• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku shkoni, o të mjerë, pse rendni drejt shkatërrimit tuaj tërësor?

by Spartak Ngjela
17/06/2016 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Erdhi momenti kur korrupsioni shtetëror që ka në dorë votat ne Parlamentin shqiptar të gjendet përballë pyetjes:
Do të votoni për Reformën antikorrupsion, për Amerikën dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, apo do te votoni për të penalizuar shqiptarët dhe për të shpëtuar vjedhësit e popullit?
Ja, kjo ka qenë historia jonë e trishtuar. Kështu i ndodhi shqiptarëve edhe në vitin 1961… kur reformimi sovjetik antistalinian i kërkoi Enver Hoxhës dhe elitës së tij që të iknin së kishin bërë krime njëlloj si Stalini. Por Hoxha, për të mos pranuar reformën antistaliniane,e cila e penalizonte atë për krimet që kishte kryer ndaj popullit të tij, shkoi në Kinë për të mbajtur të gjallë krimin ala stalinin në Shqipëri.
Po sot?
Sot kemi një risi, sepse kryeministri shqiptar është për Reformën antikorrupsion, dhe sot do ta fusë draftin e saj në procedurat parlamentare.
Kurse krerët e korruptuar të Partisë Demokratike, të alarmuar, flasin për blerje votash. Pse, vërtet ka nevojë Amerika të blejë vota në Tiranë kur në Shqipëri ajo ka më vete 97 përqind të shqiptarëve? Kjo që po llomotit pa sens Saliu me hallexhinjtë e tij të kapur në korrupsion, është thjeshtë një dëshmi e vobegtësie së tij mendorë. Pse, vërtet mendoni ju se shqiptarët do ndahen nga Reforma demokratike amerikano-gjermane për antikorrupsionin në Shqipëri, se ajo shpronëson dhe penalizon Saliun dhe taborin e tij që mendohet se i ka përvetësuar shqiptarëve mbi 250 milionë Dollarë dhe me mijëra hektarë, e lloj lloj pasurish të tjera të paligjshme?
Ku shkoni, o të mjerë, pse rendni me vrap drejt shkatërrimit tuaj tërësor?
Si mund të besojnë shqiptarët dhe opinioni perëndimor që politika amerikane dhe ajo gjermane paskan nevojë të blejnë vota në parlamentin shqiptar?
Po ç’i duhet Rames të merret në votat në Parlament, kur ato i kërkon USA dhe Bashkimi Europian?
Pse, vërtet mendon korrupsioni shqiptar se mund të mundë Perëndimin demokratik në Tiranë?
Në hall është edhe Meta. Ky është më interesanti…se mendon që ka mundësi lëvizjeje. Por nuk del vetë kundër politikës amerikane. Nxjerr kukullat. Vetëm një kukull deri tani. Ky është vajtim, por koha nuk mund të përsëritet si me Enver Hoxhën… se këta hallexhinj nuk gjejnë dot një Kinë që t’i mbajë për t’i shpëtuar nga ndëshkimi për vjedhjet që kanë bërë.
Po çdo të ndodhë?
Saliu i pari…dhe me të gjithë aradha e të korruptuarëve deputetë, do shkojnë të votojnë për Amerikën. Se s’ka rrugë tjetër.
Por, a mund të bashkohen politikisht në parlament Meta me Berishën?… Kjo është komedia… Po ku do t’i gjejnë paratë? Nuk e dinë ata që qeveria Rama është në embargo perëndimore për Reformën? Dhe, nuk e dinë ata që pas një bashkimi golpist vjen kërcënimi amerikan kundër goditjes së tyre antishtet?
Asgjë nuk bëjnë dot. Shqiptarët e kanë fituar luftën me ta, me ndihmën e Aleancës perëndimore. Koha Berisha e ka ngrënë vetveten, dhe tani pritet që t’u dorëzojë shqiptarëve të gjithë plaçkitjen që ù ka bërë në tetë vjet grabitje, nëse mendon për të pasur pak kohë të thjeshte për të jetuar. Shqiptarët janë të fituar. Kjo është e sigurt. Se historikisht deri tani, për 500 vjet, kanë qenë të humbur dhe në zgrip për t’u privuar tërësisht nga historia e tyre. Në Parlamentin shqiptar këto ditë do të fitojnë shqiptarët.

Next Post

VIDEO/ E pabesueshme, burri kryen "marrëdhënie"... me rrugën!

Comments 1

  1. Milena says:
    10 years ago

    Ore Taku,kaq hallte madh e ke ameriken a I vrare.Pse ore per ameriken jetojme ne apo per vendin tone.Nese permend te korruptuarit,eshte e vertete qe kudo gjen ne Shqiperi,por kreun e te korruptuare e mban K/ministry,e mbrapa tij vjen sorrollopi rilindas.Te tjeret jane mikroskopike.Taku,dikush te permend shpesh aerodromin e rinasit dhe te burgosurit qe punonin ne te.A mund te na shpegosh me dyllafe si qendron problem?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mineralet e rralla, beteja e radhës

Mineralet e rralla, beteja e radhës

May 16, 2026
Durrësi mirëpret kroçerën “SIRENA”, 646 vizitorë nga vende të ndryshme të botës

Durrësi mirëpret kroçerën “SIRENA”, 646 vizitorë nga vende të ndryshme të botës

May 16, 2026
35-vjetori i Grevës së BSPSH, Berisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit

35-vjetori i Grevës së BSPSH, Berisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit

May 16, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimet e karburanteve, nafta do të shitet 202 lekë për litër, benzina 188 lekë

May 16, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku. Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

May 16, 2026
Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

May 16, 2026
Mbahet sot Samiti i Ballkanit Perëndimor, çështjet “e nxehta” që do të diskutohen

BE lëvron 200 milionë euro për rajonin, zbulohet shifra që përfiton Shqipëria

May 16, 2026
Shtetet europiane marrëveshje për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra të vendeve të treta

Shtetet europiane marrëveshje për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra të vendeve të treta

May 16, 2026
“Dielli rrotullohej si rrotë zjarri”, si profecitë e Fatimës parashikuan rënien e Bashkimit Sovjetik

“Dielli rrotullohej si rrotë zjarri”, si profecitë e Fatimës parashikuan rënien e Bashkimit Sovjetik

May 16, 2026
Deklarata thumbuese e Merz: Nuk do këshilloja fëmijët e mi të shkojnë në SHBA

Deklarata thumbuese e Merz: Nuk do këshilloja fëmijët e mi të shkojnë në SHBA

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In