• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kufizimet e udhëtimeve, SHBA fut në listën e zëzë Korenë e Veriut dhe Venezuelën

by Java News
25/09/2017 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e zgjeruan vendimin polemizues të ndalimit të udhëtimit duke përfshirë në variantin e fundit të tij edhe qytetarët nga Koreja e Veriut, Venezuela dhe Çadi.

Shtëpia e Bardhë pretendon se kufizimet e reja janë pasojë e një rishikimi të informacioneve të ofruara nga qeveri të huaja. Donald Trump nxori një deklaratë të dielën mbrëma ku shpjegonte edhe një herë se motoja e tij “Ta bëjmë Amerikën të sigurtë” vazhdon të mbetet prioriteti numër 1 i Presidentit amerikan.

“Nuk mund të pranojmë në vendin tonë persona që nuk mund të verifikohen në mënyrë të sigurtë”, ishte komenti i tij. Ka një përjashtim sidoqoftë: ndalimi për venezuelianët prek vetëm zyrtarët qeveritarë dhe familjarët e tyre. Tre vendet e reja në listën e zezë të udhëtimit i bashkohen 5 ekzistueseve: Iranit, Libisë, Sirisë, Jemenit dhe Somalisë.

Deklarata e re ndërkohë e çliron nga kufizimet Sudanin. Urdhri i parë i Trumpit shkaktoi debate të nxehta në mbarë vendin e jashtë tij dhe duke qenë se prekte 6 vende me shumicë myslimane, nuk ishte e çuditshme që mori gjerësisht etiketimin “ndalim për myslimanët”. Lëvizja e shefit të Shtëpisë së Bardhë u bë subjekt i një sërë sfidave ligjore dhe protestave në shkallë të gjerë e tani fjalën e fundit mbi çështjen nevralgjike pritet ta thotë Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara në muajin tetor.

Gjatë korrikut, urdhri u rikthye pjesërisht në fuqi. Sipas grupit të të drejtave të njeriut, unioni i lirive qytetare të Amerikës, zgjerimi i listës me vende të reja nuk e ndryshon faktin që urdhri i administratës në thelb vazhdon të mbetet një ndalim për myslimanët.

a.ç

Next Post
Pogradecari “shokon” grupin hetimor: Nuk jam penduar për vrasjen e gruas

Pogradecari "shokon" grupin hetimor: Nuk jam penduar për vrasjen e gruas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pritja e Xi Jinping për Trump, dalin fotot e tryezës së takimit

Pritja e Xi Jinping për Trump, dalin fotot e tryezës së takimit

November 19, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Projektligji i ri, sigurim i detyrueshëm edhe për monopatinat elektrike

November 19, 2026
Mungoi në gjyqin e Veliajt, GJKKO konfirmon gjobat ndaj Plarent Ndrecës

Mungoi në gjyqin e Veliajt, GJKKO konfirmon gjobat ndaj Plarent Ndrecës

November 19, 2026
Trump, Putin dhe Xi dalin me deklaratë të përbashkët: Marrëveshje për reformimin e OKB-së, naftën dhe armët bërthamore

Trump, Putin dhe Xi dalin me deklaratë të përbashkët: Marrëveshje për reformimin e OKB-së, naftën dhe armët bërthamore

November 19, 2026
Zbardhet sherri në burgun e Reçit. Plagoset një i dënuar, arrestohet një tjetër. Zbulohet telefon në qeli

Zbardhet sherri në burgun e Reçit. Plagoset një i dënuar, arrestohet një tjetër. Zbulohet telefon në qeli

November 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tirana dhe pjesa tjetër e vendit, dy tablo të ndryshme elektorale

November 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Nëntor 2026

November 19, 2026
“Nuk është 10 miliardë euro, por 5.5”, Berisha vijon akuzat për buxhetin: Pensionistët marrin vetëm 1 përqind të GDP-së

“Nuk është 10 miliardë euro, por 5.5”, Berisha vijon akuzat për buxhetin: Pensionistët marrin vetëm 1 përqind të GDP-së

November 19, 2026
Sa investon Shqipëria jashtë? Rreth 341 milionë dollarë në vitin 2025, e 29-ta në Europë

Sa investon Shqipëria jashtë? Rreth 341 milionë dollarë në vitin 2025, e 29-ta në Europë

November 19, 2026
Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, sa lekë do të shiten nafta dhe benzina

Ulen çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 201 lekë, benzina në 160 lekë për litër

November 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In