• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku t’i kërkoj rrënjët e tua PD?

by Artur Ajazi
16/11/2022 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sistemi Pluralist në Shqipëri, erdhi ndoshta jo edhe aq natyrshëm, sa ç’erdhi në shumicën e vendeve të tjera ish-komuniste. Kushdo që ka qenë në moshën madhore asokohe, e kujton se si u ngritën në protesta studentët, më idealistët e kërkimit të ndryshimeve politike asokohe, e kujtojnë se si nisën grevën e urisë dhe u ngujuan në Qytetin Studenti, po ashtu kujtojnë edhe se si Sali Berisha u vajti me porosi të Ramiz Alisë, për ti “qetësuar sado pak ata”. U foli shoku Sali (sepse asokohe ashtu ishte) mbi “luftën partizane, mbi aftësitë e shokut Ramiz që kishte drejtuar dikur brigadat dhe divizionet partizane, dhe sot po drejton vendin drejt demokratizimit”.

Pak a shumë, ky ishte thelbi i fjalimit “programatik” të njeriut që pas pak muajsh do të bëhej përjetësisht kryetari i Partisë Demokratike. Sapo e mori atë post (sepse nuk e fitoi), nisi të bëjë hasha, Partinë e Punës, 25 vitet e sekretarit të partisë, Ramizin, Enverin, Hysniun, Nexhmijen, gjithë byroistët me soj dhe sorrollop, madje nuk ngurroi ti burgoste ata me akuza qesharake. Ky pra, ishte njeriu që “shembi diktaturën, solli  lirinë, demokracinë, fjalën e lirë”. Ky ishte njeriu që do të zaptonte dhe drejtonte me dorën e hekurt, jo vetëm partinë, por pas Marsit 1992, edhe qeverinë, presidencën, dhe që mbyti me dhunë e gjak, protestat e opozitës së asaj kohe, që dënonin vjedhjen e votës. Ky ishte njeriu që në mbi 1200 emisione televizive nga 1992 deri sot, nuk rresht së thëni se “kam rrëzuar diktaturën e Enver Hoxhës, kam dënuar krimet e tij, kam sjellë demokracinë, jam i vetmi demokrat që ka sot ky vend, madje nuk e kam dashur kurrë sistemin komunist”. Sali Berisha arriti të ngrejë në sistem, flagën e tij propogandistike, të blejë dhe mirëpaguajë sekserë  dhe analistë mediash, që arriti të bëhet i pasur, duke mos harruar së pasuruari edhe klanin dhe shpurën e tij.

Dhe sot e kësaj dite, pas gjithë atyre që ka bërë, nga 1997, shitja e pasurive kombëtare dhe publike, pas shkatërrimit  dhe boshatisjeve të fshatrave, duke i ftuar ata të mbushnin qytetet, pasi katandisi ekonominë në skëterrë dhe ferr për shqiptarët duke prishur dhe shitur uzinat, fabrikat, kombinatet, duke shitur mijëra tonë makineri të reja që gjendeshin  në depot dhe magazinat e qyteteve tona, pasi  largoi, degdisi, dhe shkatërroi  elitën e Partisë Demokratike, kërkon sërish të ….rikthehet në pushtet. Njeriu që i ka fshirë nga faqja e dheut memorjen  dhe muzeun partisë tij, që ka flakur në plehra emrat dhe themeluesit e Partisë Demokratike, duke treguar se “themeluesi dhe vazhduesi mbetet vetëm ai”, sot krenohet  dhe kërkon sërish pushtetin.

Ç’nuk ka bërë, dhe ç’nuk  po bën Doktori i PD, për të fshirë nga memorja e shqiptarëve, historikun e asaj force të parë politike të lirë, duke i veshur asaj antivlera. Ku ti kërkoj rrënjët e tua PD ? Ku të gërrmoj  dhe kërkoj, kur nuk ka mbetur asgjë dhe asnjë veç Berishës, dhe atyre që Partinë Demokratike u kanë dashur dhe e duan, për të ruajtur vehten, mandatin e deputetit,  dhe pasurinë e paligjshme. Ku ti kërkoj rrënjët e tua PD, kur atje nuk ka mbetur asgjë e lirë, demokratike  dhe perëndimore, pasi  gjithçka duket  lindore, e zbehtë dhe  e plakur, si dikur sistemi që rrëzuan studentët e Dhjetorit…

Next Post
FOTO / Nuk janë alienë! Këto krijesa sapo janë zbuluar në planetin tonë

FOTO / Nuk janë alienë! Këto krijesa sapo janë zbuluar në planetin tonë

Comments 1

  1. L.Xh. says:
    3 years ago

    “Ku ti kerkoj rrënjët e tua…..Parti”…… poemë nga….Ismail Kadare…
    Mos kopjoni titullin.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In