• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku ndryshon Marsi 1997, me Marsin e 2020?

by Artur Ajazi
20/02/2020 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Gjithmonë kur vjen muaji Mars, politika e vjetëruar “ngatërron” pa dashje numrat e viteve. I kujtohet 1997, i kujtohet vetshkatërrimi i shtetit,i kujtohet vjedhja e parave të shqiptarëve, i kujtohet vrasja e mbi 5 mijë personave të pafajshëm nga armët e depove të braktisura, i kujtohet vala e krimeve që ka mbi 23 vjet që vesh me të zeza nuset dhe nënat. Dhe ja Marsi po troket sërish, dhe hileja është që në këtë muaj thonë se “bëhen revolucionet”. Kjo padyshim është ide gjeniale e Doktorit, dhe pak e Metës. Sa për Lulzimin, ai është në autobus, dhe po merret me “sqarimin” e popullit, rreth asaj që do të bëjë kur të marrë një ditë, ndoshta …..pushtetin.

Por pse e la pikërisht në 2 Mars, tubimin në oborrin e Presidencës kryetari aktual i shtetit, ndoshta për tu paraqitur shquparëve dhe lësëistëve aktin “themeltar” të dorëheqjes, apo për tu dhënë atyre “sihariqin” se “tash e tutje do të jem unë drejtuesi dhe komandanti suprem i opozitës së vjetër”. Në të dyja variantet, nuk kishte pse të zgjidhte datën 2 Mars, por gjithsesi thuhet se “propozimin” e ka bërë Doktori i tij. Kjo pasi, Marsin ai e ka me “ogur”, dhe nuk i shqitet nga memorja ajo që ka ngjarë në Marsin e 1997. U thye në mes shteti, u braktisën institucionet, burgjet, bankat, depot dhe kazermat e ushtrisë, u shkri gjithçka që ishte bitisur, u vodhën miliona dollarë kursimet e shqiptarëve, dhe më kryesorja, vendi u fut në vëllavrasje.

Ndaj mendoj se Marsi 1997 dhe Marsi 2020, ngjasin nga emri i të njëjtit muaj, po nuk ka shanse që Doktori dhe Meta të rikthejnë edhe njëherë vitin e qametit. Ndoshta 2 Marsi me gjasë, do të jetë fundi i të dyve, ndoshta me gjasë 2 Marsi do të jetë turpi i të dyve, por një gjë është e sigurtë, bashkë me ata do të largohet edhe Lulzimi, pasi Doktori, Partinë Demokratike nuk mund ta lërë në duar të pasigurta. Dhe varianti më i mirë mbetet katapulitimi në krye të PD, i një prej të vetëve. Por edhe kjo mbetet për tu parë, pasi shumë fjalë oborresh po qarkullojnë këto 2-3 ditë në SHQUP.

Madje thuhet se Doktori u ka dhënë afat 24 orë pas 2 Marsit të “vetëve” për të marrë në dorë fatet e PD dhe rrëzuar me çdo kusht Ramën nga pushteti. Pavarsisht se kryetari në detyrë i shtetit, ka kohë që mendon, reagon dhe vepron ndryshe nga çka do të ishte një homologu i tij në Europë, pavarsisht se ka afro 1 vit, që ecën kuturru, vepron kuturru, dhe paranjofton Parlamentin dhe kryeministrin se “do ta shihni Ilir Metën e vërtetë”, nuk e mendoja se do të arrinte deri në këtë derexhe. Varësia totale nga Doktori, i ka prishur gjithë ekuilibrat kryetarit të shtetit në detyrë, aq sa është gati, pa e menduar fare, të hidhet në “flakët e revolucionit” për të qenë ai, heroi i parë i “mbrojtjes së Kushtetutës”. Përralla të tilla katundi, shqiptarëve mund tu tregoje para nja 25 vitesh, por jo sot. Dita e 2 Marsit, do të jetë seanca e fundit e përballjes së padrejtësisë me të drejtën ligjore, do të jetë akti i fundit i një seriali me skenar një ish-president, dhe një presidenti në ikje.

Nga ballkoni i Presidencës, Meta përpara “10 mijë vetëve” duke imituar ithtarët e tij, ndoshta ka vendosur të bëjë publike në 2 Mars, jo vetëm vendimin e dorëheqjes, por edhe ndonjë tjetër vendim që lidhet me largimin e tij përfundimisht nga politika. Gjithsesi kjo mbetet për tu parë, pasi Doktori mund të ndryshojë mendim momentin e fundit…

Next Post
Nga “gjenerali” Nehat Kulla te nipi i Enverit, kush janë emrat që OFL pritet t’u trokasë në derë

Nga “gjenerali” Nehat Kulla te nipi i Enverit, kush janë emrat që OFL pritet t'u trokasë në derë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In