• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ku përfundojnë bibliotekat personale të studiuesve shqiptarë?

by A R
14/01/2016 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ku shkojnë bibliotekat e njerëzve me kontribute? Si është fati i tyre. A ka ligj që i mbron ato? Çfarë ndodh me pasardhësit e tyre dhe si sillen ata me bibliotekat? Një mori pyetjesh, pa asnjë përgjigje…

Për hir të së vërtetës, shumë syresh, në më të shumën e rasteve, nuk lënë pasardhës që të jenë të fushave të tyre. Historia na ka treguar se bibliotekat e studiuesve treten, përveç një pakice që kanë qenë largpamës që në të gjallë dhe kanë përcaktuar dhe fatet e librave të tyre.

Në albanologji, përmendët rasti i diplomatit Ermano Armao: ai shërbeu, përveçse në Shqipëri, edhe shumë vende të Levantit dhe krijoi një bibliotekë të jashtëzakonshme, por për fat të keq s’kishte fëmijë. Ishte kaq i dhënë pas bibliotekës së tij, saqë në vitet e fundit të jetës fati i librave iu kthye në makth. U vu të hartonte katalogun e saj (të arsyetuar: raggionato) dhe madje e botoi atë. Në parathënien e botimit tregon se sa frikë kishte se mos i shiteshin poshtë e përpjetë gjithë ata libra të çmuar… Madje hamendëson edhe: Po sikur në Itali të vijë komunizmi.. dhe bibliotekën time kushedi ç’fat i zi mund ta presë?, e kujtojmë këtë rast nga një bashkëbisedim me profesor Plasarin.

Pak vite më parë librat e bibliotekës së Androkli Kostallarit do shiteshin udhëve. Bukinisti ambulant që i shiste në Bllok jo vetëm nuk i bënte përshtypje t’i mirëmbante ashtu në vend-shitje, por i grishte njerëzit me emrin e profesorit të ndjerë…

“A e di, -i hapej në mirëbesim kuislingu Eqerem bej Vlora, njërit prej partizanëve të Misionit shqiptar pranë Aleatëve në Bari më 1945-se ju kam lënë një pasuri të madhe?” “Po, i gjegjej serbes partizani– ullinj dhe toka. Tashmë do t’i gëzojë populli”. “Jo, more jo. Ju kam lënë një bibliotekë që nuk e gjeni në kurrë asnjë vend”…Biseda ishte gati absurde sepse jo vetëm partizani i ngratë që gëzonte fitoren, por edhe Eqerem bej Vlora vetë nuk e dinin atë që po ndodhte me bibliotekën e madhe të Vlorajve. Një pjesë e madhe e librave, trashëgim i disa brezave njerëzish të ditur, ishte djegur dhe për fat do digjej edhe më, nëse nuk do ishte ndërhyrja e Manush Myftiut, atëkohë komandant partizan e që më vonë do të ishte kreu institucional i dëbimit.

Argumenti ynë lidhet me fatin e bibliotekave të studiuesve, mundësinë e një seleksionimi dhe një katalogimi primar. Ende sot e kësaj dite nuk ka ndonjë premisë ose kulturë në Shqipëri, që të mendohet që në të gjallë për librat.

Pak ditë më parë, studiuesi Agron Alibali ka kthyer në bibliotekën Kombëtare 4 vepra personale të Konicës, ndër 2000 syresh që publicisti i njohur dëshironte t’i kthente në Shqipëri. Rëndësia e tyre rritet sepse ato mbajnë inicialet e shkrimtarit, por, edhe përkushtimet që emrat e njohur të kulturës sonë Asdreni, Gjergj Fishta i kanë bërë Faik Konicës në të gjallë.

Faik-Konica-640x380

Po ku është daravitur fati i librave të tjerë të autorëve të ndryshëm? Këtë e dinë shumë pak njerëz, përpos shumëve që i kanë shfrytëzuar barbarisht dhe shitur andej-këndej.

“Në ‘botën e qytetëruar’, përpos ligjeve të prera e të shkruara, ka edhe norma të pashkruara, kulturore ose qytetërimore, them se kështu mund t’i quanim. Këto norma lidhen me traditën e bibliotekave vetjake, prej humanizmit e këndej, duke filluar prej vetë pronarëve të tyre dhe duke përfunduar te trashëgimtarët”, na ka thënë dikur z. Aurel Plasari i pyetur në një bashkëbisedim për një intervistë.

