• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kufijtë/ Të gjithë kundër Thaçit

by Java News
20/10/2018 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësues e ish-përfaqësues të shtetit kanë argumentuar të premten rreziqet që i kanosen Kosovës nga ideja për “korrigjim” të kufirit me Serbinë, të cilën prej muajsh e shpall presidenti Hashim Thaçi. Disa nga ta i shohin tallëse arsyetimet që përdor kreu i shtetit kur përpiqet ta argumentojë këtë ide, shkruan Koha Ditore.

Thaçi këmbëngul në të, ani se kundër ndryshimit të kufijve janë vënë jo vetëm opozita, por edhe vetë subjektet politike në koalicion, sikurse edhe shoqëria civile. Ai ka thënë se do të heqë dorë nga ideja vetëm nëse dikush e bind se, pa “korrigjim” kufijsh, siguron njohjen e shtetit nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian që refuzojnë ta bëjnë këtë. E vendet që nuk e kanë deklaruar këtë njohje janë: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se njohja nga disa prej këtyre vendeve do të mundë të sigurohej, sikur në atë drejtim të ishte fokusuar energjia e shpenzuar në “korrigjimin” e kufijve.

“Më bëri përshtypje dje: Veseli tha se ‘shkëmbimi i territoreve a ndërrimi i kufirit është ide e Serbisë dhe e Rusisë’. Ideja me lëvizë me kufij, me territore, është shqetësuese. Jam kundër kësaj dhe nuk mendoj që është zgjidhja për asnjë gjë që na pret përpara. Si mund t’i marrim njohjet e këtyre vendeve, nëse atë energji që e çojmë në diskutimin për kufijtë e kishim çu kah marrja e njohjeve. Ndoshta Greqia, Rumania, Sllovakia na kishin njohur deri tash. Pra, duhet të fokusohemi tek kjo punë”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë. “Ideja e korrigjimit ka vdekur. Ideja e korrigjimit, ndryshimit, luajtjes me territore ka vdekur”, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Premier/Mourinho kthehet në Londër kundër Chelsea

Premier/Mourinho kthehet në Londër kundër Chelsea

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

July 24, 2026
Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

July 24, 2026
Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

July 24, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Marrëdhënia me qytetarët rrezikon të thyhet”, Meçe zbërthen mesazhin e Ramës

July 24, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë/ Shtëpia e Bardhë: Trump pret të martën Zelenskyn në Uashington

Lufta Rusi-Ukrainë/ Shtëpia e Bardhë: Trump pret të martën Zelenskyn në Uashington

July 24, 2026
Pse u frikësua Berisha të votojë kundër Niko Peleshit?

Bilanci i një viti, Peleshi: Kjo është legjislatura e integrimit evropian

July 24, 2026
Takimi ministror i APEC miraton deklaratën mbi teknologjitë digjitale dhe AI

Takimi ministror i APEC miraton deklaratën mbi teknologjitë digjitale dhe AI

July 24, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Horoskopi i Chrysanthi Kalogerit: Kujdes, po vjen java më e fortë e verës!

July 24, 2026
U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In