk ka pse te jete tabu.
Hartuesit apo mbështetësit politikë janë te parët qe duhet të nisin një proces analize dhe korrigjimesh të mundshme.

Duke e nisur analizën jo nga zbatimi jo i drejtë, por me së pari nga gabime në dispozitat e miratuara.

I tillë është edhe Neni 426/a i KPrP, “Shqyrtimi gjyqësor në gjykatën e apelit”, i shtuar me ligjin nr. 35/2017. Pika 6 e këtij neni përcakton: “Gjykata mund të urdhërojë palët që të parashtrojnë pretendimet e tyre në mënyrë të përmbledhur, duke caktuar edhe kohën
e vlerësuar të mjaftueshme. Palët nuk mund të parashtrojnë në seancë shkaqe tej atyre të ngritura në apel.”

Kjo dispozitë parashikon se gjykata mund të urdhërojë palët që t’i paraqesin pretendimet në mënyrë të përmbledhur dhe mund të caktojë kohën e vlerësuar si të mjaftueshme. Megjithatë, fjala “mund” nuk mund të kuptohet si autorizim i lirë për të vendosur kufizime stë përgjithshme apo të paarsyetuara. Ajo është një kompetencë procedurale që duhet ushtruar vetëm brenda kufijve të Kushtetutës dhe KEDNJ.

Në një proces penal në apel, kufizimi i kohës së fjalës nuk është thjesht çështje administrimi te seancës. Apeli është shkalla e dytë dhe, në praktikë, shkalla e fundit ku mund të shqyrtohen çështje fakti, prova, fajësia, cilësimi juridik dhe dënimi. Për këtë arsye, çdo kufizim i fjalës së mbrojtjes prek drejtpërdrejt të drejtën për t’u dëgjuar, të drejtën për mbrojtje efektive dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor.

Baza kushtetuese është neni 42 i Kushtetutës, i cili garanton se liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor.

Po aq i rëndësishëm është neni 17 i Kushtetutës, sipas të cilit kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet vetëm me ligj, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Ky kufizim duhet të jetë proporcional dhe nuk mund të cenojë thelbin e së drejtës. Gjithashtu, kufizimet e vendosura me ligj nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuar në KEDNJ.

Kur gjykata i thotë palës mbrojtëse “keni edhe 10 minuta”, pa shpjeguar pse pikërisht 10 minuta janë të mjaftueshme për çështjen konkrete, lind një problem serioz kushtetues. Pyetja “pse 10 minuta dhe jo 8 apo 12?” nuk është pyetje retorike. Ajo lidhet me kontrollin mbi diskrecionin gjyqësor. Nëse gjykata nuk jep arsye, kufizimi nuk është i kontrollueshëm dhe rrezikon të jetë arbitrar.

Për te qene ne përputhje me Kushtetutën, apeli penal duhet të mos bjerë ndesh me:
– nenin 31 të Kushtetutës, që garanton të drejtat e të pandehurit në procesin penal, përfshirë të drejtën për mbrojtje;
– nenin 33, që lidhet me të drejtën për t’u dëgjuar;
– neniin 43, që garanton të drejtën e ankimit; dhe
– nenin 142, që kërkon arsyetimin e vendimeve gjyqësore.
Të njëjtin standard vendos edhe neni 6 i KEDNJ.
Neni 6 §1 garanton të drejtën për një gjykim të drejtë, ndërsa neni 6 §3/b dhe §3/c garantojnë, në çështjet penale, të drejtën për kohë dhe lehtësi të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe të drejtën për t’u mbrojtur vetë ose me mbrojtës.

Po ashtu, neni 2 i Protokollit nr. 7 të KEDNJ garanton të drejtën e personit të dënuar që fajësia ose dënimi i tij të shqyrtohet nga një gjykatë më e lartë. Kjo e drejtë mund të rregullohet me ligj, por nuk mund të mos gëzohet de fscto. Apeli nuk mund të shndërrohet në një procedurë ku pala dëgjohet vetëm formalisht dhe pa mundësi reale për të zhvilluar mbrojtjen.

Kufizimi kohor në apel mund të jetë i pajtueshëm me Kushtetutën dhe KEDNJ vetëm nëse plotëson disa kushte minimale:
– të jetë i individualizuar sipas çështjes konkrete;
– të jetë i arsyetuar;
– të jetë proporcional me kompleksitetin e çështjes;
– të mos pengojë paraqitjen e thelbit të mbrojtjes;
– të lejojë replikë kur është e nevojshme; dhe
– të pasqyrohet në procesverbal, sidomos kur pala kundërshton kufizimin ose kërkon kohë shtesë.

Gjykata ka të drejtë të shmangë përsëritjet, zvarritjet dhe daljet jashtë objektit të apelit. Por kjo kompetencë nuk mund të kthehet në mjet për të kufizuar mbrojtjen. “Përmbledhur” nuk do të thotë “i cunguar”. Administrimi i seancës nuk mund të prevalojë mbi të drejtën për proces të rregullt ligjor.

Pika 6 e nenit 426/a duhet të interpretohet jo në menyre të pavarur, por ngushtë dhe në harmoni me nenet 17, 31, 33, 42, 43 dhe 142 të Kushtetutës, si dhe me nenin 6 të KEDNJ dhe nenin 2 të Protokollit nr. 7.

Reforma në drejtësi duhet të matet, më se pari, me cilësinë e garancive që ajo i jep qytetarit përballë pushtetit ndëshkues të shtetit. Drejtësia nuk vendoset duke kufizuar mbrojtjen me minuta, por duke garantuar që ajo të dëgjohet plotësisht, efektivisht dhe pa arbitraritet.

Next Post
Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, humb jetën një grua, plagosen katër persona

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, humb jetën një grua, plagosen katër persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
Ministri i Jashtëm i Spanjës: Integriteti i zonës Shengen është i garantuar

Ministri i Jashtëm i Spanjës: Integriteti i zonës Shengen është i garantuar

July 31, 2026
“14 maji”/ Bejko ‘thumbon’ Berishën: Është bërë si luan pa dhëmbë që nuk kafshon dot…!

“PD është kthyer në një ndërmarrje”, Bejko: Berisha bëri pazar për ligjin e investimeve strategjike

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com