Një gjë të tillë në historinë tonë e parashikoi më së miri më 4 prill 1929 Mit’hat Frashëri, i cili në testamentin e tij do i linte shtetit shqiptar pasurinë e vet të tundshme dhe të patundshme me qëllimin e krijimit të një instituti albanologjik në Tiranë, i cili do të merrej me studime në fushën e historisë së Shqipërisë. Dhe, fati i tij i përzierë i dha të drejtë parashikimit të vet. Kur pas lufte, tashmë i konsideruar si armik, do i konfiskohej prona, mes tyre gjendeshin edhe vetë 40 000 vëllime të kësaj biblioteke, që sot besohet se janë pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Mfrasheri1

Shqetësimi ynë është se sot e kësaj dite janë fare pak studiues që e parashikojnë këtë në të gjallë. Të tillë në Shqipëri ishin të njohurit Mahir Domi, Aleks Buda, Jup Kastrati, Dhimitër Shuteriqin, Petraq Pepon etj., të cilët në prag vdekje ose pinjollët e tyre pas vdekjes ditën t’i jepnin udhë fatit të bibliotekave të tyre…

Gjergj Fishta ne biblioteken Franceskane
Gjergj Fishta ne biblioteken Franceskane
Dhimiter Shuteriqi
Dhimiter Shuteriqi

Biblioteka e Akademik Mahir Domit i është dhuruar Bibliotekës së qytetit të Elbasanit nga familja e tij, sipas amanetit të të zot’; Biblioteka e Akademik Dhimitër Shuteriqi është e organizuar dhe skeduar prej atij vetë, administrohet dhe mirëmbahet prej trashëgimtarëve të tij; Prof. Petraq Pepo: Biblioteka e tij i është dhuruar Bibliotekës së qytetit të Korçës, sipas porosisë së vetë të zot’; prof. Aleks Buda: biblioteka e tij i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare nga familja e tij, sipas porosisë së të zot’; Lasgush Poradeci: biblioteka e tij ruhet nga të bijat, tanimë e kataloguar prej bibliografëve të BK në mirëkuptim me to; prof. Jup Kastrati: biblioteka e tij ruhet nga familja në pritje për të vendosur ku do ta dorëzojnë ose dhurojnë, ngaqë i zoti ka lënë porosi që t’i kalojë… Arkivit të Shtetit etj.

Mahir Domi                                                                       Mahir Domi

Pak raste, por të mjafta, për t’u treguar studiuesve shqiptarë se kontributin e tyre në të gjallë, mund ta lenë edhe për periudhën postmortum. Si nderim për vendin e tyre, që i respektoi në të gjallë, si dashuri për njerëzimin, të cilit ata i përkasin.

Next Post

Nesër pritet përkeqësimi i motit, MB: Ja akset rrugore që mund të vështirësohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mankthi i logos së PD- së

Mankthi i logos së PD- së

April 29, 2026
Telefonata Putin-Trump, presidenti rus propozon armëpushim të përkohshëm me Ukrainën më 9 maj

Telefonata Putin-Trump, presidenti rus propozon armëpushim të përkohshëm me Ukrainën më 9 maj

April 29, 2026
Komisariati i ri në Krujë, Hita: Fokus te lufta kundër kanabisit si dhe kapjen e personave në kërkim

Komisariati i ri në Krujë, Hita: Fokus te lufta kundër kanabisit si dhe kapjen e personave në kërkim

April 29, 2026
Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim në forum problematikat e Shqipërisë, kërcënojnë edhe sigurinë në rajon

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim në forum problematikat e Shqipërisë, kërcënojnë edhe sigurinë në rajon

April 29, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

Tentoi të fuste kanabis në burgun e Fushë-Krujës gjatë takimit me një të dënuar, gruaja ndalohet nga autoritetet

April 29, 2026
Shpimet zbulojnë prani gazi në Hidrovorin e Akërnisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nis verifikimet

Shpimet zbulojnë prani gazi në Hidrovorin e Akërnisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nis verifikimet

April 29, 2026
Diaspora shqiptare, e drejta e votës dhe domosdoshmëria e reformës zgjedhore në një perspektivë kushtetuese dhe europiane

Diaspora shqiptare, e drejta e votës dhe domosdoshmëria e reformës zgjedhore në një perspektivë kushtetuese dhe europiane

April 29, 2026
Gjysmëfinalet e UEFA Champions League, parashikimet e Superkompjuterit Opta

Gjysmëfinalet e UEFA Champions League, parashikimet e Superkompjuterit Opta

April 29, 2026
Postimi i tij në rrjetet sociale u cilësua kërcënim ndaj Trump, ish-drejtori i FBI-së dorëzohet pas ngritjes së akuzave

Postimi i tij në rrjetet sociale u cilësua kërcënim ndaj Trump, ish-drejtori i FBI-së dorëzohet pas ngritjes së akuzave

April 29, 2026
Ministri Gogu pret homologen austriake Anna Sporrer: Në kilometrin e fundit drejt BE-së, me mbështetjen e Austrisë

Ministri Gogu pret homologen austriake Anna Sporrer: Në kilometrin e fundit drejt BE-së, me mbështetjen e Austrisë

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In