• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Kufijtë”, Albin Kurti: Synimi i Serbisë është Trepça

by A R
03/09/2018 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, i ftuar në ‘5 pyetje nga Babaramo’ ka folur mbi çështjen shumë të diskutuar të kohëve të fundit atë të rishikimit të kufirit Serbi-Kosovë.

Çfarë prisni nga seanca e nesërme që do të zhvillojë parlamenti i Kosovës?
Nesër do të kemi dy seanca të jashtëzakonshme. Njëra është thirrur nga kryeministri. Bëhet fjalë për të krijuar një lloj mburoje ndaj presidentit. Ai është një njeri që nuk na e mbrn dot inytegritetin kur nuk mborn dot të vetin. Unë besoj që po bëhen plane me pazare për territore. Është e domosdoshme që shteti i Kosovës që Serbia varet prej nesh për t’u anëtarësuar në BE.

Nesër do të krijohet një ekip negociator?
Nuk e kuptoj çfarë po ndodh, as ata nuk e dinë vtë. Në krye të ekipit negociator do të jetë zv.kryeministri Limaj. Pra ata duan të krijojnë përshtypjen që Thaçi nuk do të shkojë i vetmuar në Bruksel. Me tezën e korrigjimit të kufijve në kthehemi në vitin 2007, kohë kur statusi i Kosovës ishte i papërcaktuar. Por edhe në atë kohë politika e jashtme ka qënë kjo: Serbia të njohë pavarësinë dhe të dëmshpërblejë Kosovën për dëmet e luftës. Tani ka ndryshuar porsi një fëmijë kur ndërron drejtimin me biçikletë. Pra ne themi se Serbia ka pasur të drejtë që nuk na ka njohur se nuk i kemi pasur në rregull kufijtë. Kryeministri Rama tha një fjali kur takoi Vuçiç. Ajo ishte kryesorja dhe hapi i parë.

Si e shpjegoni ndryshimin e qëndrimit të Fatmir Limajt?
Do ta kuptojmë nesër në dy seancat e jashtëzakonshme. Para disa ditësh, u pretendua për një skandal ndaj Limaj për të cilat ai nuk regaoi fare. Pak ditë më pas ai u rrit në detyrë. Kështu ka funksionuar gjithmonë, kush mashtron ngjitet më lart.

Si do të reagoni nëse ky projekt kalon?
Nuk mjafton kundërshtimi qytetar pa atë parlamentar dhe anasjelltas. Kjo meqë Thaçi nuk po ndalet nga kjo aventurë personale që ka marrë përsipër. Nga veprimet e tij protestat po bëhen të domosdoshme po bisedojmë me LDK-në nga ana tjetër e opozitës.

Sot kam vizituar Isa Mustafën dhe besoj që do të bashkëpunojmë nga nesër e në vijim. Qytetarët janë të indinjuar. Unë mendoj që Thaçi dhe Vuçiç janë të ngjashëm. E duan pushtetin, komunikojnë shumë mirë më njëri-tjetrin duke mos e pasur nevojën e ndërmjetësve ndërkombëtarë.

Kthehemi tek biseda me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, çfarë la të kuptonte ai?
Nesër do të prodhojmë një rezolut të përbashkët për parlamentin dhe më pas ata duhet të mbledhin kryesinë. Mustafa beson që pas këtyre dy takimeve, takimi i tretë është gabim.

Thaçi ka 10 vjet në pushtet, por ju dhe LDK jeni alternativa më e fortë qeverisëse nga ana e opozitës, a keni diskutuar këtë gjë me LDK?
Jo, por është e qartë që çdo herë që presidentit i është rrezikuar pushteti, ai ka rrezikuar shtetin. Ai nuk kërkon më as zgjedhje. Ata kur e dinin që do i fitonin zgjedhjet i donin shpesh por tani jo më. Aq më tepër tani që VV është dyfishuar.

Haradinaj ka qënë aq i prerë sa ju sa i përket kësaj çështjeje, prisni ndonjë gjë nga ai?
Haradinaj është kryeministër i dobët, por ai është pika më e fortë e presidentit Thaçi. Kjo gjithmonë nga ana politike. E njëjta gjë edhe për Serbinë. Prandaj edhe Thaçi e Vuçiç po përfitojnë.

Pse e kundërshtoni shkëmbimin?
Politika nuk është gjeometri ku mund të bësh vija në hartë, mund të jenë bërë në Afrikë apo Lindjen e Mesme, por nuk bëhen dot në Europë. Dialogu për të drejtat e popujve, pakicave mund të themi se ndodh në regjistrin e paqes, por dialogu për shkëmbime territoresh është më afër luftës se paqes. Jemi dëshmitarë se në Luginë, është rritur prania e xhandarmërisë serbe, që ndalon makinat e shqiptarëve ajo. Në momentin që flet për territore duhet të mendosh për forcat që ne në ato territore, ose naiv ose në axhendën e kundërshtarit.

