• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kufiri Detar/ Ministri i Jashtëm grek vjen në Shqipëri me një paketë propozimesh

by Java News
24/05/2016 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një paketë e plotë me propozime konkrete për sheshimin e të gjitha problemeve që kanë mes tyre Shqipëria dhe Greqia, ka përgatitur Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë. Kjo paketë do t’i dorëzohet qeverisë shqiptare, nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolaos Kotzias, në një vizitë të posaçme që do të zhvillojë në Tiranë, në fillim të muajit të ardhshëm.

Burime zyrtare nga MPJ konfirmuan për noa.al se “një paketë propozimesh për zgjidhjen e të gjithave çështjeve dypalëshe ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë do të çojë në Tiranë ministri i Jashtëm Nikolaos Kotzias gjatë vizitës që do të realizojë në vendin fqinj në fillim të muajit Qershor”.

Propozimi grek do të dorëzohet, në kuadrin e një nisme të autoriteteve greke për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull vitet e fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë në kuadrin e 20-vjetorit të nënshkrimit të paktit të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve në vitin 1996.

Çështjet kryesore për t’u zgjidhur pasi ende mbeten pezull, janë ndarja e Zonës Ekskluzive Ekonomike (EEZ) midis Greqisë dhe Shqipërisë (kufiri detar), zgjidhja e çështjeve pronësore që ekzistojnë në të dy anët e kufirit, si dhe çështje të tilla si mbledhja e eshtrave të rreth 11.000 ushtarëve grekë të cilët u vranë në vitet 1940-’41 gjatë luftës greko-italiane dhe mbetën të varrosur në zona të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht në juglindje.

MPJ greke veçon faktin se çështja e eshtrave të ushtarëve grekë ka qenë kërkesë e qeverisë së Greqisë që në kohën kur Shqipëria drejtohej nga Enver Hoxha, por ajo kurrë nuk mori zgjidhje as atëherë dhe as 26 vitet e fundit.

Për më tepër, evidentohet në informacionin e MPJ greke, mbetja pezull e kësaj çështjeje vihet përballë faktit se me ushtarët italianë në Shqipëri, çështja është mbyllur shumë kohë më parë.

Propozimi që do të dorëzohet, do të përfshijë edhe një memo të posaçme ku kërkohet të sigurohet mbrojtje e minoritetit në Shqipëri, pasi, siç vihet në dukje, gjatë muajve të fundit, pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga Athina, janë regjistruar shkeljet të të drejtave fetare dhe atyre politike të minoritetit grek.

Athina dëshiron një zgjidhje “ të pastër” në çështjet dypalëshe, në mënyrë që hyrja e Shqipërisë në K.E. të mos shoqërohet me çështje që mbeten të varura, të cilat, mund të vazhdojnë pa fund brenda kontekstit Europian.

Boshti kryesor në propozimin grek është nevoja që të mbyllen këto dy çështje dypalëshe sa më shpejt që të jetë e mundur, para se të fillojnë procedurat për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Athina dëshiron një zgjidhje “të pastër” në çështjet dypalëshe, në mënyrë që hyrja e Shqipërisë në BE të mos shoqërohet me çështje që mbeten pezull, të cilat, mund të vazhdojnë pa fund brenda kontekstit Europian.

Tirana zyrtare ka marrë statusin e vendit kandidat në qershor të vitit 2014. Por rruga për këtë proces u hap 11 vjet më parë, nga Këshilli Evropian i Selanikut ku Shqipëria është përmendur për herë të parë si kandidate e mundshme për anëtare të BE.

Z.Kotzias do të vizitojë kështu Tiranën për të dytën herë në një vit, ndërsa homologu i tij shqiptar z.Ditmir Bushati u prit në Athinë marsin e kaluar me një axhendë, e cila u pasurua më tej me çështjen e refugjatëve.
Vizita e Kotzias në Tiranë pritet të zhvillohet pak ditë pasi në fund të majit në Athinë shkon presidenti rus, Vladimir Putin.

Z.Kotzias, duke folur mbi vizitën dhe planin special që mban firmën e tij, pranon se propozimi bëhet mbi çështje të ndërlikuara (komplekse): “Në Shqipëri ne jemi në diskutim e sipër të një marrëveshjeje, të bazuar në një propozim timin për të zgjidhur të gjitha problemet e prapambetura si dhe të shfrytëzojmë mundësitë për aksione të përbashkëta. Kështu që unë shpresoj se do të gjendemi në shtigje të përbashkëta për promovimin e zgjidhjeve të nevojshme”.

Zyrtarisht nuk jepen detaje të tjera mbi paketën “Kotzias”. Ato ndoshta do të bëhen publike në prag të vizitës së Kotzias në Tiranë, ose gjatë takimeve që ai do të zhvillojë në kryeqytetin shqiptar në qershor. Burime nga MPJ greke i thanë NOA-s se vizita e z.Kotzias ishte planifikuar të zhvillohej brenda majit, por u shty për fillimin e muajit tjetër.

Next Post

A është ide e mirë të pish kafen e mëngjesit me stomak bosh?! Ja çfarë thonë studimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kishim 14 ditë pa incidente”, protestuesit në Tiranë distancohen nga dhuna në Rrjoll: Jo çdo tel me gjemba është shesh proteste

“Kishim 14 ditë pa incidente”, protestuesit në Tiranë distancohen nga dhuna në Rrjoll: Jo çdo tel me gjemba është shesh proteste

June 13, 2026
Sezoni veror në Vlorë, fluks pushuesish vendas dhe të huajsh

Sezoni veror në Vlorë, fluks pushuesish vendas dhe të huajsh

June 13, 2026
Edhe këshilltari i Albin Kurtit në protestën para Kryeministrisë, shtohen dyshimet se kush po e orienton tubimin

Edhe këshilltari i Albin Kurtit në protestën para Kryeministrisë, shtohen dyshimet se kush po e orienton tubimin

June 13, 2026
Blerja e diplomave/ Pëllumb Kulla: Një nga krimet më të rënda në Shqipëri, këta bëhen drejtorë, shefa, ministra

Kriza, përplasje, histori!

June 13, 2026
Defekt në fluturimin Iberia, Papa Leo XIV kthehet në Romë me avionin e Mbretit të Spanjës

Defekt në fluturimin Iberia, Papa Leo XIV kthehet në Romë me avionin e Mbretit të Spanjës

June 13, 2026
Vrasja e Eglant Koçit! Kjo është makina që Mand Dhelpra përdori për të zhdukur trupin!

Vrasja e Eglant Koçit! Kjo është makina që Mand Dhelpra përdori për të zhdukur trupin!

June 13, 2026

Një viktimë trondit botërorin/ Një trup pa jetë gjendet pranë një stadiumi në Meksikë

June 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Zbulohet kryeorganizatori i protestave

June 13, 2026
Euronews: Protestat në Shqipëri përshkallëzohen në një përplasje diplomatike me Iranin

Euronews: Protestat në Shqipëri përshkallëzohen në një përplasje diplomatike me Iranin

June 13, 2026
Trafikonin bizhuteri të vjedhura jashtë shtetit, 1 në pranga dhe 7 argjendari nën hetim. Sekuestrohen 15 kg ar e 612 ora luksoze

Trafikonin bizhuteri të vjedhura jashtë shtetit, 1 në pranga dhe 7 argjendari nën hetim. Sekuestrohen 15 kg ar e 612 ora luksoze

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In