• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kufizimet për sezonin e ri turistik/ Epidemiologu: Thjesht të respektohen masat

by Java News
30/04/2021 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se me ardhjen e sezonit turistik është i nevojshëm respektimi i masave kundër virusit. I ftuar këtë të premte në “Abc-ja e mëngjesit”, epidemiologu theksoi se nuk janë të nevojshme kufizimet shtesë me shtetet e tjera vetëm në rastet kur kemi të bëjmë me një rritje eksponenciale të rasteve.

“Thjesht të respektojmë masat tona, turizmi veror do të thotë ambiente të hapura. Në nuk jemi në marsin e 2020-ës. Tani dimë më shumë, masat i dimë të gjithë, çdo shtet e di si të ruhesh dhe ta evitosh përhapjen, nuk bën sens me përjashtim nëse shtetet kanë rritje eksponenciale të rasteve por në përgjithësi mjafton ruajtja e masave, pra janë të gjitha elemente në favor.

Verën e kaluar ishim të hapur dhe kufirin me Kosovën. Ndërkohë Kosova ishte në majën e valës së saj dhe nuk u përkthye në asgjë në Shqipëri.”, tha epidemiologu.  Ai komentoi gjithashtu dhe situatën e rëndë me të cilën po përballet India për shkak të virusit. Sipas tij, kushtet e ulëta higjieno-sanitare kanë ndikuar në valën e tmerrshme sesa vetë agresiviteti i variantit indian.

“Është një popullsi e madhe, kemi problemin e dytë pasi e ke të pamundur distancimin fizikisht në shumicën e zonave. Dhe një virus respirator patjetër që ky numër i madh njerëzish që janë në kontakt me njëri-tjetrin dhe nuk i kanë mundësitë e higjienës.”, theksoi ai.

g.kosovari

Next Post
Bujar Nishani kërkon braktisjen e parlamentit të ri nga PD-ja

Bujar Nishani kërkon braktisjen e parlamentit të ri nga PD-ja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com