Thaci duke folur për kompromis të dhimbshëm dhe shkëmbim territoresh nxit iluzione për Kosovën lindore që nuk ta jep Serbia. Këto iluzione janë qesharake, por jo për nga pasojat që prodhojnë për shqiptarët në Ibër dhe Kosovën Lindore. Kjo është një lojë që po bëhet. Ne kemi një president që ka pranuar që kufijtë e këtij shteti duhen ndryshuar. Në 16 shkurt Thaci ka firmosur me homologun malazez marrëveshje për kufijtë, por nuk është zbatuar. Ne duhet ta mbrojmë integritetin territorial

Mund të vendoset në kontroll veriu i Kosovës?
Po, por këta nuk kanë provuar. Qasje e tyre e gabuar është kjo; që ta integrojnë veriun në Kosovë, pa e çintegruar nga Serbia. I gjithë dialogu është bërë në këtë trend. Dhe çfarë kemi bërë? Kemi bërë integrimin e Serbisë në Kosovë. Unë besoj që është e mundur që të integrohet veriu, ashtu si shqiptarët që janë atje, kanë pronat e tyre dhe duhet të kthehen. Ata që nuk duan të kthehen, shteti mos lejojë shitjen e pronave. Trepca e ndarë dhe Mitrovica e ndarë nuk janë dy gjëra të ndryshme, ndarja e Mitrovicës ka të bëjë m Trepcën.

Pse nuk dihet në punë Trepca?
Qeveria nuk ka parashikuar asnjë investim në 2018. Duhet një orientim i ri për të ndërtuar sa më shumë ura mbi Ibër për të bashkuar qytetin

Me këtë skenar edhe Trepça ndahet?
Me skenarin e ndarjes dhe Trepça ndahet. Cilido qytet i Kosovës që të kishte Trepçën, Serbia do të kërkonte ndarjen. Trepça investon te bashkimi. Ka pasur tendenca për të zhvlerësuar Trepçën për ta privatizuar.

Pse është kaq i rëndësishëm liqeni i Ujmanit?
Kosova nuk është një vend i pasur me ujëra, ka mungesë dhe Ujmani është jetik. Nëse heqim dorë nga veriu, heqim dorë edhe nga Ujmani. BE është në krizë, nuk ka një politikë të harmonizuar të jashtme

Si i komentoi deklaratat e SHBA?
Këshilltari i Trump, Bolton thotë së parë se palët të merren vesh. Kjo është që SHBA po e respekton Kosovën më shumë se ne vetveten. Edhe Bolton po përpiqet të na zgjojë duke thënë ‘largojeni këtë njeri’. Ne nuk po na imponon SHBA, por Thaçi që është i tmerruar nga Gjykata Speciale.

Si e komentoi qëndrimin e Tiranës?
Rama i tha fjalinë kryesore Vucicit në Beograd, njiheni Kosovën. Cdo qëndrim tjetër do të ketë pasoja, mendoj që Shqipëria nuk e ka kollaj për shkak se e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe nuk mund të dalë kollaj kundër presidentit të Kosovës. Shqipëria të interesohet sa më shumë dhe ta kuptojë që aventura e Thacit është përtej Kosovës dhe së tashmes dhe të jetë më aktive. Jemi të detyruar që Thacin ta marrim më seriozisht se ai vetveten. Në Austri, presidenti i Serbisë i thoshte Thacit mos thuaj gjë.

Next Post
SHBA i hoqi vizën, Vettingu i vë ‘vizën’ gjyqtarit Lazaj, e largon nga sistemi i drejtësisë

Zbardhet vendimi, KPK rendit 17 shkelje në kriterin e pasurisë për gjyqtarin Lazaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CBS News: Mësuesi i maskuar si i ftuar, planifikoi vrasjen e Trump dhe zyrtarëve të tij

CBS News: Mësuesi i maskuar si i ftuar, planifikoi vrasjen e Trump dhe zyrtarëve të tij

April 26, 2026
Autobusi me fëmijë batohet në Zvërnec, shefi i zjarrfikësve jep detaje nga operacioni për shpëtimin e tyre

Autobusi me fëmijë batohet në Zvërnec, shefi i zjarrfikësve jep detaje nga operacioni për shpëtimin e tyre

April 26, 2026
Përmbyset autobusi me nxënës në rrugën drejt Manastirit të Zvërnecit

Përmbyset autobusi me nxënës në rrugën drejt Manastirit të Zvërnecit

April 26, 2026
Rubio anashkalon bisedimet me Iranin për të bërë një hap drejt Shtëpisë së Bardhë

Rubio anashkalon bisedimet me Iranin për të bërë një hap drejt Shtëpisë së Bardhë

April 26, 2026
Me pistoletë në çantë, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë

Me pistoletë në çantë, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë

April 26, 2026
“Paketa e maleve”, Tabaku: Ndërhyrje e rrezikshme! Cenon pronën dhe rrezikon konflikt social

“Paketa e maleve”, Tabaku: Ndërhyrje e rrezikshme! Cenon pronën dhe rrezikon konflikt social

April 26, 2026
‘S’kam folur me Ramën për kandidimin në Tiranë’! Braçe: Vota është zëvendësuar me njoftime në mur…

‘S’kam folur me Ramën për kandidimin në Tiranë’! Braçe: Vota është zëvendësuar me njoftime në mur…

April 26, 2026
“Hoxha të japë dorëheqjen pas SMS”. BDI i përgjigjet VLEN: Jeni zëdhënësit kundër interesit të Shqipërisë

“Hoxha të japë dorëheqjen pas SMS”. BDI i përgjigjet VLEN: Jeni zëdhënësit kundër interesit të Shqipërisë

April 26, 2026
Aksion në Kavajë: Sekuestrohen 16 makina lojërash fati, dy të rinj në kërkim

Aksion në Kavajë: Sekuestrohen 16 makina lojërash fati, dy të rinj në kërkim

April 26, 2026
Washigton Hilton, vendi ku u plagos Reagan në 1981 dhe sulmi i sotëm

Washigton Hilton, vendi ku u plagos Reagan në 1981 dhe sulmi i sotëm

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In